Connect with us

Rajon

Liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në Samitin e Londrës

Published

on

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku në mesin e liderëve shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tyre serbe, Ana Brnabiq, njofton Klan Kosova.

“Që nga viti 1991 kemi investuar 12,9 miliardë euro në 708 projekte në rajon [Ballkan Perëndimor]. Synojmë përsëri të investojmë mbi një miliard euro këtë vit”.

Continue Reading

Lajme

Vuçiç: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviçit dhe Radoiçiqit

Published

on

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.

“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vuçiq.

Vuçiq njëkohësisht mohoi që Partia Përparimtare Serbe (SNS), në krye të së cilës është, ka marrë para nga, Zvonko Vesellinoviq.

“Asnjë dinarë nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo para tjera”, përfundoi Vuçiq.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Continue Reading

Lajme

Shpallen “non-grata” 16 zyrtarë serbë, sekretari amerikan del me paralajmërimin e fortë

Published

on

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.

Blinken ka thënë se para Samitit për Demokracinë këtë javë ShBA-ja është duke vendosur sanksione ndaj 16 zyrtareve.

“Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara po vendosin sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore. Këto sanksione synojnë autorët e korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, ka thënë Sekretari Blinken.

Kryediplomati amerikan shprehet se SHBA do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të thyer lidhjet mes aktivitetit kriminal dhe korrupsionit.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer lidhjet midis aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Veprimet e sotme, me përcaktimet e Departamentit të Thesarit për akterë të korruptuar të lidhur me organizata kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve tona të gjithë qeverisë për të thyer këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për akterët e korruptuar”, ka thënë Blinken.

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 etni në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Ros, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në detyrë që kanë besimin e publikut.”

Continue Reading

Lajme

Ministri i Sigurisë i Bosnjës akuzohet për korrupsion

Published

on

Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar formalisht më 8 dhjetorpër korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi më 8 dhjetor ngritjen e aktakuzës kundër, Selmo Cikotiq, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro.

Sipas aktakuzës, Cikotiq kishte ndryshuar kushtet e kontratës tek pjesa e cila iu referohej “shkeljeve në procedurë të përcaktuar ligjërisht” për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të vjetra e të tepruara, me qëllim që të favorizojë blerësin, respektivisht kompaninë kroate SCOUT.

Sipas aktakuzës, Cikotiq i bëri këto ndryshime duke mos i njoftuar fare anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës apo këdo tjetër.

Bosnje e Hercegovina konsiderohet një prej shteteve më prirjen më të lartë për korrupsion në Evropë, pjesërisht për shkak të kornizës komplekse administrative por edhe për shkak të ndarjeve të thella etnike e politike që mbetën në vend që nga lufta, nga viti 1992-1995.

Continue Reading

Aktuale