Connect with us

Lajme

Dyshime për një pacient me koronavirus në Shkup / Po bëhen analiza

Published

on

Në Klinikën Infektive në Shkup po kryhen testime për koronavirus tek një person me simptome të gripit. Gjendja e pacientit është stabile. Bëhet fjalë për një person që sot pasdite ka arritur në Shkup nga Milano.

Pacienti ka kaluar kontrollet e kamerave termale me sukses mirëpo pasi ka mbërritur në shtëpi janë shfaqur simptoma  pas së cilave ai është lajmëruar në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe është pranuar rreth orës 10:00. Pacienti për momentin është izoluar dhe tek ai po kryhen kontrolle në bazë të protokollit.

Rezultatet pritet të publikohen brenda dy orëve.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Aktuale