Connect with us

Lajmet kryesore

“Nga Selaniku në Zagreb” – nisma greke për të ardhme të përbashkët të vendeve ballkanike dhe Evropës

Published

on

Në suaza të nismave greke për promovim të perspektivës së BE-së në rajon, nesër në Selanik do të mbahet konferencë në nivel të lartë të quajtur “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov, konferencë e cila sipas burimeve diplomatike greke, së bashku me kryesimin kroat dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, synon t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të “dëgjohen” në vigjilje të Samitit të majit në Zagreb.

Sipas burimeve të njëjta, diplomacia greke synon, përmes konferencës ta bëjë të qartë se perspektiva aevropiane e këtyre vendeve është prioritet, jo vetëm për to, por edhe për shtetet tjera ballkanike të cilat tashmë janë anëtare të BE-së.

Në konferencë, përveç nikoqirit, shefit të diplomacisë greke, Nikos Dedias, do të marrë pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kroacisë, Italisë,Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Kosovës, kryerësi i detyrës të MPJ-së Shqipëri, zëvendësi i MPJ-së të Bosnja e Hercegovinës, sekretarët e përgjithshëm kompetent për çështje evropiane dhe rajonale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, si dhe sekretarja e përgjithshme e shërbimit evropian për aktivitete të jashtme, Hellga Shmid dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian.

Me nismën konkrete, Greqia, sipas burimeve diplomatike, synon ta theksojë vlerën shtesë të zgjerimit të BE-së, si në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit, ashtu edhe në vazhdimin konzistent dhe të pandërrprerë të përpjekjeve reformuese që i bëjnë vendet e rajonit.

Paralelisht, burimet e njëjta shtojnë se duke i marrë parasysh propozimet e mëparshme të Komisionit Evropian për ndryshim të metodologjisë për zgjerim të BE-së, konferenca është mundësi e shkëlqyer për të gjitha shtetet ballkanike, pa dallim nëse janë anëtare të BE-së ose jo, të shprehen në mënyra të përbashkëta, duke e konfirmuar përpjekjen e tyre për ngritjen evropiane.

Konferenca do të fillojë nesër në mëngjes në Selanik, ndërsa do të përfundojë me pres konferencën në të cilën do të flasin shefi i diplomacisë greke, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, duke e marrë parasysh atë se vendi është kryesues me BE-në, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.

Burimet diplomatike nga Athina, brifojnë se në konferencën do të ketë dy sesione e para me temën “Advancing the European Integration of the Western Balkans: Current challenges and Perspectives dhe e dyta “The Western Balkans in Europe: The way ahead”, që në tërësi do të jetë drekë pune.

Për vlerën e konferencës së nesërme në Selanik dhe për atë se sa mund të kontribuojë në përpërshpejtimin e perspektivës evropiane të Shkupit dhe Tiranës, korrespondentja e MIA-s nga Athina, kërkoi përgjigje nga zëvendësministri nën kryeministrin dhe zëdhënës i qeverisë greke Stelios Pecas, në brifingun e regullt me gazetarët, të mbajtur të mërkurën.

“Mendoj se është edhe një forum, edhe një vegël që të mund ta zhvillojmë politikën tonë që gjithmonë e mbështet perspektiva evropiane të Ballkanit Perëndimor. Është shumë pozitive ajo që vjen në kushte kur supozohet se ana franceze, e cila kishte kundërshtime të rëndësishme në këtë temë, tani është më e hapur për kompromis. Gjithmonë jemi me dozë të rezervave, por jemi pak më shumë optimistë”, tha Pecas.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale