Connect with us

Bota

Pse ngutet Putin? Çfarë e frikëson presidentin rus?

Published

on

Çfarë do të thotë ngutia e Putinit për të bërë ndryshime në Rusi, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të zvogëluar kompetencat e presidentit? Ekspertët thonë se do të ketë kundërshtime edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron Putinit një të ardhme të qetë politike. Rregullat e tanishme parashikojnë që presidenti nuk ka të drejtë të rikandidojë për këtë post, për të tretën herë me radhë.

Me ndryshimet e propozuara kushtetuese Parlamenti do të ketë më shumë fuqi, ndërsa posti i presidentit do të dobësohet. Do të ndryshojë edhe roli i Këshillit të Shtetit, i cili deri tani ka qenë një organ këshilldhënës, i përbërë nga presidenti, guvernatorët dhe persona të tjerë. Ky Këshill tani duhet të futet në Kushtetutë.

Putini propozon që për këto reforma të zhvillohet një debat sa më i gjerë i mundshëm në opinion. Planifikohet edhe një votim. Menjëherë pas propozimit të Putinit me 15 janar është takuar edhe një grup i punës, i ngarkuar me këto reforma.

Të hënën e kaluar Putini i ka dorëzuar Dumës propozimin e tij zyrtar. Të enjten Duma e ka miratuar këtë dokument me një shumicë të madhe votash, ndërsa në shkurt dokumenti do të lexohet për herë të dytë në Dumë. Tre nga katër shefat e grupeve parlamentare e kanë mbështetur këtë dokument.

Në pyetjen pse Putini po ngutet me këto reforma kushtetuese, zëdhënësi i tij Dmitrij Peskov tha se planet e presidentit kanë gjithmonë prioritet. Peskov nuk tha, se kur do të miratohen këto propozime për ndryshime kushtetuese, por shtoi se “nuk do të ketë zvarritje”

A është arritur marrëveshja?

Më vonë është konstatuar, se administrata e Putinit i ka kryer tani më shumë reforma, të cilat ai i ka paralajmëruar në fjalimin e tij. Grupi i punës ka pranuar, se këtë javë “vetëm ka saktësuar disa gjëra”, ndërsa gjërat kryesore i ka propozuar presidenti. Analisti i pavarur politik Abas Galijamov thotë për DW, se “Kremlini i ka hartuar vet të gjitha propozimet dhe se askush nuk do t’i ndryshojë ato“. Aleksandar Pozhalov, drejtor i Institutit për studime socio-ekonomike dhe politike është i bindur, se Duma do të bëj vetëm disa ndryshime të vogla në reforma.

kolana e librave

Mediat njoftojnë, se votimet mund të bëhen në prill. Ndërsa Abas Galijamov është i bindur se i gjithë debati është vetëm mashtrim i opinionit, për të krijuar bindjen se opinioni mund të influencojë marrjen e vendimeve politike. Në sondazhin e një instituti shtetëror thuhet, se 68% e rusëve i mbështesin propozimet për reforma.

Pse po ngutet?

Kritikët e presidentit thonë se Putini ka frikë. Putini kujton shumë mirë gabimet e paraardhësve të tij, pohon Galijamov. Një nga këto gabime është “Perestroika” – e cila ka shkaktuar edhe shkatërrimin e BRSS. Idetë e Putinit mund të shkaktojnë përçarje në sistemin e pushtetit. Shumë grupe kundërshtare do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë gjendje. Sa më shumë që bisedohet për reforma, aq më shumë do të shtohen presionet e mundshme ndaj presidentit, që mund të rezultojë me presione dhe konflikte të brendshme, thotë Pozhalov për DW.

Çfarë do të ndodhë me Putinin?

Kremlini kërkon reforma, por njëkohësisht po përpiqet ta mbajë gjendjen nën kontroll. Kushtetuta e Rusisë parashikon mbetjen e Putinit në postin e presidentit deri në vitin 2024, por pas këtij mandati ai nuk ka të drejtë të rikandidojë. Analistët mendojnë se ai planifikon të mbetet në krye të Këshillit Shtetëror. Mundësia e dytë do të ishte që Putini të marr një rol më të rëndësishëm në Parlament apo në Këshillin e Sigurisë. Por ai mund të kthehet edhe në postin e kryeministrit.

Putini me siguri që do të mbetet në postin e presidentit deri në vitin 2024. Ai ka kohë pra që të vlerësojë gjendjen dhe të vendosë, se nga cili post mund të vazhdojë dominimin e tij në politikën ruse.

Emily Sherwin, Deutsche Welle

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale