Connect with us

Lajme

Kriza e pasaportave, në fund të marsit mbërrijnë ekzemplarët e parë

Published

on

Kriza e pasaportave nuk do të përfundoj në ditën që arrijnë 100 mijë ekzemplarët nga Gjermania. Lista e pritjes së mbi 20 mijë qytetarëve, do të jetë sfidë e re për t’i marrë këto dokumente të udhëtimit. Kjo listë edhe për një muaj pritet të rritet, përderisa rezervat janë kah fundi. Qytetarëve iu ka humbur durimi. Disa thonë se përveç rasteve me prioritet, kanë edhe dëme financiare.

“Po kemi krizë të pasaportave dhe kjo është e tepërt çfarë i bëhet qytetarëve. Eja këtu – shko atje, sjelli dokumentet të fotografohesh tash të mos ketë dokumente kurse kemi nevojë të udhëtojmë. Si të mos ketë krizë? Nuk mund të kryesh punë në një vend, e gjithë kjo nuk është në dobi të qytetarëve.”

“Nuk është në rregull të ju them sinqerisht, ja mua më skadon afati pasaportës në korrik, unë në qershor planifikoja të udhëtoj në Gjermani, por duhet të kem afat së paku tre muaj. Tash nuk di si t’ia bëj, si do të arrij të rregulloj pasaportën.”

Këto makineri në Sektorin e administratës së policisë kanë kapacitet për të përpunuar rreth 3 mijë ekzemplarë në ditë. Por është e pamundur që kaq pasaporta të shpërndahen në një ditë, pasi vetëm në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup në një ditë të zakonshme mund të shpërndahen nga 700 pasaporta në ditë. Kapacitetet njerëzore të nëpunësve civil janë edhe më të ulëta nëpër qytetet e tjera. Por, Zv/ministri Nuhiu thotë se kjo mund të zgjidhet për disa ditë.

“Me qëllim që tu dalim në ndihmë qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaporta ne do të angazhojmë tërë kapacitetin kadrovik që posedojmë në Ministrinë e Brendshme për aq sa na lejojnë edhe kapacitetet teknike. Unë mendoj se janë çështje ditësh pasi do të pranojmë porosinë e parë të pasaportave dhe sigurisht që kabineti im vlerëson se qytetarët, të cilët kanë qenë të hershëm për nga koha do të duhet të jenë edhe të parët” – deklaroi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Ndryshe nga Nuhiu, Ministri teknik Çulev thotë se do të duhet disa javë që të gjithë pasaportat t’iu jepen qytetarëve.

“Përderisa shkurtohet afati, apo mbetet 24 marsi ne tani më kemi hartuar planin strategjik. Do të punohet me turne të zgjatura, madje edhe të dielave. Kështu që mendoj se për një periudhë të shkurtët do të tejkalohet ai problem i pasaportave, mendoj për disa javë do të normalizohet situata” – tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm Teknik.

Sipas marrëveshjes me kompaninë gjermane “Veridos” pritet që porosia prej 100 mijë ekzemplarëve të arrij më 24 mars. Për të normalizuar ngërçin e krijuar prej tre muajsh, nga Ministria e Brendshme thanë se shërbimet administrative do të punojnë me turne të zgjatura në shtatë ditë të javës./alsat

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale