Connect with us

Shëndeti

Mjalti me rigonin gjenden në shtëpine e secilit prej jush : Shëroni këto 2 pro/bleme që ne na prekin më së shumti

Published

on

Studimet kanë konfirmuar se rigoni është një nga bimët më të pasura me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëm. undje. Të dhënat e ekspertëve tregojnë se rigoni përmban nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër.

Fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalojnë atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës.

Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

Rigoni është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Përdorimet e tij shtrihen edhe në aspektin mjekësor falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Në këtë artikull do të mësoni se si të bashkoni në një kurë të vetme rigonin me mjaltin dhe si ta shfrytëzoni atë jo vetëm në gatim por edhe për shëndet të mirë.

Kura Me Mjaltë dhe Rigon

Merrni një kavanoz qelqi dhe gjysmën e tij mbusheni me rigon të freskët. Nëse përdorni rigon të thatë atëherë mbushni një të katërtën e kavanozit. Më pas shtoni mjaltë duke u siguruar që rigoni të jetë plotësisht i mbuluar. Përziejini së bashku me një lugë druri dhe sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë bulëza ajri.

Mbylleni kavanozin me kapak dhe vendoseni në parvazin e dritares për një muaj. Herë pas here kthejeni kavanozin përmbys për të siguruar një përzierje të mirë të rigonit dhe mjaltit. Në fund të muajit, kullojeni mjaltin dhe hidheni në një kavanoz tjetër.

Si Ta Përdorni Kurën e Mjaltit me Rigon

Mjalti do të ketë shijen e rigonit dhe mund të përdoret për gatime të kripura me mish, pulë apo karrota. Ju mund ta konsumoni këtë kurë çdo ditë për t’i dhënë forcë imunitetit sidomos gjatë stinës së virozave.

Një lugë gjelle me këtë mjaltë është sasia e rekomandueshme. Këtë sasi mund ta tresni edhe në ujë të ngrohtë dhe ta pini kur keni probleme me stomakun apo dhimbje koke.

Continue Reading

Shëndeti

Superlajm nga vaksina Pfizer, neutralizon Omicronin me tre doza

Published

on

Kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech thanë të mërkurën se një regjim me tre doza i vaksinës së tyre arriti të neutralizojë variantin e ri Omicron gjatë një testi laboratorik.

Pfizer/BioNTech thanë gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omicronit në mars të vitit 2022, nëse ishte e nevojshme.

Sipas Pfizer/BioNTech-ut të dhënat tregojnë se varianti Omicron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas dozës së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit origjinal të gjetur për herë të parë në Kinë.

“Vaksinimi i plotë me dy dozat e para dhe bërja e dozës përforcuese, mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e COVID-19-s”, tha në një deklaratë shefi i Pfizer-it, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar të martën nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve në Fushën e Mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion i tretë i vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndihmojë në shmangnien e infeksionit me Omicron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigja me antitrupa ndaj Omicron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh.

Continue Reading

Shëndeti

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një version të ri të Omicronit – më i vështirë për t’u diagnostikuar

Published

on

Shkencëtarët deklarojnë se kanë identifikuar një version të “fshehur” të Omicron që nuk mund të dallohet nga variantet e tjera me anë të testeve PCR.

Ky variant ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicronin standard, por i mungon një ndryshim i caktuar gjenetik që nuk e lejon testin PCR ta dallojë prej varianteve të tjera, raporton teheguardian.

Varianti ende zbulohet si një coronavirus nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet nga testimi gjenomik, por rastet e mundshme nuk janë identifikuar me teste rutinë PCR që japin rezultate më të shpejta.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti standard i Omicron, por se versioni “i padukshëm” është gjenetikisht i ndryshëm dhe për këtë arsye mund të sillet ndryshe.

Zbulimi i një forme të re të Omicronit i shtyu studiuesit të ndajnë linjën B.1.1.529 në një omikron standard, të njohur si BA.1, dhe një variant më të ri, të njohur si BA.

Shkencëtarët përdorin analizën e të gjithë gjenomit për të konfirmuar se cili variant shkaktoi infeksionin COVID-19, por testet PCR ndonjëherë mund të japin një tregues.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse duhet të mbani këmbët në ujë të vakët para gjumit

Published

on

Gjyshet kishin shumë të drejtë që para gjumin mbanin këmbët në një legen me ujë të vakët.

Mjekët e mjeksisë tradicionale besojnë se pastrami i këmbëve me ujë të vakët relakson të gjithë trupin dhe ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve.

Kjo metodë e lashtë ka ndikim shumë të madh te gratë.

Ndihmon në infertilitet, mosfunksionimin seksual, problemeve të menopauzës, cikleve të parregullta dhe dhimbjeve menstruale.

Përveç kësaj, uji i ngrohtë rrit qarkullimin e gjakut në trup, ndihmon gratë që kanë dhimbje të venave, normalizon presionin e gjakut, ul sheqerin në gjak dhe forcon imunitetin.

Gjithashtu, uji i ngrohtë përmison jetën intime të grave dhe burrave.

Si të aplikoni këtë procedurë?

Merrni një enë të madhe dhe mbusheni me ujë deri kur të mbulohen kyçet e këmbës. Mbushni me ujë 38-42 gradë Celsius. Shtoni ujë të nxehtë, në mënyrë që për gjysmë ore, për aq kohë sa ngrohni këmbët, uji të jetë gjithmonë i ngrohtë.

Ngrohni këmbët 30 minuta para gjumit dhe kështu me radhë për tre muaj rresht, çdo natë. Ju mund të shtoni xhenxhefil në banjë dhe ai do të forcojë imunitetin tuaj.

Nëse shtoni një lugë gjelle kripë dhe një lugë gjelle sodë buke në ujë – do të pastroni trupin nga toksinat dhe do të normalizoni sheqerin në gjak.

Nëse i zhytni këmbët në çaj të bërë nga një përzierje e kantonit, kamomilit, kalendulës, nenexhikut dhe balsamit të limonit – do të zgjidhni shumicën e problemeve shëndetësore.

Continue Reading

Aktuale