Connect with us

Lajme

Janë arrestuar katër persona për kokainën e kapur në Krushopek (FOTO)

Published

on

Kokaina e konfiskuar në Krushopek, pjesë e një sasie më të madhe me destinacion final vendin tonë, deri më tani janë arrestuar katër persona 

 

Një kilogram kokainë është konfiskuar, e cila ka qenë pjesë e një sasie të madhe të drogës, destinacioni final i të cilit ka qenë vendi ynë, janë arrestuar katër persona, hapja e hetimit financiar për personin juridik në hapësirat e së cilit është gjetur droga, hetim për involvimin eventual të personave të tjerë fizikë dhe juridikë, tani për tani janë rezultatet e aksionit të djeshëm të policisë në fshatin Krushopek të Shkupit.

Këtë sot në konferencë shtypi e dha ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili nuk deshi të thotë se për çfarë sasie të drogës bëhet fjalë, duke e pasur parasysh atë që disa media dolën me shkrime se dërgesa e përgjithshme ka pasur 1,3 tonë kokainë, duke theksuar se për momentin në interes të hetimit nuk mund të tregojë zyrtarisht të dhëna të tilla, por përmendi se bëhet fjalë për “sasi shumë shumë të madhe”.

Ai theksoi se droga ka qenë me origjinë nga Kolumbia, ndërsa kokaina është gjetur në një depo për fruta të personit juridik Baneks kompani SHPKNJP.

Operacioni është zbatuar nga 17 deri më 19 shkurt, ndërsa deri mbrëmë vonë Njësiti për Operacione Speciale ka kryer bastisje në depon e Baneks kompani SHPKNJP, e cila 120 herë ka bërë importimin e frutave në pjesën më të madhe nga Kolumbia, ndërsa në sasi më të vogël edhe nga Ekuadori.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Njësiti për tregti të palejuar me drogë në periudhën prej më 17 deri më 19 shkurt 2020 në koordinim me prokurorin publik të PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në të cilin janë përfshirë më shumë vende ka realizuar aksion për tregti të palejuar me drogë, me ç’rast në fshatin Krushopek të Shkupit u konfiskua një kilogram kokainë, që është pjesë e një sasie më të madhe, i cili duhej të përfundonte në shtetin tonë”, tha Çulev.

Rreth orës nëntë mbrëmë në vendkalimin kufitar Qafthanë – Strugë është evidentuar një automjet motorik transportues Iveko dhe rimorkio, i drejtuar nga 31-vjeçari J.K. shtetas i Malit të Zi, i cili pas përfundimit të formaliteteve doganore është nisur drejt Krushopekut. Policia me urdhër të siguruar paraprak ka kryer bastisje në depon për fruta dhe në momentin e ardhjes së kamionit atje ka qenë J.E. (22) djali i pronarit të personit juridik, i cili është pranuesi final i mallit dhe R.I. (51), i cili ka qenë i punësuar në depo dhe ka kryer shkarkimin e mallit. Pronari dyzet e shtatëvjeçar S.E. nga Shkupi në ndërkohë kishte ardhur tek personi juridik. Të gjithë ata janë privuar nga liria dhe janë në stacion policor, ndërsa sot do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Pas bastisjes së kryer në njërën prej paketave është gjetur një paketim drejtkëndësh me materie të bardhë, i ngjitur me shirit të gjelbër”, tha Çulev dhe shtoi se në operacion janë marrë telefona celularë, rreth tre mijë euro, 700 dollarë dhe 188 mijë denarë, automjeti motorik Iveko, së bashku me 98 paketa banane, dokumentacioni, pajisjet teknike”, tha Çulev.

Theksoi se këtyre ditëve MPB do të ndërmarrë masa më të mëdha për njoftimin e vendeve përmes të cilave ka kaluar transporti, ndërsa përveç aktivistëve ndërkombëtarë MPB do të ndërmarrë edhe aktivitete për personat e tjerë fizikë dhe juridikë të cilët eventualisht janë në korrelacion me këtë person juridik. Ai shtoi se gjatë ditës do të ketë edhe hetim financiar ndaj personit juridik.

Operacioni, e përsëriti Çulev është ndërkombëtar, por ai nuk deshi të përmendë shtete konkrete të cilat janë të përfshira në operacion për shkak të mbrojtjes së hetimit.

 

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Aktuale