Connect with us

Lajme

Aksioni në Krushopek / Flet ministri Çulev

Published

on

Çulev e konfirmoi aksionin policor në Krushopek

Aksionin me bastisje në Krushopek për shkak të trafikimit ilegal me drogë e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili në Fejsbuk publikoi se “Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë spektër të gjerë të masave dhe aktiviteteve operative”.

“Me udhëzime nga prokurori publik dhe me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, kryhen bastisje në rajonin e fshatit Krushopek në afërsi të Shkupit për shkak të trafikimit ilegal me drogë. Gjithë kapaciteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është vendosur në në mbrojtje të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit. Kaloi koha kur udhëheqësia e lartë e MPB-së bashkëpunonte dhe i mbështeste strukturat kriminele në vend. Më shumë informacione për opinionin do të komunikojmë gjatë ditës së nesërme”, shkroi Çulev në Fejsbuk.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se për çfarë droge bëhet fjalë dhe për çfarë sasie, ndërsa sipas publikimeve në disa medie bëhet fjalë për dërgesë të madhe të kokainës që supozohej se duhej të transportohej në Slloveni. 

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale