Connect with us

Maqedonia e Veriut

Nuk ka pasaporta, nuk ka zgjidhje, qytetarët të bllokuar

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të pasaportave dhe se kjo situatë ka bërë që të shpërthejnë me reagime qytetarët.

Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev për këtë ka drejtuar gishtin tek ish-ministri Oliver Spasovski, i cili aktuakisht mban postin e kryeministrit teknik.

“Unë jam ministër prej një muaji, të gjitha këto çështje vetëm i kam trashëguar si rezultat i pa përgjegjësisë dhe jo profesionalizmit të punës pa plan të Oliver Spasovskit. Për këtë çështje është bërë hetim i brendshëm dhe kam bërë kallëzim penal. E gjithë Ministria punojmë për ta tejkaluar problemin”, theksoi Çulev.

Ndërkohë që rezervë kanë mbetur rreth 3 mijë ekzemplarë, Çulev nga dje ka krijuar komision, i cili do të konstatoj urgjencën e qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit. Ai tha se rastet për shërbime mjekësore, viza pune, studime dhe gara sportive nuk kanë nevojë të aplikojnë me procedurë të shpejtë, por vetëm të dorëzojnë dokumente relevante për urgjencën e udhëtimit. Për këto urgjenca nuk i ngutet kryeministrit teknik Oliver Spasovski. Ai tha se kjo çështje i takon MPB-së dhe brenda organeve të policisë duhet të zgjidhet menaxhimi me krizën e mungesës së pasaportave. Spasovki tha se do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale