Connect with us

Rajon

Pse po armatoset Serbia?

Published

on

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, ka munguar.

Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.

Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiq, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë.

“Autoritetet në Beograd kanë nevojë për dukje para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Ndoshta për momentin nuk kanë nevojë për këtë formë marketingu”, thotë Radiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë

“Kontrata për ‘Pancir S1’ është komerciale. Kemi paguar dhe duhet ta fitojmë këtë sistem për modernizimin e ushtrisë sonë. Kjo është në rregull, por kjo paguhet me para të popullit”, thotë Radiq.

Vizita e ministrit rus të Mbrojtjes në Serbi dhe takimet e tij me zyrtarët në Beograd, në të cilat është thënë se Serbia dhe Rusia “do të forcojnë më tej” bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, kanë aktualizuar çështjen e blerjes së armëve ruse nga Serbia, por edhe vetë armatosjen e Serbisë dhe mjetet e saj për mbrojtje.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), këto mjete në vitin 2019 janë rritur për 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë.

Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit evropian.

Investimet në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari dhe në Sllovaki po ashtu janë rritur për më shumë se 20 për qind.

Buxheti i Serbisë për vitin aktual, 2020, parashikon ulje të këtyre shpenzimeve.

Fondet, siç shpjegohet, do të shpenzohen në prokurimin e pajisjeve për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, si dhe për riparimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Trendi i rritjes së shpenzimeve të Serbisë në mbrojtje është vërejtur qysh në vitin 2016, thotë për Radion Evropa e Lirë Katarina Gjokiq, studiuese në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd.

“Kjo nuk do të thotë patjetër se janë identifikuar sfida apo kërcënime, por është e njohur nevoja për modernizim të ushtrisë. Në anën tjetër, i gjithë rrëfimi për garën në armatim është pak i ekzagjeruar… Të gjitha vendet i kanë arsyet e veta që blejnë sasi të caktuara armësh”, thotë Gjokiq.

Edhe Radiq konsideron se ushtria serbe ka nevojë për modernizim, por thotë se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë këtë çështje për qëllime politike.

“Modernizimi i Ushtrisë së Serbisë është i domosdoshëm. Shumica e armëve janë një trashëgimi e kohës së vjetër. Shumica janë blerë në kohën e Jugosllavisë socialiste. Është e qartë se duhet investuar… Por, mendoj se qeveria aktuale po e përdor prokurimin e armëve si mjet për favore politike nga aleatët”, thotë Radiq.

Si sfidat më të mëdha në sistemin mbrojtës të Serbisë, raporti vjetor i IISS-it përmend mungesën e fuqisë njerëzore dhe dobësitë në kapacitetet ekzistuese.

Vuçiq, në dhjetor të vitit të kaluar, ka paralajmëruar se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se do të bëjë “reforma shtesë në ushtri”.

Këtë veprim, Katarina Gjokiq e sheh si pozitiv, sepse, siç thotë ajo, problemi më i madh në sistemin e mbrojtjes në Serbi është mungesa e fuqisë njerëzore dhe pozicioni i ushtrisë në përgjithësi.

“Ka informacione se po punohet për zgjidhjen e problemit. Para disa ditësh janë punësuar përgjithmonë 78 nënoficerë, që kanë qenë të punësuar për një kohë të caktuar”, thotë Gjokiq.

Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29.

Katër avionë të këtij lloji i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia.

Marrëveshje për mirëmbajtje është arritur për 14 avionë, ndërsa sistemi raketor Pancir S1 është blerë në kuadër të një marrëveshjeje të vitit 2019 me Rusinë.

Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “BRDM2”. Me këtë marrëveshje për donacion parashihet që nga Rusia në Serbi të arrijnë edhe 30 tanke T-72.

Gjatë kësaj kohe, Serbia ka blerë nga Evropa pesë helikopterë H-145M, të cilët, sipas Vuçiqit, janë paguar nga 11 deri në 13 milionë euro për copë.

Vuçiq nuk e ka specifikuar çmimin e helikopterëve rusë.

“Çmimi për copë i shtatë helikopterëve rusë është më i madh se 10 milionë dhe më i vogël se 20 milionë”, ka thënë Vuçiq në dhjetor të vitit 2019, kur helikopterët janë shfaqur në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Institucionet nuk kanë dhënë kurrë përgjigje konkrete se sa paguan Serbia për pajisjet ushtarake nga Rusia dhe sa vlejnë donacionet ruse për Ushtrinë e Serbisë.

“Shteti i Serbisë aktualisht po trajtohet si pronë private. Kemi një situatë shumë të pazakonshme, e cila devijon shumë nga praktika në Evropë. Kjo është një fshehje e çdo gjëje që ndodh në lidhje me blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, përveç në disa raste kur dikujt i duket simpatike për mediat”, thotë Radiq.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk u është përgjigjur ende pyetjeve për këtë çështje, që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ia ka dërguar qysh në gusht të vitit 2019.

Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington.

Në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

“Ekziston një dozë shqetësimi për vendosjen e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të blejë sisteme specifike ruse. Kjo do të çonte kah vendosja e sanksioneve të caktuara. Shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar atëbotë Palmer.

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012./REL

Continue Reading

Lajme

U futën në zonë ushtarake të palejuar, arrestohet çifti grek në Turqi

Published

on

Një çift nga Greqia është arrestuar në kufirin me Turqinë. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për oficerin e policisë Manolis Valasoudis dhe për Athena Tziaka e cila punon në kabinat e pagesës në autostradën e Egnatias.

Çifti kishin shkuar në Edirne ditën e djeshme për shopping, por ndërsa kalonin në doganën e Kastaias në rrethana ende të panjohura thuhet se ata kaluan në një zonë ushtarake të ndaluar dhe u arrestuan nga ushtria turke.

Humbjen e Athena Tziaka-s e raportoi vëllai i saj i cili ka treguar se që nga mëngjesi ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi i saj i shkurtër për në Edirne dhe nuk kishte pasur më kontaktet me familjen.

Autoritetet e policisë greke kontaktuan më pas autoritetet turke dhe u njoftuan se çifti mbahej në komisariatin e Edrenes Sipas informacioneve babai i Dimitris Tziakas ishte arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet turke se dyshohet se kishte hyrë ilegalisht si peshkatar në ujërat turke.

Më pas ai u la i lirë, u kthye në Greqi me anijen e tij të peshkimit dhe u procedua gabimisht nga prokuroria greke për largim të paligjshëm jashtë vendit. Ngjarja ka ndodhur më 14 maj 2015. Në gjykimin që pasoi ai u shpall i pafajshëm.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet polici grek në Turqi, lajmi u zbulua pasi nuk ishte paraqitur në punë

Published

on

Një polic grek është arrestuar në Turqi nga autoritetet gjatë një udhëtimi në shtetin turk. Mediat greke raportojnë se arrestimi i policit nga pala turke u mësua pasi nuk ishte paraqitur në punë.

Nuk dihet ende vendi i saktë se ku është arrestuar.

E përditshmja “Kathimerini” raporton se informacione jo zyrtare bëjnë të ditur se polici grek dyshohet se kishte hyrë në një zonë ushtarake turke. Ai kishte udhëtuar drejt fshatit kufitar Kipi në rajonin verilindor të Evros dhe më pas vazhdoi drejt Turqisë.

Ministria e Jashtme greke ka kërkuar informacion zyrtar për ngjarjen nga autoritetet turke. /tvklan.al

Continue Reading

Lajme

Hapja e Zvicrës për punëtorë kroatë, ka gëzuar edhe mbi 30 mijë shqiptarë në Kroaci

Published

on

Kroatët mund të vijnë lirisht në Zvicër për të punuar nga viti 2022 (Les Croates peuvent librement venir en Suisse pour travailler dès 2022) ishte ky nje lajm i mirëpritur ne Kroaci, vend ky i cili po ashtu po ballfaqohet me kriza dhe me nje papunesi të madhe. Këtij lajmi nuk ju gezuar vetem kroatet, por edhe mijera shqiptare ne Kroaci. Sipas gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch, aktualisht ne Kroaci jetojne dhe veprojne mbi 30 mije shqiptare, kryesisht kosovarë, shumica e tyre posedojne pasaporta kroate.

Vitin e ardhshem pritet të arrijne ne Zvicër edhe mbi 10 mije shqiptare nga Kroacia me pasapoporta kroate

Zvicra do të jetë në gjendje të përdorë klauzolën mbrojtëse nëse imigrimi i punëtorëve kroatë duhet të kalojë një prag të caktuar. Mund të kufizojë numrin e tyre nga 1 janari 2023 dhe më së voni deri në fund të vitit 2026. Në fund të vitit 2020, 28’324 Corates banonin në Zvicër. Kjo përfaqëson 1.9% të të gjithë shtetasve të BE-së dhe EFTA-s në Zvicër.

Nuk ka më një çekuilibër të dukshëm në tregun e punës. Kështu, punëtorët kroatë do të jenë të barabartë me ata nga vendet e tjera anëtare të BE-së ose të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kjo iniciative kishet nisur qysh ne vitin 2019 kur ne Berne u gjend presidnta e Kroacise znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç. Si pjesë e një vizite dy-ditore në Zvicër, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç para dy vitesh ishte takuar me Presidentin Ueli Mauerer për të rënë dakord mbi punën për barazimin e statusit të punëtorëve kroatë në Zvicër me shtetasit e tjerë të vendeve anëtare të BE.

Vendimi ishte marrë tashmë nga Këshilli Federal në mbledhjen e 1 tetorit te ektij viti dhe ishte shpallur në fund të tetorit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin. Delegacioni zviceran e informoi zyrtarisht BE-në në takimin e 24-të të Komitetit të Përbashkët Zviceran të Bashkimit Evropian lidhur me marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave.

Zvicra ka një Marrëveshje për Lëvizjen e Lirë të Personave të nënshkruar me 15 vendet e atëhershme të BE-së më 1 qershor 2002, e cila ndryshohet nga një protokoll me çdo zgjerim.

Kështu, vendi ishte i detyruar të nënshkruante protokollin kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013, por refuzoi ta bënte këtë pas një referendumi të vitit 2014, në të cilin zviceranët votuan për futjen e kuotave për punëtorët nga Bashkimi Evropian.

Berna vendosi përfundimisht në dhjetor 2016 të ratifikojë Protokollin III, i cili zgjeroi marrëveshjen për lirinë e lëvizjes midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian për qytetarët kroatë dhe hyri në fuqi më 1 janar 2017.

Ish-presidenti zviceran Maurer atebotre kihste vuri në dukje se, nëse merren parasysh të gjitha periudhat kalimtare, qytetarët kroatë do të mund të punojnë lirisht në Zvicër vetëm në vitin 2027. Por përveç reduktimit të këtij afati me tre vjet e gjysmë, një zgjatje e re mund të hiqet.

Gazeta zvicerane en shipa Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve zyratre te Bernës (OFS) ka mesuar se shtetasit e huaj aktualisht përbëjnë 25 për qind të popullsisë së vendit. Kroatët përbëjnë 2.2 për qind të popullsisë së saj, me rreth 31,000 qytetarë. Nëse kësaj i shtohet edhe popullsia me shtetësi të dyfishtë, ky numër rritet në mes 70 dhe 80 mijë.

Ndyrshe, Vitin e ardhshem pritet të arrijne ne Zvicër edhe mbi 10 mije shqiptare nga Kroacia me pasapoporta kroate. Këtij lajmi nuk ju gezuar vetem kroatet, por edhe mijera shqiptare ne Kroaci. Sipas gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch, aktualisht ne Kroaci jetojne dhe veprojne mbi 30 mije shiqptare, kresisht kosovarë, por edhe shqiptare tjere të debuar nga Serbia dhe Maqedoni te clet aktulaisht punojne ne bregdetin kroatë, ku shumica e tyre posedojne pasaporta kroate.

Kracia sa i duan zviceran po aq sa edhe shiptarët!

Në luftën e Kroacisë përballë Serbisë, mijëra shqiptarë veshën uniformën e ushtrisë kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë luftuan përkrahë forcave kroate, nga të cilët 86 ranë dëshmorë, 500 të plagosur, ndërsa mbi 40 akoma rezultojnë të zhdukur. Kjo shoqatë çdo vit me nderime të larta duke përfshirë edhe autoritetet shtetërore kroate përkujtojnë luftën e viteve 1991-1995 për çlirimin e vendit.

Continue Reading

Aktuale