Connect with us

Lajmet kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, vendimtare për integrimin e vendit në BE

Published

on

Pas shpërbërjes së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të dielën, i është hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të dhjetën herë me radhë që nga pavarësia e shtetit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut llogariten si shumë të rëndësishme për shkak se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimit të emrit të shtetit, e të cilat u imponuan si rrjedhojë e pakënaqësisë së opinionit pasi në tetor vendi nuk morri datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të hënën ka theksuar se mbarëvajtja e zgjedhjeve në prill është vendimtare për shtytjen e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor parti politike, anëtarë partiak, anëtarët ë Këshillave Zgjedhorë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe më e rëndësishmja, mediumet, të jenë në lartësi të detyrës, të kontribuojnë që dita e zgjedhjeve të jetë ditë solemne dhe edhe një shtojcë pozitive në Raportin për përparimin e vendit që duhet të publikohet në muajin mars, me çka do të japim kontribut të rëndësishëm në rezultatin pozitiv të Samitit në Zagreb dhe të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në”.

”Në fakt, ashtu edhe i ngjan një vendi i cili së shpejti do të bëhet anëtar i plotfuqishëm i 30-të i NATO-s.” ka theksuar Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut i cili tani është shpërbërë.

Gjatë të dielës, para shpërndarjes së Parlamentit, deputetët me dy të tretat e votave miratuan Ligjin për Prokurori Publike i cili ligj edhe pse nuk është kusht formal, por llogaritet si sinjal shumë i rëndësishëm për Brukselin që t’i caktojë datë Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

Gjatë të dielës, lideri i Lidhjes Social-demokrate Zoran Zaev tha se me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, Maqedonia e Veriut përmbyll obligimet e saj dhe tani mbetet që Brukseli të mbajë fjalën për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për drejtësi në orët e mbrëmjes së të hënës, siç ka theksuar“, për të demonstruar pritjet e qytetarëve se ligjet e miratuara si pjesë e reformave në sistemin e drejtësisë të zbatohen në mënyrë përkatëse nga institucionet”.

Përderisa, lideri i opozitës maqedonase VMRO DPMNE, Hristian Mickoski, ka theksuar se Ligji për Prokurorinë Publike është sjellë në mënyrë kriminale dhe për këtë do të japin përgjegjësi aktorët e këtij veprimi pas zgjedhjeve të 12 prillit.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se pavarësisht përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës të gjitha partitë politike si në pushtet ashtu dhe opozitë janë të kënaqur që është shpërbërë parlamenti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare që partitë të mund të matin forcat e tyre politike.

“Sigurisht se për partitë politike më e rëndësishme është se parlamenti u shpërbë dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë kjo që ndodhi në parlament sigurisht se do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë fushatës zgjedhore, mendoj procedura e miratimit të Ligjit për prokurori publike dhe ligjeve tjera që u miratuan gjatë të dielës pak minuta para shpërbërjes“.

“Pra, fushatën partitë politike do ta fokusojnë në eurointegrime dhe proceduarën për miratimin e këtyre ligjeve me dy të tretat e votave para shpërbërjes së Parlamentit”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujovski.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare zyrtarisht fillon më 23 mars edhe pse ajo jo zyrtarisht ka kohë që është duke u realizuar përmes aktiviteteve të ndryshme partiake.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale