Connect with us

Kulturë

Mos i humbisni! Këta janë filmat që duhet patjetër t’i shihni në fundjavë

Published

on

Nëse nuk dini çfarë të bëni në fundjavë, uluni para televizorit dhe shikoni një film. Nëse jeni të dhënë pas kinematografisë, këta filma nuk duhet t’i humbisni. Janë produksione mjaft të mira dhe që përcjellin shumë mesazhe. Kjo është një listë me filmat që duhet t’i shikoni patjetër:

The Life of David Gale

Trance

Gone Baby Gone

The Girl on the Train

Zodiac

Mulholland Drive

The Number 23

Memento

Prisoners

Fracture

Before I Go to Sleep

Continue Reading

Kulturë

Zbulohet një vath i rrallë nga shekulli 11

Published

on

Një ekzemplar i rrallë i një vathi ari të shekullit 11, i cili ndoshta e ka origjinën nga Lindja e Mesme, është gjetur në Danimarkë, njoftoi sot Muzeu Kombëtar në Kopenhagë.

Bizhuteria e vlefshme u zbulua nga Franz Fugl Westergaard me ndihmën e një detektori metali në një fushë në Zelandën perëndimore.

Në një deklaratë nga muzeu në Kopenhagë thuhet se një objekt i tillë u zbulua për herë të parë në Skandinavi.

Shtohet se vathët janë ndoshta me origjinë bizantine ose egjiptiane të lashtë dhe besohet se kanë qenë një dhuratë nga perandori bizantin për udhëheqësin viking. Nga e hëna do të ekspozohet në muze.

“Për ne ky është një zbulim krejtësisht unik. Deri më tani, ne njohim vetëm 10 deri në 12 ekzemplarë të tjerë të ngjashëm në botë, por nuk kemi gjetur kurrë ndonjë objekt të tillë në Skandinavi”, tha eksperti i muzeut Peter Penz.

Vikingët sollën mijëra monedha argjendi nga fushatat, udhëtimet dhe ekspeditat e tyre tregtare, por mes tyre kishte shumë pak bizhuteri, tha Penz.

Ai ka thënë se është befasuar nga vendi ku është gjetur vathi, pasi pranë tij nuk ka asnjë vend të njohur për vikingët.

Ari që vikingët sollën nga Bizanti u gjet më parë nga arkeologët në varret e vikingëve së bashku me sende të tjera me të cilat ishin varrosur.

Vathi përbëhet nga një pllakë ari në formë gjysmëhëne, pjesa e brendshme e emaluar e së cilës futet në një kornizë ari dhe zbukurohet me fije të vogla ari. Motivi i paraqitur përfaqëson dy zogj të stilizuar rreth një bime që simbolizon pemën e jetës.

Continue Reading

Kulturë

Gjergj Kastrioti në epokën e tij arriti të bashkonte Dardaninë dhe krahinat tjera Iliro-arbërore

Published

on

Në kohën e Gjergj Kastriotit trojet arbërore mbanin vulën e trojeve iliro-arbëore, prandaj edhe kuvendi i Lezhës i 2 Marsit të vitit 1444 u quajt Kuvend i fisnikëve iliro-arbëror.

Pokështu edhe qytetet tjera të lashta ,më saktësisht kryeqyteti i asaj kohe Kruja mbante emrin e një nga qytetet apo vendbanimet e Ilirëve. Këtë e përforcojnë edhe shumë dokumente historike se në atë epokë të ndritur të arbërorëve ,pra epokën e Gjergj Kastriotit Arbëria kishte nxjerrë më shumë se kurrë imazhin e asaj Arbërie të lashtë që mbante vulën e paraardhësve të vetë pellazgo-ilirë. Ndërkaq Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që donte më çdo kusht rikthimin e kufijëve të lashtë e të natyrshëm të gadishullit Ilirik, respektivisht kufijëve iliro-arbëror europian.

Për të parë se kjo vërtetë ishte ashtu ,kështu tregojnë edhe dokumentet si nga udhërpërshkuesit e studiuesit e ndryshë europian sikur që shkruante një udhëpërshkues e studiues në vitin 1826 si vijon:

“Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu ,i cili në fakt është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm riktheu të gjitha krahinat ilire, të cilat më parë përbënin prefekturën Prevalitane…së bashku me tokën e Dardanëve, që ishin atëherë në atë që është sot deri në rrethet e Prizrenit,por ai bashkoi gjithashtu pjesën më të madhe të Epirit të lashtë me shtetet e tij.“ Madje për ta bërë edhe më të bindshme këtë, edhe vetë historiani bizantin ,Leonik Chalkokondili si një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit në një dokument historik të botuar në vitet 1514/30 e quante Krujën e Gjergj Kastriotit si një vend e qytet të Ilirëve.

Continue Reading

Kulturë

“Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do rrënojë Jugosllavinë”

Published

on

Historiani Vjençeslav Çençiç ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testmanent i Tito’s.

Çençiç, librin e tij, e ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate.

Historiani Vjenceslav Çençiç librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Tito’s, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij.

Libri, sipas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopiniç, që për shumëkënd është spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave.Libri, sa i përket besueshmërisë e ndanë fatin e Titos, i cili dikur lavdërohej ndërsa më vonë kontestohej.

Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974!Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin.

Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë.E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë.

Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër, raporton a-news24.

Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

Continue Reading

Aktuale