Connect with us

Lajme

Njihuni me deputetët pronarë të vilave më të shtrenjta në Shqipëri

Published

on

Në prag të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, shpresa e fundit për shkat.ërrimin e ma.fies politike të Tiranës dhe për mbylljen e tranzicionit, po u kujtojmë edhe një herë shqiptarëve vlerën e vilave të politikanëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për vlerën që ata vetë kanë deklaruar si dhe për disa prej vilave të tyre, pasi politikanët e Tiranës kanë mesatarisht 7-8 banesa secili.

Shumica prej tyre nuk kanë asnjë biznes, por si të ardhura të ligjshme kanë vetëm pagat në shtet, të cilat nuk mjaftojnë jo për të blerë vila, por as për të mbuluar koston e lartë të jetesës së familjeve të tyre, duke përfshirë udhëtimet, pushimet, ushqyerjen, ngrohjen, rrobat, spitalet, shkollimin etj.

Si për ironi, disa prej tyre, edhe pse kanë vila me vlerë qindra mijëra euro, kanë përfituar si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Hetimi i tyre nga SPAK-u është shumë i thjeshtë: Konfirmo në terren vlerën e vilave dhe pallateve, llogarit të ardhurat e ligjshme, zbrit koston e jetesës dhe kështu zbulohen sa para kanë vjedhur.

Politikanët me vila dhe pallate

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pallat me vlerë të papërcaktuar në Tiranë, vilë në Gjirin e Lalzit me vlerë mbi 1.5 milionë euro, apartament në Tiranë 400 mijë euro etj.

Edi Rama, shtëpi në Surrel me vlerë të deklaruar 390 milionë lekë. Sali Berisha, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit.

Lulzim Basha, vilë në Holandë shitur 231 mijë euro, apartament në Tiranë 205 mijë dollarë, apartamenti në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament në Tiranë 62 mijë dollarë etj.

Vangjush Dako, pallat në Durrës 11 kate me vlerë të papërcaktuar, apartamente etj.

Arben Ahmetaj, vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, viletë 74 m2, apartament 75 mijë USD, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, disa apartamente në Selitë etj. Ridvan Bode, vilë në Rakickë të Korçës, disa apartamente në Tiranë. Damian Gjiknuri, apartament 270 mijë euro, apartament 70 milionë lekë, apartament 28 mijë euro, apartament 26 mijë euro, dyqan 125 mijë euro.

Anastas Angjeli, vilë me sipërfaqe 589 m2 110 milionë lekë, apartament me vlerë 330 mijë dollarë në SHBA, apartament në Sarandë, dyqan. 99 m2 në Sarandë etj. Bledi Çuçi, apartament 90 mijë euro, apartament 78 mijë euro, garazh 23 mijë euro, apartament 80 milionë lekë etj.

Fatmir Mediu, vilë në Golem. Genc Ruli, vilë në Qerret, 60 milionë lekë. Genc Pollo, vilë në Qerret, Kavajë, 70 mijë euro. Petrit Vasili, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit.

Edmond Haxhinasto, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit. Myqerem Tafaj, vilë te Gjiri i Lalëzit. Arben Imami, apartament në Qerret, Kavajë. Edmond Panariti, 2 apartamente në Kavajë.

Majlinda Bregu, shtëpi druri në Ishull Lezhë Aldo Bumçi, apartament në Golem, Kavajë. Vangjel Tavo, shtëpi në Pire të Greqisë. Milena Harito, shtëpi në Paris. Lindita Nikolla, vilë 1.1 milionë USD, të padeklaruar, pallat në ndërtim në zonën “Ali Demi”. Xhelal Mziu, vilë.

Eduard Ndocaj, shtëpi private në Sarandë 100 mijë euro, apartament në Tiranë 496 mijë euro, apartament në Itali 650 mijë euro, apartament 100 m2 dhe truall 2 000 m2, në Itali, apartament në Milano, 300 000 mijë euro, 14 apartamente në Shëngjin, dy dyqane në Lezhë, apartament në Lezhë etj. Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, pronar i 45 apartamenteve në Lezhë, pronar i 37 bodrumeve në Shëngjin, apartament në Pogradec, 78 milionë lekë etj.

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë Pukë, shtëpie në Pukë, shtëpie banimi 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, shtëpi dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, në Xhafzotaj, Durrës, 300 mijë euro, shtëpie banimi 88 mijë euro, 2 apartamente me sipërfaqe 86 mijë euro, garazh 11 250 euro, 2 apartament në Tiranë 90 mijë euro, magazine frigorifer 1.4 milionë euro, impiant për nxjerrje mermeri 1.8 milionë euro, Hotel-Turizmin në Pukë, vlera 1.6 milionë euro etj.

Fiqiri Ismaili, vilë në Vorë 760 milionë lekë, apartament 177 m2 në Tiranë, apartament 106 m2 Tiranë, apartament 145 në Tiranë, dyqan 170 m2 në Tiranë, bodrum 120 m2 në Tiranë, apartament 88 m2 në Kavajë, apartament 40 m2, në Kavajë etj.

Majlinda Bufi, tetë apartamente në lagjen Apolonia Fier, godinë 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe 574.2 m2 në Roskovec, ndërtesë 390 mijë euro, lokal 366 mijë euro, apartament banimi 90 milionë lekë, dyqan 55 milionë lekë etj./Pamfleti

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore

Published

on

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në “Kallxo Përnime”.

Bislimi tha se Odaloviq ishte në listën e zezë të BE-së.

“Si duket në BE ka pasur një vakuum të madh informativ mbi të kaluarën e z. Odaloviq. Përfaqësuesit dhe negociuesit e Bashkimit Evropian as nuk kanë qenë të informuar që në vitin 2000 vetë Bashkimi Evropian e ka vendosur z. Odaloviq në listën e kuqe të personave apo të zezë, të personave që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe disa pretendime të tjera që, sipas tij, Odaloviqin e bëjnë jokredibil për të qenë pjesë e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kanë qenë të informuar mbi funksionet që ka qenë z. Odaloviq në vitet 1997-1999, nuk kanë qenë të informuar për faktin se z. Odaloviq ka qenë në listën e hetimeve nga administrata ndërkombëtare në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe arsyet që kanë çu në pushimin e hetimeve ndaj tij. Nuk kanë qenë të informuar edhe me manipulimet e tokave që Odaloviq i ka bërë”, vlerësoi Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, i njëjti nuk ka hyrë asnjëherë në takimet mes dy shteteve në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nuk i fton individët, i fton palët. BE e fton vetëm Petkoviqin, ai e cakton ekipin e tij. Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore”, deklaroi ai.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Aktuale