Connect with us

Argëtim

Profesori e ironizon, studentja zhvishet në mes të klasë

Published

on

Një studente është zh veshur dhe ka qëndruar me të br endshme gjatë kohës që po prezantonte temën e saj të diplomimit.

E gjitha kjo ndodhi si shenjë proteste ndaj komenteve të profesorit, i cili e ironizoi në lidhje me minifundin, që sipas tij ishte shumë i shkurtër.

Letitia Chai, e sapo diplomuar në Universitetin e Cornell në Ithaca të New York-ut, u filmua nga miqtë e saj dhe u transmetua live në “Facebook” gjatë momentit të zh veshjes. Letitia pretendon se këtë veprim e bëri “kundër besimeve shtypëse ndaj femrave dhe diskr iminimit”.

Studentja u shpreh se profesori i kishte thënë se veshja e saj, eksitonte meshkujt.

“Nuk dija si të vazhdoja, prandaj u zh vesha për t’u përgjigjur”, shkroi ajo në një postim në Facebook./tch

Continue Reading

Argëtim

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Published

on

By

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.

Continue Reading

Argëtim

Ndërpritet ndeshja në Angli, arbitri kishte parkuar gabim jashtë stadiumit (Foto)

Published

on

Kur thuhet se në futbollin anglez mund të ndodhë çdo gjë, me shumë mundësi nuk do ta kishit imagjinuar ajo që ka ndodhur në FA Trophy (një kupë gjysmë amatore) në finalen mes Curzon Ashton dhe Chester Fc. Ndeshja në fakt u ndërpre në minutën e 15-të të pjesës së parë, për shkak të një gabimi të gjyqtarit Simon Lucas.

Nuk është se bëhet fjalë për rishikimin e një rasti për penallti të mundshme. Arbitrit ju desh të ndërpriste ndeshjen për disa minuta për të .. lëvizur makinën e tij.

Trafiku rreth stadiumit u bllokua për shkak të një parkimi aspak të mirë nga arbitrit. Një ndalesë e shkurt dhe gjithçka u rregulla dhe ndeshja vijoi rregullisht. Rasti u bë publik nga klubi i Curzon Ashton në rrjetet sociale, ndërkohë që ishin pikërisht at që do të merrnin një fitore në shifrat 2-1 ndaj Chester FC.

Continue Reading

Argëtim

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Published

on

By

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar nga Kosova u njohën në Gjermani, u dashuruan por u desh të kalonin disa peripeci për të qenë bashkë.

Elina rrëfeu gjatë intervistës se ishin njohur në moshën 18-vjeçare dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. Por prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të kulturave të ndryshme.

“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim.”, tregoi Elina.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kanë lidhur kurorë. Nga ana tjetër, Yllzoni tregoi se prindërit e tij e kishin mirëpritur që në fillim dashurinë e tij me vajzën nga Rusia.

“Ne u takuam në vitin 2011. Në fillim i thashë nënës time. Babai ishte kundër kësaj lidhjeje sepse jemi nga kultura dhe besime të ndryshme”, deklaroi ajo.

“Ishte një jo e prerë midis shqiptarëve dhe rusëve. Por dolëm së bashku, i kërkova babait që ta takojë se është një djalë shumë i mirë. E takoi dhe në fillim tha se unë të ndaloj që të martohesh me të. Ndërkohë 10 vite më vonë, e shikon si djalin e vet.”, tha Elina. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale