Connect with us

Maqedonia e Veriut

A po ndodh koalicioni i parë ne mes partive maqedonase dhe shqiptare?!

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut në këto zgjedhje me shumë gjasa do të kemi koalicionin e parë zyrtar parazgjedhor mes një partie shqiptare dhe një maqedonase.

Pra bëhet fjalë për LSDM-në e Zoran Zaevit dhe Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, për të cilat mësohet se do të bashkojnë forcat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë të parapara të mbahen më 12 prill.

Gjithashtu mësohet se ditëve të kaluara ka pasur takime mes eksponentëve të LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, por që kanë vendosur këto takime t’i bëjnë larg syve të opinionit.

Ndërkaq burime brenda LSDM-së bëjnë me dije se gjatë kësaj jave do të ketë takim të krerëve të dy subjekteve, pra Bilall Kasamit dhe Zoran Zaevit.

Sipas këtyre burimeve, kreu i Besës Bilall Kasami pritet që të në muajin e ardhshëm të shkojë në Amerikë, nga ku flitet se do të bëj zyrtarë koalicionin me LSDM-në përmes një video mesazhi.

LSDM-ja në zgjedhjet e kaluara parlamentare morri mbi 50 mijë vota shqiptare, ndërsa këtë herë synon që së bashku me partitë e të gjitha komuniteteve të tjera, përfshi këtu edhe partitë shqiptare, të rrisë larramaninë e votuesve të saj.

Madje siç citojnë burime nga mediat LSDM-ja ka zhvilluar bisedime edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, për të cilin ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim por pa të në listë për deputetë. Sipas informatave jozyrtare, kjo ofertë e LSDM-së nuk i ka konvenuar kreut të PDSH-së. Megjithatë, siç mësohet, PDSH-ja dhe LSDM-ja kanë bërë marrëveshje për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Megjithatë, vendimi final për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ ka edhe më shumë se 20 ditë, që lë të hapur mundësinë për kalkulime të tjera mes partive politike në vend.

Koalicioni i vetëm zyrtarë deri tani është ai mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ndërkaq edhe Vesel Memedi i RDK-së po tenton që përmes debateve publike të afrojë PDSH-në dhe Lëvizjen Besa për bashkëpunim, por si duket këta të fundit janë joshur nga oferta e Zaevit për bashkëpunim./GazetaExpress/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale