Connect with us

Maqedonia e Veriut

Në “Zhvatja” do të prezantohen biseda nga USB-ja e Kiçeec

Published

on

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Zhvatja” në të cilin akuzohen Bojan Jovanovski – Boki 13, ish – prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, do të lëshohen tre follderët e mbetur nga USB-ja e Zoran Milevski-Kiçeec. Paraprakisht prokurorja kërkoi ato të mos publikohen sepse nuk janë relevante për ngjarjen penale juridike, por Ruskoska kërkoi ato të publikohen, me qëllim siç tha, të mos jepet pështyje se prokuroria fsheh disa dëshmi.

Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, gjegjësisht akuzën e përfaqëson Villma Ruskoska.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

I akuzuari Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Zhvatja”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka ishte dënuar me tri vite burg.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale