Connect with us

Lajme

Partitë akoma taktizojnë me listat e deputetëve

Published

on

Brenda partive politike, por zhvillohet garë mes anëtarëve dhe funksionarëve partiak për bartës të listave dhe kandidatë për deputetë. Shpërndahen një sërë lajmesh për bartës të listave të BDI-së në njësitë zgjedhore një dhe dy.

Ndër më të përmendurit ishin nënkryetari i partisë Izet Mexhiti dhe zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, mjeku Ilir Hasani, por edhe eksponentë të tjerë partiak si: deputeti Ejup Alimi, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana, Ardian Muça e të tjerë. Bujar Osmani ka shpjeguar se në media ka pasur keqinterpretime, pasi sipas tij në BDI nuk parashikohet se degët kanë të drejtë të propozojnë bartës të listave.

“Kishte një keqinterpretim dje. Me rekomandim të partisë degët e BDI-së deri sot duhej të propozojnë emra për kandidat për deputet, të cilët pastaj partia do i nënshtron anketimeve, vettingut analizave dhe pastaj vendimin kush do të jetë bartës, i dyti, i treti e merr kryetari i partisë me struktura të partisë. Ashtu që lajmet e djeshme në disa media se degët kanë propozuar bartës të listave është i gabueshëm”- deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI

Nga BDI tashmë dihet vetëm se bartës liste do të jetë kryetari i saj, Ali Ahmeti në njësinë e gjashtë zgjedhore. Gjatë nënshkrimit të koalicionit me Alternativën, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela deklaroi se do ta sfidojë kreun e BDI-së, në cilën do zonë Ahmeti dëshiron të garojë.

“Natyrisht që fjalën e fundit e ka kuvendi qendror i çdo partie kur t’i përpilojmë listat por unë e sfidoj jo për zonën gjashtë, në mënyrë që mos e kemi këtë problemin e shumë partive politike, unë e sfidoj z. AliAhmeti ku të dojë, n’daç në njësh, n’daç në pesëshe”- tha ZiadinSela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Afrim Gashi, kreu i Alternativës do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 2, ndërsa nga Lëvizja BESA thonë se e sigurt është që kryetari i partisë, Bilall Kasami do të prijë listën në njësinë e gjashtë.

Bartësit e listave nuk dihen edhe tek partitë maqedonase. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i pyetur, se a do të jenë bartës listash edhe Milloshovski, Siljanovska, MizrahieDurllovska, u shpreh se kjo do të dihet në fillim të marsit.

Në periudhën mes 1 dhe 5 marsit do të bëhen të ditur bartësit, ndërsa një javë pas edhe listat për deputetë- tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga LSDM-ja në pushtet thonë se deri më datën 10 mars do të organizojnë kongres partiak, në të cilin do të shpalosen bartësit e listave dhe kandidatët tjerë për deputetë./Alsat

Continue Reading

Kosovë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Published

on

By

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Aktuale