Connect with us

Maqedonia e Veriut

Telekomi i Maqedonisë: Janë ndërmarrë masa sigurie për thirrjet prej destinacioneve të panjohura

Published

on

Telekomi i Maqedonisë informon se pas thirrjeve të regjistruara gjatë ditës prej destinacioneve të panjohura drejtë shfrytëzuesve të tyre, që kanë pasur për qëllim gjenerimin të panevojshëm të thirrjeve, menjëherë kanë ndërmarrë masa të sigurisë, i kanë bllokuar numrat e panjohur dhe e kanë parandaluan thirrjen në këto destinacione. Apelon që shfrytëzuesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos u përgjigjen thirrjeve të humbura nga numrat e panjohur në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet dhe shpenzimet shtesë të paparashikuara.

“Telekomi i Maqedonisë e informon opinion se gjatë ditës së sotme janë regjistruar thirrje prej destinacioneve të panjohura ndaj shfrytëzuesve tanë qëllimi i të cilëve është të gjenerohet trafik i panevojshëm. Që t’i mbrojmë shfrytëzuesit prej shpenzimeve të panevojshme, kompania menjëherë ndërmor masa sigurie, i bllokoi numrat e panjohur dhe e pamundësoi thirrjet në këto destinacione. Apelojë që shfrytëzuesit vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të mos përgjigjen në thirrjet e humbura prej numrave të panjohur, me qëllim të shmangen keqpërdorime dhe shpenzime shtesë të paparashikuara”, kumtoi Telekomi i Maqedonisë.

Një numër i madhe qytetarësh, në rrjetet sociale dhe te operatorët, informojnë për thirrje telefonike prej numrave të panjohur të huaj.

Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijovski paraprakisht  deklaroi se operatorët telekomunikues do t’i bllokojnë numrat prej të cilave ndaj shfrytëzuesve vendorë nga sot paradite ka numër të madh të thirrjeve të paidentifikuara nga jashtë.

Në ndërkohë, siç këshillon, qytetarët nuk duhet t’u përgjigjen thirrjeve të tilla që janë të regjistruar prej shfrytëzuesve të dy operatorëve celularë Makedonski Telekom dhe A1.

AEK siç paralajmëroi do të mbajnë takim me operatorët celularë, si dhe se së shpejti në ueb faqen-së do të publikohet kumtesë me udhëzime konkrete.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale