Connect with us

Maqedonia e Veriut

Spasovski-Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO, rezultat i kritereve dhe standardeve të plotësuara

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim, Stoltenberg, të ftuarve ua tregoi vendet ku planifikohet të vendosen shenja, flamuri dhe pllakata me emrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë solemne për pranim në anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri Spasovski në takim, në të cilën mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, siç qëndron në komunikatën e Qeverisë, është falënderuar për takimin dhe për mbështetjen që NATO, anëtaret e saj dhe në veçanti sekretari i përgjithshëm Stoltenberg e dhanë gjatë periudhës së aderimit të Maqedonisë së Veriut në anëtarësim në aleancën Atlantike të Veriut.

Spasovski në takim potencoi se vendi është në implementim të përhershëm të reformave dhe se në këtë drejtim është edhe miratimi i Ligjit për prokurori publike në Kuvend, me çka janë krijuar të gjitha parakushtet për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, si përcaktim strategjik për sundimin e drejtësisë.

“Maqedonia e Veriut qëndron gjithnjë në qëndrimin për plotësim të plotë të detyrimeve nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe në mbajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe mbështetjen e vendeve fqinje, të cilat kanë qëllime të njëjta si dhe vendi ynë – anëtarësimi në BE dhe NATO”, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri Spasovski, në këtë takim gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut i ka miratuar Ligjin për mbrojtje dhe Ligjin për detyrim në armatë me çka janë kompletuar detyrimet e vendit tonë për plotësimin e obligimeve që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

Ai edhe një herë shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të presin edhe lajm të mirë nga institucionet e BE-së për fillim të bisedimeve për anëtarësim në union.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale