Connect with us

Maqedonia e Veriut

RMV-ja në NATO: Sfidat – Cyber sulmet dhe dezinformatat

Published

on

Do të jetë e rëndësisshme implementimi i reformave duke llogaritur edhe ato në sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë që Maqedonia e Veriut të mund t`u ofrojë ndihmë aleatëve tjerë gjatë pjesëmarrjes në misione dhe operacione të NATO-s- thotë Tanja Hartman nga Sektori për Siguri dhe Çështje Politike në NATO, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Të vazhdojnë reformat por njëkohësiht të vazhdojë edhe ballafaqimi me sfidat e Sigurisë – thotë Hartman duke shtuar se Aleanca ballafaqohet me shumë sfida sikurse janë sulmet hibride, sajber-sulmet dhe kërcënime nga vende që janë fqinjë të NATO-s. Sulmet e këtilla janë sfidat me të cilat do të duhet të përballet edhe Maqedonia e Veriut.

“Një pjesë e sfidave për të cilat shohim se duhet të përballemi janë sajber-sulmet me dezinformata dhe fushata që minojnë shoqëritë dhe institucionet tona. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë. Kjo është sfidë edhe për vendet anëtare të NATO-s, por edhe për Maqedoninë e Veriut kur ta përfundojë procesin aderues. Do të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete për t`u përgjigjur sjaber sulmeve, ta mbrojmë infrastrukturën tonë kritike, institucionet dhe shoqërinë nga dezinformatat. Këto janë fusha shumë të rëndësishme ku punojmë bashkë me Maqedoninë e Veriut.” –deklaroi Tanja Hartman. Sektori për Siguri, NATO.

Siç ka deklaruar Hartman në intervistën për Radion Evropa e Lirë, posa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare fuqiplotë, do të jetë pjeëmarrëse në të gjitha vendimet që meren në Aleancë. Maqedonia e Veriut – thotë Hartman, tashmë është pjesëmarrëse e takimeve dhe aktiviteteve të NATO-s duke llogaritur këtu dhe takimet e ministrave.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale