Connect with us

Lajmet kryesore

Gjurçevski: Droga e konfiskuar në Krushopek, “karrem” për policinë

Published

on

Kokaina e konfiskuar në Krushopek të mërkurën ishte “karrem” për policinë nga karteli i mirë organizuar i drogës. Kjo është njëri nga konstatimet e ish-kryeshefit të policisë Lubomir Gjurçevski, duke u bazuar se në pakon prej 1kg narkotik është vendosur pajisja GPS.

Ai tha se organet e hetuesisë ndërkombëtare kanë përcjell porosinë e nisur nga Kolumbia prej mbi 1 ton kokainë, duke u mashtruar në gjah të kamionit “Iveco” që u ngarkua nga Bari të Malit të Zi, i cili në rrugë tokësore nga Shqipëria përfundoi në Maqedoninë e Veriut.

Eksperti i sigurisë hedh dyshime se një sasi kaq e madhe e drogës ta ketë ka pasur destinacion final vendin tonë.

“Gjatë lundrimit të tragetit a është ndaluar në ndonjë liman tjetër, a ka pasur ngarkim-shkarkime të tjera? Kur ka arritur në Bari a është ngarkuar i gjithë malli prej 1.3 ton në kamion, sepse kontrolli bëhet nga mbikëqyrja e doganierëve, në atë rimorkio që është e inkriminuar dhe është ndjekur. Ose gjatë ngarkimit është vendosur ai kilogram që është gjurmuar dhe pjesa tjetër e porosisë vazhdon në një drejtim krejtësisht tjetër”-tha Lubomir Gjurqevski, ekspert i sigurisë.

Ndërkaq, Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se nuk është me rëndësi sa ka zgjatur hetimi dhe kush e ka udhëhequr, por duhet të bëhet me përgjegjësi dhe konfidencë. Ai thotë se pompoziteti mediatik i Çulevit e ka dëmtuar hetimin ndërkombëtar anti-drogë.

“Me rëndësi është që të kryeni pastaj ta tregoni para opinionit duke treguar se çfarë keni bërë. Nuk është me rëndësi menjëherë në atë moment dilni para publikut e të thoni kemi senzacion, kurse me këtë mund të rrezikoni hetimin. Thjesht, tua të them se nuk duhet në asnjë moment që hetimet të bëhen përmes mediave, por duhet të kryhen duke siguruar dëshmi. Ata që kanë kryer vepra të përfundojnë atje ku duhet, duke u nxjerrë para drejtësisë”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër Teknik.

Këto reagime erdhën pas aksionit policorë kur pretendohej se kishte mbi 1 ton kokainë, por u kap vetëm 1 kg. Nga Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion informuan se kanë hapur procedurë hetimore ndaj dy personave.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake masa e paraburgimit iu shqiptua personit me inicialet S.E. 47 vjeç – Pronarit të firmës “Banteks” nga Krushopeku.

Me dyshimin se kanë trafikuar lëndë narkotike, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, shoferit nga Mali i Zi – J.K. 31 vjeç iu shqiptua masa e paraqitjes së detyrueshme.

Dy të arrestuarit e tjerët u lanë të lirë. Ndërsa, me urdhër të prokurorit përgjegjës kamioni “Iveco” dhe malli janë dorëzuar në Agjencinë e pronave të konfiskuara./Alsat

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale