Connect with us

Lajmet kryesore

Na mungon opozita

Published

on

Brikenda Rexhepi

Vendimet e para të pushtetit të tashëm po i japin kënaqësi masës, dhe kjo mund të vazhdojë edhe për një kohë, madje edhe të gjatë. Megjithatë, jemi të pashpresë. Na mungon opozita për të ardhmen.

Nuk është që PDK-ja ka pësuar rënie veç si pushtet. Nga 2007-a, kur doli e para në zgjedhje kombëtare, më 2019 ra në vendin e tretë. Nga një opozitë e mirorganizuar para 2007-s, më 2020 u shfaq si një grup deputetësh me probleme në lexim e me aksione simbolike joinventive.

Nuk e di se cili devalvim i dhemb më shumë. Përshtypja është që ende i pari – humbja si pushtet. Kjo, ngase gabimi në seancën e votimit të Qeverisë së re ishte aq i madh, sa veç një dëshpërim i pamenaxhueshëm do të mund ta shkaktonte. E gabimi është zbulimi i kapaciteteve të të zgjedhurve të vet. Dhe ky qe gabim që erdhi si pasojë e një gabimi tjetër – i mosmbajtjes për vete të emocionit të humbësit. I mungoi takti për t’u paraqitur denjësisht, së paku deri në një moment të duhur. Dhe denjësisht përmes kamuflimit të të metave serioze që në seancën e 3 shkurtit shuan si ide mundësinë e ekzistimit të një opozite të fortë e përmbajtjesore përballë një pushteti të ri.

Natyrisht aty janë edhe AAK-ja, Nisma/AKR e Lista Serbe, dhe në Kuvend veç një votë e vetme bën dallimin, por qasje e strukturuar (hiç këtu Listën Serbe) nga ta as nuk është pritur. Kjo, pavarësisht ngjitjes së AAK-së për tarifën 100 për qind, që vjen si rrjedhojë e shpërfilljes së realitetit të ri, ku tarifa më nuk e ka rolin mbrojtës nga një proces dialogues që rrezikon kufijtë e Kosovës.

Si gazetë çdoherë jemi akuzuar që jemi me partinë që ka qëlluar në opozitë. Ka ndërruar pushteti, rrëfimi ka mbetur i njëjtë. Në të vërtetë, nuk është se e ka pasur kush përnjëmend, siç nuk do ta kenë ndonjëherë. Por qëndron fakti që si medium, rolin dhe fuqinë e opozitës e njohim më mirë.

Para 2007-s, në kohën e “Qeverisë në hije” të PDK-së, zyrtarët e kësaj partie patën qenë shumë të efektshëm në sigurimin e dokumenteve autentike që dëshmonin për shkelje e keqpërdorime brenda Qeverisë LDK-AAK. Shërbimet që i patën mbetur aty nga periudha paraprake e Qeverisë së Përkohshme, bënë për PDK-në atë që nuk mundi ta bënte ndonjë njeri i AAK-së që mund të ketë qëndruar në Qeverinë e 2008-s. AAK-ja si opozitë e pushtetit PDK-LDK kryesisht organizonte konferenca për shtyp për shkeljet që bëheshin brenda Qeverisë pasi që lexonin për to në gazetë. Nga ajo kohë deri në mandatin e kaluar, AAK-ja nuk lëvizi nga opozita. LDK-ja herë andej e herë këndej, ngjashëm si edhe Nisma e AKR-ja. Ndërkohë që më 2010 skenës iu shtua Vetëvendosja me një formë e përmbajtje që nuk i ngjante asnjërës parti. Zgjedhjet e vitit 2019 e sollën atë në pushtet. E hoqën PDK-në pas 12 vjetësh. LDK-në e rikthyen në Qeveri, e AAK-në, Nismën e AKR-në sërish në opozitë. Sikur pas Qeverisë së Përkohshme, edhe pas pushtetit të katër mandateve (ndonëse jo të plota) brenda mbetën njerëzit e PDK-së. AAK-ja mori mësim dhe nuk e përsëriti “gabimin” e herës së parë kur ishte në pushtet. Madje shkoi përtej, duke mbushur me njerëz të vet secilin qosh të institucioneve.

Qeveria e VV-së dhe LDK-së ia nisën punës pikërisht në këtë pikë. Shkarkoi Bordin e Telekomit; i largoi gjashtë sekretarë të ministrive; anuloi emërimin e noterëve; shkarkoi 14 konsuj, dhe paralajmëroi edhe vendime të reja në misionin e saj të pastrimit jo veç nga zyrtarët, por dhe nga vendimet kundërthënëse të qeverive të kaluara. Në hapat e parë të Qeverisë së re nuk ka brumë për opozitën. Përkundrazi, e dobësojnë atë edhe më shumë duke e bërë çfarëdo paraqitjeje të saj irrituese për qytetarët. Të larguarit janë njerëz për të cilët është raportuar ngjashëm, si edhe për vendimet e anuluara. Raportimet, sikurse edhe pakënaqësia e qytetarëve, nuk u adresuan për më shumë se një dekadë. Gjithë kjo kohë pushtetit të deritashëm do t’i kushtojë në rikthim besimi, nëse mund të ketë. Dikur larg mbase kur të kenë ndërruar gjeneratat dhe kryer shkollat. Por tash opozitë nuk ka. Dhe mungesa e një alternative të denjë është e dëmshme aq sa një pushtet i keq.

Vendimet e para të këtij të tashmit po i japin kënaqësi masës, dhe kjo mund të vazhdojë edhe për një kohë, madje edhe të gjatë. Megjithatë, jemi të pashpresë. Na mungon opozita për të ardhmen.

Continue Reading

Bota

Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Published

on

By

Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Pavarësisht përkrahjes së gjerë ndaj aspiratës së tyre për t’iu bashkuar NATO-s, Finlanda dhe Suedia duket se nuk do ta kenë të lehtë të bindin njërin prej anëtarëve: Turqinë.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan konfirmoi qëndrimin kundër anëtarësimit të dy vendeve skandinave, vetëm disa ora pasi ato zyrtarizuan vendimin për aplikim.

Numri një i Ankarasë tha se nuk ishte nevoja që dy shtetet të dërgonin delegacione për të bindur Turqinë, një shtet kyç i aleancës ushtarake.

“Ata duan të vijnë këtu për të na bindur. Më falni, por mendoj se ata nuk duhet të mundohen. Pikë së pari, ne nuk mund t’i themi po atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë. Sepse nëse këto 2 shtete do të anëtarësoheshin NATO nuk do të ishte më organizatë e sigurisë, por një vend ku janë përqendruar organizatat terroriste”, tha Erdogan.

Erdogan akuzon Finlandën dhe Suedinë për strehimin e personave që kanë lidhje me PKK-në kurde, e konsideruar organizatë terroriste në Turqi, dhe mbështetës së Fetullah Gylen, i cili sipas Ankarasë është orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit në 2016-n.

Në konferencën e së hënës, presidenti turk tha se asnjë prej këtyre vendeve nuk ka qëndrim të hapur kundër organizatave terroriste.

Numri një i Ankarasë është i zemëruar edhe me faktin se dy shtetet nordike kanë vendosur embargo armësh ndaj Turqisë në vitin 2019, për shkak të ndërhyrjes së saj në luftën në Siri.

Gjatë fjalës së tij në parlament, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, tha se ishte i befasuar nga qëndrimi i Turqisë, por shtoi se qeveria e tij nuk ishte e interesuar të bënte pazare me Erdogan.

Continue Reading

Bota

Historia e trishtë nga metalurgjiku i Azovstal

Published

on

By

Historia e trishtë nga metalurgjiku i Azovstal

Nuse, grua dhe e vejushë në tri ditë. Kjo është historia e radhës e trishtueshme që vjen nga fronti i luftës në Ukrainë.

Valery Karpylenkos ishte një pjesëtare e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Më 5 maj, gruaja u martua me shokun e saj ushtarak Andriy, në fabrikën e çelikut Azovstal, një simbol i qëndresës ukrainase, por më 8 maj, ai vdiq nga bombardimet ruse.

“Ti do të jesh dashuria ime në përjetësi, unë kam zemrën tënde”, shkruan Valery në rrjetet sociale, tashmë vejushë.

Në orët e fundit, beteja për Azovstolin pothuajse ka përfunduar, pas evakuimit të të plagosurve dhe urdhrit të shtabit të ushtrisë për largimin e të gjithë luftëtarëve, duke e lënë kontrollin e qytetit në dorë të rusëve.

Continue Reading

Bota

Zbulohet tunel i kontrabandës së drogës me sistem hekurudhor në kufirin SHBA-Meksikë

Published

on

By

Zbulohet tunel i kontrabandës së drogës me sistem hekurudhor në kufirin SHBA-Meksikë

Kalimi nëntokësor i ajrosur kalon në gjatësinë e një fushe futbolli dhe gjithashtu përmban mure të përforcuar dhe furnizim me energji elektrike

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel nëntokësor kontrabande në kufirin Kaliforni-Meksikë që shkon në gjatësinë e një fushe futbolli dhe përmban mure të përforcuar, energji elektrike, ventilim dhe një sistem hekurudhor.

Hetuesit zbuluan tunelin, i cili çoi në një magazinë në një zonë industriale në tokën amerikane, javën e kaluar. Tuneli ndodhet rreth gjysmë milje (0.8 km) nga vendkalimi kufitar Otay Mesa midis Tijuana dhe San Diego, në një zonë ku më shumë se një duzinë të tjerë janë zbuluar në dy dekadat e fundit.

Pasi shpërndanë një shtëpi që kohët e fundit ishte përdorur si shtëpi e ruajtjes së drogës, agjentët filluan të ndalonin trafikun e automjeteve pranë magazinës, duke hedhur kuti të mbushura me kokainë, sipas një ankese penale federale të paraqitur në gjykatën e qarkut amerikan në San Diego.

Ata bastisën pronat – nuk gjetën drogë të tjera në magazinë, por një hapje tuneli të gdhendur në dyshemenë e çimentos, thanë prokurorët federalë. Tuneli shkonte një e treta e një milje deri në Tijuana. Ishte 1.2 metra në diametër dhe rreth gjashtë kate të thellë.

Agjentët sekuestruan 1,762 lb (799 kg) kokainë, 165 lb (75 kg) meth dhe 3.5 lb (1.6 kg) heroinë nga automjetet dhe vendbanimi, dhe ata arrestuan gjashtë persona me akuza federale për konspiracion droge.

Tuneli ndërkufitar u ndërtua në një nga shtrirjet më të fortifikuara të kufirit, duke ilustruar kufizimet e murit kufitar të Donald Trump. Ndonëse konsiderohen efektivë kundër tuneleve të vogla, të ndërtuara në mënyrë të papërpunuar të quajtur “vrima gofer”, muret nuk mund të krahasohen me kalimet më të sofistikuara që shkojnë më thellë nën tokë.

Autoritetet kanë gjetur rreth 15 tunele të sofistikuara në kufirin e Kalifornisë me Meksikën që nga viti 2006.

Shumë tunele, përfshirë atë të shpallur të hënën, janë në zonën industriale Otay Mesa të San Diegos, ku toka e ngjashme me argjilën është e favorshme për gërmim dhe magazinat ofrojnë mbulim.

Kalimet ndërkufitare datojnë në fillim të viteve 1990 dhe janë përdorur kryesisht për të kontrabanduar ngarkesa shumë-tonëshe marijuanë. Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës tha në vitin 2020 se ato u gjetën përgjithësisht në Kaliforni dhe Arizona dhe të lidhura me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Sipas ligjit federal, autoritetet amerikane duhet të mbushin anën amerikane të tuneleve me beton pasi ato të zbulohen.

… kemi një favor të vogël për të kërkuar. Miliona njerëz po i drejtohen Guardian-it për lajme të hapura, të pavarura dhe cilësore çdo ditë dhe lexuesit në 180 vende anembanë botës na mbështesin tani financiarisht.

Ne besojmë se të gjithë meritojnë akses në informacionin që bazohet në shkencë dhe të vërtetë, dhe analiza të rrënjosura në autoritet dhe integritet. Kjo është arsyeja pse ne bëmë një zgjedhje tjetër: ta mbajmë raportimin tonë të hapur për të gjithë lexuesit, pavarësisht se ku jetojnë ose çfarë mund të përballojnë të paguajnë. Kjo do të thotë që më shumë njerëz mund të informohen më mirë, të bashkohen dhe të frymëzohen për të ndërmarrë veprime kuptimplota.

Në këto kohë të rrezikshme, një organizatë globale e lajmeve që kërkon të vërtetën si Guardian është thelbësore. Ne nuk kemi aksionarë apo pronar miliarder, që do të thotë se gazetaria jonë është e lirë nga ndikimi tregtar dhe politik – kjo na bën të ndryshëm. Kur nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, pavarësia jonë na lejon të hetojmë, sfidojmë dhe ekspozojmë pa frikë ata që janë në pushtet.

Continue Reading

Aktuale