Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH: S’do të ketë më punësim të administatorëve maqedonas në vend të shqiptarëve

Published

on

Me që po afrohet 12 prilli, si duket BDl veç më e ka nuhatur humbjen që do ta pësojë, andaj dhe po vazhdon me praktikën e saj për punësime partiake për fushata parazgjedhore.

Me vite kemi qenë dëshmitar të presionit që BDl bën ndaj administratorëve, sepse për ta nëpunësit shtetërorë janë veç vota dhe asgjë më tepër. Fatkeqësisht gjendja ekonomike dhe nevoja për punë bën që kjo fuqi punëtore të keqpërdoret dhe të manipulohet, e të përdoret si mjet për sigurimin e votave.

Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e proklamojnë zyrtarët e BDl-së; në nivel qendror më pak se 18 %, ndërsa nivel udhëheqësish më pak se 5%. Dhe aq më pak kjo përqindje nuk mund të quhet e vërtetë kur vetë ministri i administratës dhe shoqërisë informatike deklaroi se ekziston manipulim me përkatësinë etnike gjatë punësimeve, që nënkupton se për cilën do qoftë përqindje të flasim duhet t’i vëmë një pikëpyetje të madhe.

Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se pas 12 prillit do të hiqet “Ballanseri” i cili mundëson manipulime, dhe në vend të tij për të arritur përfaqësimin adekuat do të inicioj ligj për përfaqësimin të barabartë dhe adekuat.

Ne ju bëjmë thirrje administratorëve shqiptarë të cilët e kanë fituar betejën më veten e tyre, për mos të migruar si shumica e shokëve të tyre, që mos të lejojnë që BDl t’i keqpërdor si vegël apo makineri votuese për të qëndruar në pushtet, por të jenë të lirë në vendet e tyre të punës, dhe të votojnë pa iu nënshtruar asnjë presioni. Sepse të gjithë e dimë se ky pushtet i kërcënon të gjitha ata që iu kundërvihen.

Në çdo raport të Komisionit Evropian, përmendet vazhdimisht politizimi i administratës publike, dhe kjo ndodh për shkak të presionit të BDl-së. Kur kemi politizim të administratës, nuk kemi institucione të pavarura dhe profesionale. Andaj është koha që administratoret mos të manipulohen nga politika, por të jenë në shërbim të institucioneve duke e ruajtur kredibilitetin dhe pavarësinë e tyre profesionale.

E kur flasim për vetingun, të cilin shpesh e përmend BDl-ja, i pyesim publikisht deri ku është procedura gjyqësore ndaj ish sekretarit shtetëror për administratë i cili u dyshua dhe u akuzua për keqpërdorim të IPA fondeve të Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale