Connect with us

Lajmet kryesore

Rritet numri i aksidenteve nëpër rrugët e Maqedonisë

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga Bashkimi Evropian, nuk ka sistem që tregon se ku dhe pse ka më shumë aksidente rrugore. Pa të ashtuquajturin sistem KADAS vështirë se mund të zvogëlohet numri i vdekjeve nga 75 vdekje në nivel vjetor, në një milion banorë, që është për 1.5 herë më shumë se mesatarja evropiane e cila është 49 të vdekur.

Kjo bazë e të dhënave, e cila do të lidhej me MPB-në, ku ne kemi tashmë të dhëna për rrugën dhe kur kjo të azhurnohet me të dhënat e MPB-së, për numrin e aksidenteve në trafik në një pikë të veçantë, do të marrim evidencë se bëhet fjalë për një pikë të zezë”-tha Zoran Velkov, shef i Departamentit të Sigurisë Rrugore në NPRRSH.

Nëse fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE, nga ne do të kërkohet të ‘skanojmë’ rrugët. Ndërmarrja publike, Rrugët shtetërore tashmë ka një sistem për këtë qëllim, dhe rrugët e Maqedonisë kanë një vlerësim mesatar prej tre nga pesë yje. Që ndonjëra nga autostradat më të vjetra të marrë një yll shtesë, duhet të vendosen gardhe të reja mbrojtëse, sinjalizim më i mirë, asfalt i ri ose të paktën të mbyllen gropat.

Pavarësisht të gardhit plastik që do ta vendosim, apo të pastrojmë rrugët, nëse ju vozisni 200 në orë, ose nëse hapni dritaren dhe hidhni qese të tëra me pleh, ne nuk mund ta parandalojmë këtë, që rruga të jetë e sigurt ose të jetë e pastër rruga”-pohoi Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët e Shtetit”.

Përvoja evropiane thotë se 5 deri në 20 për qind e aksidenteve ndodhin për shkak të cilësisë së vetë rrugës. Në nivelin e BE-së, nga viti 2015 deri në vitin 2019 mesatarja është 49 vdekje për milion banorë. Komisioni Evropian synon të mos ketë viktima të aksidenteve rrugore në rrugët evropiane deri në vitin 2050. Në Maqedoninë e Veriut, në të njëjtën periudhë, mesatarisht 150 njerëz humbasin jetën në vit, ose janë 75 viktima në një milion banorë në vit. Në Strategjinë Kombëtare të Transportit, në vend qëllimi është të zvogëlohet numri i vdekjeve në rrugët për 50% deri në vitin 2030./ALSAT

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale