Connect with us

Maqedonia e Veriut

Protokolli për NATO, Dimitrov viziton Spanjën

Published

on

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme, BE dhe bashkëpunim, Arança Gonzales Laja.

Siç kumtoi MPJ, në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të gjenden çështjet për rrumbullakësimin e procesit të ratifikimit të Protokollit inkuadrues për anëtarësim të vendit tonë në NATO, nga ana e Parlamentit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendja rrjedhëse dhe perspektivat për avancim të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.

Në kuadër të vizitës në Madrid, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit spanjoll, Meriçel Batet.

Kuvendi i RMV-së për shkak të shpërndarjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare javën e kaluar para kohe e miratoi protokollin për anëtarësim të shtetit në NATO, ndërsa ratifikimi fillon të vlejë pas publikimit në “Gazetë zyrtare” pasi që parlamenti spanjoll do ta votojë si anëtarja e fundit e 29-të e NATO-s. Me atë do të rrumbullakësohet procedura dhe shteti do të bëhet anëtarja e 30-të e barabartë e Aleancës.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale