Connect with us

Lajmet kryesore

Mickoski: Është e qartë se kush është koka e rastit”Zhvatja”

Published

on

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski në lidhje me rastin “Zhvatja” sot në konferencë për shtyp theksoi se prokuroria duhet të veprojë sipas ligjeve dhe të akuzuarit e vërtetë në këtë rast të nxirren para drejtësisë.

“Tani është e qartë se pse teksti i ligjit për prokurorinë publike duhej të ishte ashtu siç është, kështu që me të vërtetë nuk kam çka të shtoj, përveç asaj që të apeloj deri te organet përkatëse për veprim transparent dhe të plotë në lidhje me rastin “Zhatja” pa dallim se në ato masa të posaçme hetuese ka bërë pjesë vëllai, a ka bërë pjesë vëllai tjetër, a ka bërë pjesë kushëriri ose dikush tjetër”, deklaroi Mickoski.

Në “Zhvatja”, sipas tij, situata është e qartë si ditë, dhe se dihet se kush oktopodi tani, dhe kush është koka e oktopodit.

“Nuk duhet ne aspak edhe të mendojmë e as të zgjidhim rebuse. Është e qartë se çka nënkupton oktapodi i quajtur ‘Zhvatja’ në këtë rast, kush është koka e atij oktapodi. Për fat të keq e pamë dje në ton më të gjerë se si kërkon drejtësi në shtetin tonë, supozoj kërkon amnisti të re. Është shumë e qartë dhe në këto masa të posaçme hetuese, kjo zhvatje ishte bërë zbavitje familjare, prandaj, e shohim jo vetëm Zoran Zaevin por edhe vëllain e tij ishte takuar me njërin prej të dyshuarve dhe është dënuar në këtë rast. Sigurisht nuk kanë folur për romane dhe ndonjë poezi. Supozoj se temë e bisedës ishin interese biznesi ose marrëveshje biznesi në mesin e të cilave temë e pashmangshme ishte sigurisht edhe rasti ‘Reket’, tha Mickoski.

Zaevi, sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, disa herë deri më tani ka thënë se distancohet që në fund, siç tha, “të shohim se e arrestuara Janeva edhe kishte shkuar në rezidencën e kryetarit të Qeverisë”.

“Sigurisht atje nuk ishin takuar me persona nga sigurimi, supozoj ishte takuar me Zoran Zaevin, supozoj se temë e bisedës ishin biseda në lidhje me rastet në Prokurorinë Speciale Publike. Njëkohësisht shohim se si tashmë ky i gjykuari, i cili e pranoi fajin, kishte shkuar në Qeveri, ndërsa paraprakisht Zoran Zaevi nëse e mbani mend tha se vetëm një herë ishte takuar me atë person, kur ky i kishte sjellë investitorë në qeveri, ndërsa e shohim se aty në hyrjen e pasme kishte hyrë vetë pa u shoqëruar nga ndonjë investitor”, tha Micskoski.

Secili prokuror i cili dëshiron të punojë sipas ligjeve dhe i cili dëshiron ta qojë këtë rast deri në fund, sipas tij, “dihet se kush është këtu organizatori kryesor, inspiruesi, skenaristi i gjithë rastit të quajtur “Zhvatja”.

Sa i përket ligjit për prokurorinë publike, Mickoski përsëriti se ekipi i juristëve të partisë e analizon procedurën gjithëpërfshirëse nga aspekti juridik dhe kur do të përfundohet analiza, konstatohen parregullsitë dhe anomalitë, do të veprojmë sipas rekomandimeve.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani rehaton baxhanakun në MPJ, paga 500 euro

Published

on

By

Amir Loki baxhanaku i Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në nëntor të vitit 2020 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku Ministër është Osmani.

Rroga e tij mujore është 30,000 denarë në muaj (500 euro).

Nuk dihet nëse baxhanaku i Bujar Osmanit është transferuar nga ndonjë institucion tjetër apo është punësuar për her të parë në MPJ./infomagazin.net

Burimi

Continue Reading

Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

Published

on

By

Oferta që EMV-ja duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, duke mos dashur që të kalkuloj me numra, por ka nënvizuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji.

“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, ne i kemi dhënë EMV-së gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose furnizimin me energji elektrike për tregun e rregullt. Siç është paralajmëruar, do të ketë ofertë nga EMV për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike”. Deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas, Besimi tha se një gjë e tillë nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

“Ne e ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit, dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind”, deklaroi Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat.

Continue Reading

Lajme

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Published

on

By

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pyetjes së distancimit të VMRO-DPMNE-së nga ndodhitë e 27 prillit ju kundërpërgjigj me një kundër pyetje: A u distancua nga këto ngjarje BDI-ja?

“U deshtë që të ndodhë një bashkëpunim i tillë që ata ta përmendin 27 prillin. Gjatë zgjedhjeve lokale ato duke u marrë personalisht me mua edhe njëherë e dëshmuan implikim direkt të tyre në ngjarjet e 27 prillit, duke e ditur se ministër të punëve të brendshëm ishte kuadër i tyre”, tha Sela.

Ai shtoi se debati që u zhvilluar për bashkëpunimin ose jo me opozitën maqedonase, duke ditur se ka qenë implikimi i tij, fjalën e fundit edhe si kryetar edhe si njeri i prekur direkt e kishte ai.

“Por çdoherë e kam thënë me qindra herë. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për demokracinë e vendit. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për mbylljen e perspektivës dhe nevojës për ndryshim që ka kjo shoqëri e sidomos ajo shqiptare, dhe për sa kohë është personale dhe unë shkel vetëm mbi veten dhe jo mbi tjetër, mbi ndonjë tjetër, kushdo coftë ai, qoftë edhe individ, po, unë do ta kapërdi këtë në emër t kthimit të shpresës dhe ndryshimit në shoqëri”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale