Connect with us

Foto

Historia e gripit spanjoll, sëmundjes më shkatërrimtare të shekullit të kaluar

Published

on

Gripi spanjoll.

Përfundimi e Luftës së Parë Botërore u prit me entuziazëm tek njerëzit. Por, festimet e pas luftës u ndërprenë shpejt nga një sulm i vrullshëm i një sëmundjeje shkatërrimtare: gripi spanjoll.

Në verë të vitit 1918 pati një valë shumë më vitulante të virusit gripal sesa mund të ishte parashikuar. Shtypi spanjoll nuk ishte i censuruar për shkak se Spanja qëndroi neutrale në lidhje me Luftën e Parë Botërore dhe do të ishte pikërisht media spanjolle që raportoi e para mbi këtë virus që po përhapej me shpejtësi. Duke qenë se për virusin influenza flitej hapur vetëm në Spanjë filloi të dyshohej si “gripi spanjoll”. Megjithatë origjina e hershme e këtij virusi mbetet ende një mister.

Në vitin 1920 ka qenë përllogaritur se nga ky grip kanë vdekur rreth 20 milion njerëz, ndërsa në fund të shekullit XX mendohej se kishin vdekur rreth 25 milionë. Por, puna e bashkuar e historianëve dhe shkencëtarëve në shekullin XXI solli një shifër tjetër të frikshme dhe për këtë ka një konsensus të gjerë të studiuesve: gripi spanjoll vrau rreth 50-100 milionë njerëz. Mendohet se një e treta ose një e katërta e popullsisë botërore ka qenë prekur nga ky virus i cili vrau shumë më shumë njerëz sesa vetë Lufta e Parë Botërore. Gripi spanjoll ka vrarë në fakt, më shumë njerëz në vetëm 25 javët e para se ç’ka vrarë HIV/AIDS në 25 vite.

Për këtë virus ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe sot. Por, është pothuajse e sigurtë se fillimisht ka qenë një grip shpendësh. Gjithashtu dihet se një grip i tillë ose i ngjashëm me të ishte edhe te derrat. Mendohet se njerëzit që punonin nga afër me shpendët ose derrat mund të kenë qenë të infektuarit e parë.

Ajo që e bën më të frikshëm dhe më të çuditshëm është se ky virus prekte moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç, diçka tejet e pazakontë për një epidemi ose pandemi gripale. Është e zakonshme për viruset e shpendëve dhe ato pandemike të replikohen thellë në mushkëritë tona dhe kur qelizat e hetojnë, sistemi imunitar përgjigjet ashpër. Dhe kjo çon në një fluks të madh qelizash të bardha dhe lëngjesh në mushkëri të cilat kufizojnë hapësirën për ajrin që thithin. Ka mundësi që të ketë qenë pikërisht përgjigja e ashpër e sistemit imunitar që sillte vdekjen e pashmangshme të atij që infektohej.

Sidoqoftë, pyetjet e mëdha që shtrojnë shkencëtarët janë: si mundet që një virus të përshtatet nga një specie në një specie tjetër, p.sh nga shpendët te njeriu? Dhe si mundet pastaj që virusi të përshtatet brenda njeriut dhe të ndalojë së qenuri virus shpendësh ose derrash dhe të bëhet virus njeriu e të arrijë të transmetohet nga njeriu tek njeriu? Pikërisht evolucionin e shpejtë të viruseve po mundohet që të kuptojnë dhe parashikojnë shkencëtarët në mënyrë që të arrijnë të bëjnë vaksina parandaluese.

Marrë nga faqja Skeptik.

Referenca:

Bazuar mbi dokumentarin e shkurtër “spanish flu: a warning from history” nga Universiteti Cambridge.

Burim informacioni

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Foto

Nuk është vepër arti, por një rrugë e ‘arnuar’ në Kroaci (FOTO)

Published

on

By

Një ngjarje mjaft interesante vjen nga Kroacia. Rruga shtetërore D2 në pjesën nga Vukovar në Ilok është rregulluar aq shumë herë sa është e vështirë të gjesh një copë asfalti origjinal.Pra këto janë foto nga rruga shtetërore D2 në seksionin Vukovar – Ilok.

Edhe pse duket si një skenë nga një film rumun ose një fotomontazh, ky është me të vërtetë një realitet.Është e pamundur të numrosh vrimat dhe copëzat e shtruara më vonë dhe është vërtet e vështirë të vlerësosh se ku është asfalti i vërtetë i shtruar më herët dhe ku janë pjesët e reja të shtruara tashmë së fundmi.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale