Connect with us

Lajme

NV: Kokaina prej 50 milionë e eurosh duhet të përfundonte në Bosnjë

Published

on

“Nezavisne novine”: Pjesa më e madhe e kokainës në vlerë rreth 50 milionë euro, duhej të përfundonte në BeH

Shkup, 22 shkurt 2020 (MIA) – Pjesa më e madhe e kokainës, në vlerë rreth 50 milionë euro e konfiskuar nga policia italiane në sasi më të madhe se një ton në aksionin ndërkombëtar, duhej të përfundonte në tregun e BeH-së, shkruan gazeta e Banjallukës “Nezavisne novine”.

Një kilogram e kokainës si dërgesë e kontrolluar është konfiskuar në depo të frutave në fshatin Krushopek të Shkupit. Tek ne u arrestuan katër persona, ndërsa zhvillohen hetime kundër dy prej tyre.

Sipas ministrit teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev i cili të enjten ka folur për aksionin ndërkombëtar destinacion i fundit i kokainës ka qenë vend jonë. Ai tha se bëhet fjalë për aksion ndërkombëtar, por siç shtoi, “shkaku i hetimeve nuk dëshiron të thotë se cilat vende janë të përfshirë në të”.

Ndërkohë, Agjencia shtetërore e BeH-së për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në ueb faqen e vet ka publikuar se në bashkëpunimin me policinë dhe autoritetet gjyqësore të Italisë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë në zbatimin e operacionit ndërkombëtar dhe ka ndërpre zinxhir ndërkombëtar për tregti me kokainë.

Nëpunës policor të SIPA-s në territorin e BeH-së kanë arrestuar dy persona, kanë dëgjuar më shumë dëshmitarë, kanë kryer kontroll ndaj më shumë personave dhe janë marrë sende që mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejmë penale.

Sipas “Nezavisne novine” bëhet fjalë për aksion ndërkombëtar ku është penguar zinxhir i madh i kontrabandës së organizuar të drogës që së pari e ka zbuluar policia italiane e cila në bashkëpunim me kolegët e shteteve tjera e ka ndjekur dërgesën.

Zaten, në një port në Itali, policia ka konfiskuar disa kontejnerë me kokainë që duhej të dërgohej në Bar në Mal të Zi dhe më tej në Maqedoni dhe BeH.

Siç është theksuar, policia ka arrit të nxjerrë 970 pako më lëndë narkotike prej 1.128 kilogramë, ndërsa dërgesë e rreme me rreth një kilogramë kokainë e kanë shënuar bashkë me sistemin e ndjekjes që të përcaktohet destinacioni i sasisë së madhe të lëndës narkotike.

Gazeta thekson se gjashtë kamionë kanë arrit në Bar për dërgesën, ndërsa katër nga Maqedonia,  pa ditur se policia i ndjek, ndërsa në vend të narkotikëve ata përmbanin vetëm një kilogram kokainë i lënë nga hetuesit.

Dy kamionët tjerë kanë shkuar për BeH, pa ditur se ata transportojnë kontejnerë të zbrazur dhe se ndjekësit poashtu e ndjekin rrugën e tyre.

Lluka Milladinoviq, zëdhënës i SIPA-s ka thënë se dy personat e arrestuar do t’i dorëzohen Prokurorisë së BeH-së.

“Në territorin e BeH-së, policia e SIPA-s ka arrestuar dy persona, kanë dëgjuar më shumë dëshmitarë, kanë kryer kontroll ndaj më shumë personave dhe kanë konfiskuar sende që mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejshme penale”, ka thënë Milladinoviq.

Ministri, Naqe Çulev ka informuar se operacioni, është zbatuar nga 17 deri më 19 shkurt, ndërsa Njësiti për Operacione Speciale ka kryer bastisje në depon e Baneks kompani SHPKNJP, e cila 120 herë ka bërë importimin e frutave në pjesën më të madhe nga Kolumbia, ndërsa në sasi më të vogël edhe nga Ekuadori.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Njësiti për tregti të palejuar me drogë në periudhën prej më 17 deri më 19 shkurt 2020 në koordinim me prokurorin publik të PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në të cilin janë përfshirë më shumë vende ka realizuar aksion për tregti të palejuar me drogë, me ç’rast në fshatin Krushopek të Shkupit u konfiskua një kilogram kokainë, që është pjesë e një sasie më të madhe, i cili duhej të përfundonte në shtetin tonë”, tha Çulev.

Zëvendësministrja plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dje në emisionin 360 gradë në Alsat-M, ka deklaruar se ministri Çulev para kohe ka zbuluar informacione dhe për këtë është paralajmëruar nga autoritetet italiane.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale