Connect with us

Maqedonia e Veriut

BDl reforma e tërësishme brenda partiake: Veting, barazi gjinore, të rinjtë në vendimmarrje

Published

on

Bashkimi Bemokratik për Integrim, rrumbullaksoi fazën e parë të reformës së brendshme duke realizuar transformim të tërësishëm programor dhe strukturor dhe kadrovik. Reforma e tërësishme u bë në bashkëpunim të ngushtë me dy organizatat ndërkombëtare me renome NDI dhe IRI të cilat i falënderojmë për përkushtimin dhe angazhimin.

Reforma 100 % filloi me riregjistrim të plotë të anëtarësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim me c’rast për herë të parë në historinë politike të vendit por edhe më gjerë u aplikua vetingu brenda partiak gjatë pranimit të fletë anëtarësimeve për anëtar të BDl.

Gjatë këtij procesi, u refuzuan me dhjetëra aplikime për anëtarësim të cilat nuk ishin të pranueshme, që tregon objektivitet dhe efikasitet në këtë proces.

Pas riregjistrimit, BDl vijoi me aktivitetet për zgjedhjet në forumin e gruas të BDI dhe në muajin prill realizoi Kuvendin posaçërisht të suksesshëm me më shumë se njëmijë anëtare (më saktë 1129 delegate) ku zgjodhi përbërje 100% të re të forumit të gruas.

Më pastaj, në prezencë të mijëra të rinjve në Tetovë, BDl zgjodhi kryesinë dhe kryetarin e ri të rinisë së BDI-së, me përbërje tërësisht të për 100%.

Vijuam me zgjedhjet më demokratike, më transparente, në rreth 500 këshilla vendor të BDl-së që rezultuan me ndryshim të udhëheqësve në strukturat thelbësore të partisë, edhe atë u bë ndryshim prej 92% në këto struktura të partisë.

Gjithashtu, pas zgjedhjeve në Këshillat tonë vendor në të gjitha degët tona, realizuam zgjedhje edhe në 36 degët e Bashkimit Demokratik për Integrim me transmetim të drejtpërdrejt në rrjete sociale, duke implementuar parimet e transparencës dhe demokracisë, me çka pothuajse çdo kund u zgjodhën kryetar të rinj të degëve tona.

Gjithë ky proces rrënjësor i reformimit të brendshëm programor dhe strukturor të BDl u rrumbullakësua me Kongresin partiak më 21 dhjetor 2019 në prezencën e mbi 4.000 njerëzve dhe me procedurë plotësisht transparente u zgjodhën mbi 70% anëtarë të rinj të Këshillit të Përgjithshëm, ndërkaq u zgjodhën edhe organet tjera të reja partiake, siç janë Kongresi i Vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni partiak zgjedhor dhe u rikofirmua Kryetari Ali Ahmeti.

I gjithë ky proces, u përcoll edhe me ndryshime rrënjësore programore dhe statutare, me ç’rast Forumin e Gruas e zëvendësuam me Sekretariatin për mundësi të barabarta dhe e inkorporuam në kuadër të strukturave partiake, duke garantuar përfaqësim të minimum 40% të grave, por njëkohësisht edhe të të rinjëve, në përpilimin dhe zbatimin e politikave, ndërsa vendosëm edhe mekanizma me të cilat do të sigurohet edhe përfaqësim i tyre përkatës në politikë.

Po në këtë drejtim, faza e dytë e reformës parasheh zbatimin e vetingut edhe në listat e kandidatëve për deputet si dhe për ministrat e ardhshëm, zëvendës ministrat, sekretarët shtetëror, drejtorët e zv. drejtorët, anëtarët e bordeve, etj.

Me përkrahjen tuaj, BDl-ja arriti të realizojë reforma të thella në parti, dhe me këtë të realizojë përcaktimin e vet programor në tërësi. Ashtu siç premtuam, ashtu edhe realizuam.

Prandaj, ju falënderojmë për besimin e dhënë.

Dhe kjo na jep për të drejtë sot sërish ta kërkojmë besimin tuaj, që së bashku të përkushtohemi në politikat për përmirësim të cilësisë së jetës, për zhvillim më të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje që përmes vetingut do të krijomë gjyqësi cilësore, dhe së bashku do t’i japim fund drejtësisë selektive, së bashku të angazhohemi për të ardhmen tonë, për rininë tonë e cila është prioriteti kryesor; e si përfundim, së bashku të angazhohemi për t’i përfaruar standardet tona për punë dhe jetesë me ato të Bashkimit Evropian.

Vërtetë kemi bërë shumë punë, por para nesh mbeten edhe shumë sfida për të cilat besoj që së bashku mund t’i tejkalojmë.

Bashkë do t’i realizojmë të gjitha!

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale