Connect with us

Më të reja

Marshi i „burrave“ në Shkup 

Published

on

Shkruan, Lume HYSENI

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nënshkruan marrëveshje për koalicion për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit ndërsa marrëveshje e nënshkruar kulmoi me një marsh në çarshinë e vjetër dhe urën e gurit në Shkup. Nga pamjet televizive dhe fotografite në rrjete sociale pamë  qindra meshkuj të vërshonin urën e gurit në Shkup. Tmerr i vitit 2020 të këtij shekulli! Po të mos i kisha lexuar përshkrimet e fotografive dhe videove kisha supozuar se bëhet fjalë për ndonjë ceremoni mortore, syneti ose gay paradë në të cilën çuditërisht nuk merr pjesë edhe Xha Branko! Por jo, ky marsh simbolizonte bashkpunimin e  dy partive politike me qëllim të arritjes së pushtetit politik për të vendosur një frymë të re në institucione, një ndryshim radikal të gjendjes së shqiptarëve nën moton “Shtet për të gjithë”.Por nga imazhet që u përcjellën, logjikisht parashtrohet pyetja, ku janë gratë?! A i përfshin shteti për të gjithë edhe gratë? Kush do e bëjë shtetin për të gjithë ? Burrat, pa gratë? Supozoj se thirjet e deritanishme për tu përkrah opsioni opozitar  iu janë drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë të dyja gjinive që kanë të drejtë për të votuar. Por nga ajo që pash, ndoshta edhe jam gabim. Ndoshta këto dyja janë parti mashkullore që kërkojnë votat e meshkujve! Shumë legjitime edhe kjo , ama nuk është hiç e ndershme që nuk dalin publikisht të thonë “ gra, kërkoni vendin në ndonjë opsion tjetër politik se ne jemi klub mashkullor” dhe “gra ne nuk kërkojmë votë nga ju se jemi klub mashkullor, ne bëjmë shtet për të gjithë meshkujt”!

Pa dashur të elaboroj për temën e pabarazisë gjinore, emancipimin e femrës dhe mashkullit, rolet gjinore që imponohen nga kushtet sociale dhe ekonomike si sfida të shumë kulturave dhe shoqërive përveç të tonës, dua të përqëndrohem vetëm te pamja e mjerë e këtij marshi që jep mesazhin se shoqëria shqiptare është thellësisht primitive dhe shpellare sepse meshkujt mund të merren me politike jo se kanë potencial po veç se janë meshkuj, ndërsa femrat mund të bëjnë peta të mira në shtëpi sepse nuk mund të bëjnë diçka  tjetër përveç petës.

 E keqja më e madhe është fakti se kjo pamje nuk korespondon me realitetin, por vetëm na bën të turpërohemi për të njëqindën herë. Megjithëse ka gjithmonë hapësirë për përmirësim, femra shqiptare në Maqedoni është mjaftë e përfaqësuar në të gjitha segmentet e jetës publike. Sa i përket politikës, si numër femra shqiptare nuk ka qëndruar keq sepse kuota gjinore është obligim ligjor. Potenciali politik i pollitikaneve femra nuk mund të jetë objekt diskutimi nga prizmi gjinor sepse nëse e analizojmë performancën e dobët të burrave shqiptarë që kanë dominuar skenën politike del se politika shqiptare në këtë vend ka  shumë pak burra. Në fjalorin e gjuhës shqipe termi burrëri lidhet me të qenit i fortë, trim, i besës e fisnik si dhe posedimin e vetive të larta morale. Aq të larta i ka pritjet kultura shqiptare nga burri sa që fjalori i gjuhës shqipe vajzën apo gruan trime, të zonjë, të patundur e të guximshme e quan burrëreshë. 

E vërteta e cila u fsheh nga “marshi i burrave në Shkup” është se ndër shqiptarë ka shumë femra intelektuale dhe të afta  të cilat kanë integritet në gishtin e dorës sa njëqind meshkuj që veprimtari kryesore politike e kanë garrën se kush i lëpihet më shumë kryetarit të partisë. Dhe mu këta femra së bashku me meshkujt me tipare të njejta kanë potencialin për të qenë bartës të ndryshimeve politike që do ta kishin bërë shtetin për të gjithë. Shembull të freskët e kemi përbërjen e qeverisë së re te Kosovës ku Vjosa Osmani, femra më e votuar në Kosovë është kryeparlamentare dhe Albulena Haxhiu si më meritorja është ministre e drejtësisë.  Pothuaj se askush nga zyrtarët burra e gra të qeverisë së re të Kosovës përveç ministrit të punëve të brendshme Agim Veliu nuk morri post hatri por në emërime u zbatua parimi i meritokracisë. Prandaj kjo përbërje ka guximin, kapacitetin intelektual dhe potencialin politik ti prijë ndryshimeve pozitive në Kosovë. Marshi i pardjeshëm i dy partnerëve parazgjedhor më shumë i ngjante paralajmërimit se në prill do ketë garë cubash e neve nuk na duhen më cuba të ri në politikë sepse i kemi me bollëk! Dhe ne e dimë se asnjë ndryshim i njëmend nuk mund të ndodh pa përfshierjen e femrave ashtu siç e dimë se është kulturë elementare që femrave t’ju jepet përparësi qoftë edhe në kësi marshe ku ka një luftë të egër “burrash” për të qenë në rradhë të parë afër kryetarit, larg kryetarit, në rradhë të dytë ose së paku në rradhën e pestë. 

Shumëkush e arsyeton mungesën e grave në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës me lëshime të protokollit, mungesë të organizimit  dhe se meshkujt janë shty shumë për të dalë në krye të kolonës dhe gratë kanë ngelur pas, prandaj edhe nuk duken. Sido që të jetë dikush nga këta parti dhe me dikush aludoj te kryetarët e partive duhet të jep sqarim për këtë skandal dhe të kërkojë falje publike. Po ashtu kryetarët e këtij koalicioni dhe veçanërisht Ziadin Sela të cilin e konsideroj si një njeri të ngritur  që nuk mund të ketë komplekse shpellarësh duhet të garantojnë se në marshet apo organizimet tjera partiake gratë do jenë prezente dhe burrat që shtyhen për të qenë në afërsi të kryetarit do qëndrojnë dy reshta pas grave. Unë jam thellësisht e bindur se kryetarët e partive politike te ne kanë jo vetëm veti magjepsëse dhe hipnotizuese po edhe aq autoritet sa që po deshën mund ti qytetërojnë me zor bashkpartiakët e vet dhe po deshën mund të krijojnë hapësirë për femrat dhe meshkujt intelektual e të emancipuar që kanë potencial dhe guxim të jenë bartës të procesit të ndryshimeve pozitive dhe krijimit të shtetit për të gjithë. Nëse nuk ndodh kjo, do na përsëritet tregimi i njejtë me cuba të ri që zbarkuan në qeveri….!

 

 

Continue Reading

Më të reja

Familja Jahiu me mesazh prekës pas humbjes e të të dashurve të tyre në tragjedinë e Bullgarisë

Published

on

Edhe përkundër dhimbjes së madhe dhe tragjedisë së përjetuar, familja Jahi nga Shkupi e cila humbi 12-të anëtarët e saj, në mesin e së cilëve shumica ishin fëmijë, pos shprehjes së falenderimeve për ngushëllimet e shprehura nga mijra qytetarë anë e mban vendit, përmes rrjetiit social, përcjellin një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve tanë.

Mes tjerave, vëllezërit Enveri dhe Nazifi na shkruajnë:

O Engjuj tanë më të dashur që ju kishim, Allahu i Mëshirshëm ju deshi dhe ju mori. Dashuria, malli dhe përmallimi ynë do të vazhdojë deri në takimin tonë krahapur në kopshtet e premtuara të Perendisë. Sot, në këto ditë të dhembjes dhe shpirtit tonë të lënduar, i drejtohemi Zotit të Mëshirshëm të ju pranoi nën mëshirët e Tij duke ju vlerësuar lartë me gradën e shehidëve. Mënyra e vetme e jona për të shuar flakën e përmallimit në zemrat tona të përvëluara është durimi që me vështirësi e përballojm dhe mbështetja e shpresës së vetme dhe të parezervë në Allahun Fuqiplotë.

Të nderuar miq, të respektuara motra dhe vëllezër nga gjitha viset që jeni, të dashur fëmijë dhe nxënës të bankave shkollore që çastet e gëzimit gjatë lojrave të pushimit në shkollë i keni ndarë dhe përjetuar me fëmijtë tanë të cilët njëherit ishin shokët e shkollës dhe fëmijërisë suaj.

Besoj që na kuptoni drejtë, ngase akoma jemi në pamundësi të iu përgjigjegjemi të gjitha shkrimeve të juaja ku ju shprehni ngushëllimet më të sinqerta, duke u bërë pjesë e përbashkët e dhimbjes sonë dhe njëherit edhe ne ju përcjellim ngushëllimet tona gjithë familjeve dhe familjarëve të cilët i humbën të dashurit dhe të afërmit e tyre në tragjedinë që përjetuam.

Ngushëllimi ynë që mund të ua drejtojm qytetarëve, besimtarëve dhe bashkombasve tanë, e që buronë nga thellsia e shpirtit tonë, është lutja e sinqert deri tek ju, që ti doni dhe përqafoni fortë të dashurit e juaj.

Mos kurseni në asnjë moment fjalët e mira dhe buzëqeshjen e ngrohtë ndaj njerëzve të afërt, ndaj fëmijve dhe bashkombasve. Ti doni dhe nderoni njerinë, duke dashur Perendinë, ngase çastet e ndarrjes nga kjo jetë qenkan tepër të vështira.

Solidarizohuni me njëri tjetrin duke lënë fjalë të mira mes vete dhe duke reflektuar energji pozitive në mesin e shoqërisë sonë. Besoni Zotin, lutuni për shpirtin fisnik të familjarëve dhe të gjithë atyre që më nuk i kemi në mesin tonë.

Mbetemi me shpresën e vetme që një ditë, në botën e amshuar të takohemi me të dashurit tanë sidhe 12-të anëtarët e familjes sonë,

Shpirti i tyre – lule xheneti.

Gjithë ju që na keni vizituar dhe na keni ngushëlluar, ua kthefshim për gëzime në familjet e juaja.

Të mallëngjyer dhe me respekt,

– Nazif Jahi,
– Enver Jahi, dhe
– Mbar familja JAHI në Shkup

Continue Reading

Më të reja

Denoncim për bombë në Teatrin e Maqedonisë së Veriut (Video)

Published

on

Janë bllokuar të gjitha hyrje të cilat çojnë tek objekti i Teatrit Nacionale të Maqedonisë së Veriut, pasi informatave jozyrtare është denoncuar për vendosjen e një mjeti eksplodues.

Polic ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë.

Deri më tani nuk ka informata tjera në lidhje më këtë rast. /SHENJA

Video Alsat

Continue Reading

Më të reja

Instituti Arbën Xhaferi organizon panelin e radhës: Personat me nevoja të veçanta në RMV, vështirësitë dhe pengesat

Published

on

Instituti për Politika Publike ,,Arbën Xhaferi”, organizon panel diskutimi me temë: ,,Personat me nevoja të veçanta në RMV, vështirësitë dhe pengesat që hasin në përditshmëri”.

Paneli i diskutimit do të mbahet nesër (e martë, 30.11.2021), nga ora 13:00 – 14:30, në sallën e këshillit komunal në Gostivar.

Në cilësinë e panelistëve, do të jenë:

Shpendi Salija – kryetar i shoqatës për persona me nevoja të veçanta,,Bashkarisht Mundemi”
Nebehat Livareka – aktiviste dhe njohëse e çështjes së personave me nevoja të veçanta
Xhevat Fejzuli – kryetar i shoqatës së të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar ,,Realiteti”.

Continue Reading

Aktuale