Connect with us

Shëndeti

Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë as dhjetë pompa më të rrezikuar prej sulmit në zemër

Published

on

Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë dhjetë pompa janë shumë më tepër në rrezik nga sulmi në zemër dhe sëmundjet e zemrës, thotë hulumtimi i ri.

Personat të cilët mund t’i bëjnë më shumë se 40 pompa ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare me 97 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme të jetës së tyre, thotë ekipi i ekspertëve nga Universiteti i Harvardit.

Megjithatë, mundësia për t’i bërë në mes 21 dhe 30 pompa do të thotë se meshkujt janë të ekspozuar ndaj çerekut të rrezikut të sëmundjeve si sëmundja e arterieve koronare ose dështimi i zemrës. Megjithatë, këto sëmundje dhe sulmi në zemër i kërcënojnë ata që nuk mund t’i bëjnë të paktën dhjetë pompa.

Ekspertët shpjegojnë se pompat janë një parashikues më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës se sa standardi i përcaktuar i fitnesit si vrapimi.

“Gjetjet tona janë dëshmi se pompat mund të jenë një metodë e lehtë dhe falas që mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis. Është befasuese që aftësia për të bërë pompa është shumë më e lidhur me vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare sesa testi në shiritin për vrapim”, tha Justin Yang, profesor i Harvardit.

Hulumtimi u krye në më shumë se 1,000 të anketuar, zjarrfikës amerikanë në të dyzetat e tyre.

Edhe pse hulumtuesit u përshtatën me grupmoshat dhe peshat e ndryshme të zjarrfikësve, ata ishin në gjendje ta gjejnë një lidhje midis kryerjes së më shumë pompave dhe shëndetit afatgjatë.

Ky është studimi i parë i cili tregon se pompat mund të jenë një test efektiv për rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve kardiovaskulare, por ekspertët e pavarur paralajmërojnë se analizat e ngjashme duhet të kryhen me grupe të tjera të njerëzve të cilët janë më pak aktivë, si dhe me femrat.

Continue Reading

Shëndeti

Varianti i ri i Covid mund t’i bëjë vaksinat 40% më pak efektive

Published

on

Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid ngriti një alarm ditën e sotme për variantin e ri të Covid, i cilësuar edhe si i keqi i parë deri tani se do t’i bëjë vaksinat të paktën 40 për qind më pak efektive.

Fluturimet janë ndaluar nga Afrika e Jugut dhe pesë vende të tjera. Ekspertët shpjeguan më herët se si varianti B.1.1.529 ka më shumë se 30 mutacione, dy herë më shumë se Delta dhe mund të jetë më rezistent ndaj goditjeve dhe më i transmetueshëm se çdo version para tij.

“Shkencëtarët tanë janë thellësisht të shqetësuar për këtë variant. Unë jam i shqetësuar, sigurisht, kjo është një nga arsyet që ne kemi ndërmarrë këtë veprim sot. Me aq informacion sa kemi për këtë variant mund të themi se mund të jetë më i transmetueshëm se varianti Delta dhe vaksinat që kemi aktualisht mund të jenë më pak efektive kundër tij,” tha Sekretari.

Varianti, i cili mund të quhet ‘Nu’ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditët në vijim, ka shkaktuar një rritje “eksponenciale” të infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe tashmë është përhapur në tre vende, përfshirë Hong Kongun dhe Botsvanën, ku besohet të ketë dalë.

Continue Reading

Shëndeti

Sahin: BioNTech tani e fokusuar tek trajtimi i kancerit

Published

on

Objektivi i tyre ishte të gjenin një kurë për të luftuar kancerin, por aktualisht, e gjithë bota e njeh këtë kompani për zhvillimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit. Themeluesit e kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, tashmë e kanë përqendruar vëmendjen tek gjetja e një kure për kancerin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dilge Timocin, bisedoi me zotin Ugur Sahin rreth përpjekjeve të kompanisë për të gjetur një kurë kundër kancerit.

Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci hynë në histori duke zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit. Aktualisht, kompania e tyre BioNTech po rikthet tek objektivi i mëparshëm, për të gjetur një kurë kundër kancerit.

Zoti Sahin, i cili mori pjesë në një takim shkencor për kancerin në kryeqytetin amerikan, thotë se synon të bashkojë teknologjinë mRNA me terapinë CAR T-Cell, që zakonisht përdoret për të trajtuar disa lloje kanceresh në gjak.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ai thotë se qëllimi i kompanisë BioNTech është bashkimi i këtyre dy teknologjive për të krijuar një kurë që lufton tumoret.

“Ende nuk ka prova të shumta që qelizat CAR T funksionojnë ndaj tumoreve. Por ne besojmë se kombinimi i objektivit të duhur plus vaksina, mund të ndihmojnë për të tejkaluar këtë kufizim.”

Terapia CAR T kërkon heqjen e qelizave T nga pacientët, modifikimin gjenetik të tyre për të sulmuar kancerin dhe më pas rifutjen e tyre tek pacienti për të sulmuar tumorin.

Zoti Sahin thotë se është përqendruar tek proteina Claudin-6 dhe se po vazhdon hulumtimet për të bashkuar terapinë CAR T me një vaksinë për të rritur aftësitë e trupit për të prodhuar qeliza CAR T dhe zgjatur afatin kohor që ato sulmojnë kancerin në trup.

“Claudin-6 gjendet në qelizat tumorale. Përmes CAR T synohet që receptorët të zbulojnë Claudin-6 dhe të asgjesojnë qelizat tumorale. Nëse qelizat CAR T injektohen, ato i njohin dhe i asgjesojnë qelizat tumorale, por pas një kohe ato ndalojnë së funksionuari.”

Efekti anësor i terapisë me qeliza CAR T, thonë ekspertët, është se mund të prodhojë toksicitet dhe mund të shkaktojë inflamacion të rëndë dhe enjtje të trurit, çfarë mund të jetë fatale.

Hulumtuesit thonë se në qelizat e shëndetshme, mungesa e proteinës Claudin-6, ku është e përqendruar edhe puna e kompanisë BionNTech, duket se ul rrezikun.

“Hulumtimet tona tregojnë se është ende herët dhe se ky lloj trajtimi duket të jetë i sigurt. Në provat klinike kemi vënë re tkurrjen e tumoreve, një shenjë premtuese”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Sahin.

Ai shton se synimi nuk është vetëm zvogëlimi i tumorit, por që të mos kthehet më. Në provat klinike, thotë ai, marrin pjesë 20 deri 25 pacientë. Përzgjedhja e tyre varet nëse në qelizat tumoriale vërehet proteina Claudin-6.

“Në provat klinike kemi pacientë që vuajnë nga kanceri i vezoreve, i mitrës,ose organeve gjenitale. Dhe po përfshijmë edhe pacientë me një lloj të rrallë kanceri gjiri dhe lloje të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Ugur Sahin.

Në takimet vjetore të Shoqatës për Imunoterapinë e Kancerit në Uashington, zoti Ugur Sahin prezantoi disa të dhëna paraprake nga studimet klinike.

Sipas zotit Sahin, zakonisht duhen tre deri katër vjet para se trajtimi të marrë miratimin për përdorim të gjerë. Në shtetet e Bashkuara terapia me qelizën CAR T kushton afro 400 mijë dollarë. Ende nuk mund të parashikohet sa mund të kushtojë terapia e re nga kompania BioNTech nëse miratohet në të ardhmen./VOA/

Continue Reading

Shëndeti

Identifikohet rasti i parë me variantin Covid-HIV Aids në Europë

Published

on

Është shënuar rasti i parë i variantit Covid-HIV Aids në Europë. Bëhet fjalë për një grua belge, e cila zhvilloi simptoma të lehta të ngjashme me gripin 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Sipas informacioneve deri më tani, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka shfaqur simptoma. Gjithashtu, sipas mjekëve pacientja kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit.

Shkencëtarët deri më tani kanë zbuluar variantin B.1.1.529 në një numër relativisht të vogël në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong, por janë të shqetësuar për numrin e madh të mutacioneve që mund ti shpëtojnë vaksinave.

Drejtori i Qendrës Epidemike të Afrikës së Jugut, Tulio de Oliveira , tha për Financial Times se ai ishte “i shqetësuar” dhe kishte diskutuar rreth variantit më të ri me zyrtarët e OBSH-së. Ai vlerësoi se rreth 90% e rasteve të reja në rajonin Gauteng të Afrikës së Jugut, që përfshin Johannesburgun, u shkaktuan nga varianti i ri.

Continue Reading

Aktuale