Connect with us

Lajme

“Shtet për të gjithë”, marrëveshja e nënshkruar mes Selës dhe Gashit (DOKUMENT)

Published

on

Sela dhe Gashi e zyrtarizuan koalicionin nën sloganin “Një shtet për të gjithë”

Liderët politikë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi edhe zyrtarisht e nënshkruan marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Liderët e të dyja partive thanë se slogani i koalicionit të tyre do të jetë “Një shtet për të gjithë”. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në fjalimin e tij theksoi se ky është moment i emocioneve, sepse vazhdimisht “ka forca të cilat pa ndërprerje punojnë kundër koalicionit të tyre”.

“Nuk kam dyshim se ky moment i bashkimit për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe  Alternativë, se është moment shumë i rëndësishëm. Me këtë hap ne bëjmë hap para drejtë përforcimit dhe rritjes së votës shqiptare. Ky është qëllimi i koalicionit tonë, i cili do të hapërojë sigurt për sjelljen e ndryshimeve më 12 prill, ndryshimin e shumëpritur në shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Kur flas për ndryshim mendoj për kthimin e demokracisë që mungon brenda shoqërisë shqiptare. Kështu ne i kuptojmë këto 18 vite, ku si rezultat i zgjedhjeve nuk është ndryshuar partia politike që ka sunduar te shoqëria shqiptare dhe këtij monizmi politik ne bashkë me ju, bashkë me popullin shqiptar do t’i japim fund më 12 prill. Kjo datë nuk duhet të jetë dita e cila do të bëjë që kjo marrëveshje e jona do të duhet të pushojë së ekzistuari, por 12 prilli duhet të jetë dita kur kjo marrëveshje të merr fuqi. Marrëveshja jonë është mbi parimin – shteti për të gjithë”, tha mes tjerash Sela.

E ngjashme ishte edhe deklarata e liderit të Alternativës , Afrim Gashi, i cili theksoi se bashkimi i këtyre dy partive politike nuk ka për qëllim hakmarrje, nuk ka për qëllim gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve ose bashkësive të tjera.

“Jemi këtu për t’ju thënë se pas 12 prillit do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët. Ne do t’u shërbejmë atyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Për ne më e rëndësishme dita pas 12 prillit, se sa ditët deri atëherë”, tha Gashi.

Në pyetjen e gazetarëve se me nënshkrimin e këtij akti tashmë nuk ka shpresa për koalicion trepalësh, Sela u përgjigj se ata të cilët ishin për bashkëpunim dhe bashkim që të unifikohet vota e shqiptarëve sot janë këtu dhe ata të cilët u përfshinë të vetëm iu dëshiroi suksese dhe apeloi që të përqendrohen në ndryshimet.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të bënin koalicion dhe me cilat parti shqiptare ose maqedonase para ose pas zgjedhjeve dhe se çka mendon për paralajmërimin për koalicion para zgjedhjeve mes LSDM-së, PDSH-së dhe BESA-s, Sela u përgjigj:”Derisa nuk do të ketë shtet për të gjithë, derisa institucionet e Bashkimit Evropian na thonë se ekziston diskriminim në bazë etnike në Maqedoni, vlerësoj se ende nuk janë krijuar kushte që të kemi koalicione të tilla parazgjedhore. Unë si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, mendoj se nuk do të hymë në koalicione të tilla parazgjedhore.

Gashi informoi se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore 2, përderisa Sela në njësinë zgjedhore 6 dhe shtoi se për ta numrat asnjëherë nuk kanë paraqitur problem. Tha se beson se ata si liderë të partive duhet ta udhëheqin këtë proces të zgjedhjeve, e jo të fshihen nën emra të tjerë.

Sela theksoi se nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk do të ketë deputetë të Aleancës dhe të Alternativës, por do të ketë deputet të popullit që do të kontribuojnë për ndryshime.

Sela përmendi disa prej sferave të cilat i kanë përfshirë në programin e tyre të zgjedhjeve: do të kërkojnë nga vendet e BE-së që në Maqedoninë e Veriut të publikohet Pribe 3 që të vlerësohet zbatimi se deri ku janë rekomandimet nga Pribe 2 dhe të japin rekomandime të reja, do të kërkojnë nga vendet e BE-së që të sillen grupe të ekspertëve dhe të hapen përsëri të gjitha lëndët të cilat kanë lidhje me krim të lartë politik, mjedis jetësor, përfaqësim adekuat juridik në bazë etnike dhe gjinore, për të cilin, ata propozojnë ligj, ofrojnë zgjidhje për zgjidhjen e problemit me shtetësitë…

Në pyetjen e gazetarëve rreth deklaratës së sotme të liderit të BDl-së, AIi Ahmeti se nuk ka frikë nga humbja, Sela tha se Ahmeti e di se me fitoren e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të vie barazia, drejtësia dhe mundësitë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Published

on

By

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Aktuale