Connect with us

Shqipëri

Ekstradohet nga Shqipëria terroristi rus, u zbulua nga një telefonatë me ISIS

Published

on

I shoqëruar nga forca të shumta policie, terroristi Rasul Miklaev la Shqipërinë pas mesnatës së të enjtes. Fillimisht ai u dorëzua në Komisariatin e Rinasit, ku edhe raportoi gjeneralitetet e tij, një procedurë standarte për këdo që lë Shqipërinë në mënyrë të tillë.

Rasul Miklaev për disa muaj me radhë u mbajt në qendrën e Kareçit, ndërsa pas hetimeve intensive dhe survejimit nga antiterrori u zbulua se në fakt nuk bëhej fjalë për një emigrant të paligjshëm, por për një terrorist që kishte qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS, madje kishte marrë pjesë edhe në luftimet në Siri.

Gjatë kohës që ai u mbajt në qendrën e Kareçit, Rasul Miklaev, refuzonte të fliste dhe të komunikonte me autoritetet shqiptare. U deshën disa muaj hetime dhe vëzhgime për të kuptuar që në fakt bëhej fjalë për një person të rrezikshëm dhe terrorist, i cili kërkonte ta përdorte Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vende të Evropës perëndimore, por edhe për t’i shpëtuar drejtësisë së vendit të tij, Rusisë.

“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat e luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”. Kjo është deklarata e pak muajve më parë para Gjykatës së Durrësit e Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e shtetit islamik ISIS.

Por provat tregojnë se 34-vjeçari ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësisht të huajt dhe agjentët e antiterrorit ishin të bindur se bëhej fjalë për një terrorist dhe vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe t’u kërkonin shenjat e gishtave.

Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, e cila i çoi autoritetet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste. Por roli i tij mori fund pikërisht këtu në qendrën e mbyllur të Kareçit, pas intervistimit dhe dyshimit se në fakt nuk bëhej fjale për një person që përpiqej t’i shpëtonte luftës, por behej fjale për një person të rrezikshëm dhe terrorist.

Continue Reading

Lajme

“Unë do të largohesha nga PD nëse …”, Lulzim Basha flet për herë të parë për dorëheqjen

Published

on

Një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Dorëheqja nuk është fjalë gojë. Dorëheqja gjoja për të ikur dhe për t’u kthyer prapë është mashtrim. Statutin nuk e vendos unë por kuvendi. Kuvendi ka vendosur që dorëheqja të mos jetë në statut.

Egziston mundësia që të fragmentizohet partia sepse punohet për rrëzimin e kryetarit. Mjaftojnë një palë zgjedhje të lira e të ndershme që një kryetar nëse nuk fiton të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe nëse je vetë në qeveri dhe humb zgjedhjet, qoftë dhe jo të lira e të ndershme, atëherë duhet të largohesh.

Damkën këtyre zgjedhjeve ja kanë vendosur shqiptarët. Nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, padiskutim që do të kisha dhënë dorëheqjen. Por në kushtet e masakrës beteja do të shkojë deri në fund.

Continue Reading

Lajme

Kush është ish deputeti Pashko Ujka që mbeti i vrarë sonte dhe si u shpëtoi 2 atentateve të tjera më parë

Published

on

Pashko Ujka mbeti i vrare mbrëmjen e sotme pas një atentati pranë shtëpisë së tij ku u qëllua me armë zjarri silenciator pranë shtëpisë së tij. Burime bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.

Kush është Pashko Ujka

Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka shkoi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.

Në vitin 2009 ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Ai ka qenë shënjestër e atentateve dhe dy herë të tjera.

Continue Reading

Lajme

Atentati, ndërron jetë në spital ish-kryetari i Komunës Velipojë

Published

on

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve ish-kreu i Komunës Velipojë Pashko Ujka.

64-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ai u qëllua me silenciator mbrëmjen e sotme në një atentat pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Dyshimet e para flasin për konflikte të mëparshme që Ujka mund të ketë pasur gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë. Sidoqoftë është ende herët për të dalë në konkluzione.

Continue Reading

Aktuale