Connect with us

Bota

Dy persona e humbën jetën në një fatkeqësi zinxhirore të rreth 200 automjeteve në Kanada (VIDEO)

Published

on

Dy persona e humbën jetën, ndërsa 90 janë lënduar në fatkeqësinë e djeshme zinxhirore të rreth 200 automjeteve në rajonin e qytetit La Preri, në jug të Montrealit, kumtoi policia kanadeze.

Autoritetet shëndetësore kumtuan se 60 njerëz janë lënduar më lehtë, ndërsa 30 janë me lëndime më serioze. Policia konfirmoi se dy të vdekurit ndodheshin në një automjet të njejtë.

Ministri i Transportit i provincës Kuebek, Fransoa Bonardel deklaroi se shkak i fatkeqësisë është era e fuqishme me borë e cila shkaktoi dukshmëri të zvogëluar.

Sipas mediumeve lokale, në mesin e automjeteve ka pasur dhjetë kamionë, një transportues me derivate, një autobus udhëtarësh dhe disa të tjerë shkollorë. Në vendin e incidentit menjëherë janë dërguar dhjetëra auto ambulanca dhe automjete zjarrfikëse.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale