Connect with us

Lajmet kryesore

Historiani serb Miomir Gataloviç: Kosova filloi të çlirohej nga Serbia qysh në Brione në Plenumin e 53 të Partisë Komuniste

Published

on

Historiani dr Miomir Gataloviç në bisedë me “Novosti” ka thënë se “Kushtetuta e 1974 definitivisht ka goditur themelin e secesionit të krahinës jugore”.

Së bashku me Aleksandar Rankoviç në Plenumin e 53 të Brioneve ka rënë edhe Kosova. Rënia e njeriut të dytë të Jugosllavisë politikanët shqiptar me kuptimin e plotë të Josip Brozit dhe paraardhësit të Lekinit, Kardelit kanë shfrytëzuar rastin që të këpusin sa më shumë lidhjet me Serbinë. Për vetëm 3 vite që kanë pasuar pas plenumit, Kosova është ngritur në nivelin e Republikës. Kushtetuta e 1974 pesë vjet më vonë vetëm se ka vërtetuar gjendjen faktike shumë të pavolitshme për Serbinë.

Ky përfundim del nga libri dokumentar “ Kohë të turbullta – Kosova në politikën shtetërore të Jugosllavisë 1966-1969″ të historianit të ri dr Miomir Gataloviç bashkëpunëtor i historisë moderne në Beograd , ku për herë të parë iu ofrohet lexuesve historia e zhvillimeve në asaj kohe në një libër.

“Pas likuidimit politik të Rankoviçit u hap rruga për ri kompozim të kushtetutës së Jugosllavisë. Ajo ka nënkuptuar edhe reforma partiake edhe tjera pas të cilave erdh në rend Krahina Autonome siç quhej atëherë. Fillimisht nga aparati shtetëror i UDBE-së janë larguar shumica e kuadrove serbe edhe malazez që deri atë kohë kanë mbajtur në dorë iridentizmin shqiptar. Ata janë ndërruar me kuadro shqiptare dhe pjesëmarrja e shqiptarëve që në vitin 1966 nuk kalonte 12 për qind, në vitet pas plenumit arriti në 65 për qind që kanë mbyll dy sytë ndaj iridentizmit shqiptarë” ka thënë Gataloviç.

Shqiptarëve nuk iu ka pëlqyer as emri i krahinës…..

“Qysh në vitin 1969 ajo u rrit në Krahinë Autonome Socialiste që asokohe emri ‘socialiste’ ishte rezervuar vetëm për republika. Sipas dëshirës së shqiptarëve emri Metohi u heq që vërtetonte praninë historike serbe dhe të drejtën për atë hapësirë. Shqiptarët fituan ligjin kushtetues që ka përkujtuar në aktin më të lartë dhe sikur edhe Vojvodina u bënë një lloj republike”.

Cila ishte goditja më e rëndë për Serbinë?

“ Më e rrezikshmja ishte lidhja e krahinës me federatën që nënkuptonte tejkalimin e nivelit të Serbisë që i kishte themeluar krahinat dhe ishte republika e vetme që hyri në shtet me tri pjesë. Ka pasur ide që edhe në republikat tjera të formohen krahina, por ato ia dolën që mos të ndodhë kjo.

Ka ndodhë edhe një me rëndësi – është punuar në krijimin e elitës shqiptare.

“Kjo ka qenë elita politike partiake, ku ndikimin më të madh e kishte Fadil Hoxha, Veli Deva, Xhavit Nimani, Rezak Shala….Ata kanë punuar më së shumti për çështjen shqiptare dhe kanë mbuluar veprimet iridentiste posaçërisht me demonstratat e vitit 1968. Kjo elitë ka punuar në mënyrë shumë unike në luftimin e kuadrove serbe edhe malazez që kryesisht kanë bërë përpjekje të ruajnë pozitat e veta,. Tito dhe Kardel krejt këto I kanë miratuar që të i pacifizojnë dhe lidhin me federatën jugosllave.

Si Çosiq dhe profesor Marianoviç ia dolën të shpëtojnë nga sulmet në deklartata publike të vitit 1968 rreth ngjarjeve në Kosovë?

“Ka qenë shumë me rëndësi paraqitja e shkrimtarit eminent Dobrica Çosiq dhe historianit profesorit universitar Marjanoviç. Ata në mbledhjen e 14 të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste në majin 1968 për herë të parë kanë përmendur zhvendosjen e serbëve nga krahina dhe standardet e dyfishta përderisa shqiptarëve iu kanë hap dyert për së gjeri interesi serb është shtyrë në plan të dytë. Çosiq pat thënë se autonomia bie ndesh me federatën jugosllave dhe do bëhet problem serioz që pat bërë jehonë në atë kohë

Pastaj shpërthyen demonstratat e studentëve?

“Demonstratat praktikisht hodhën në hije paraqitjen, ata në vonë janë hedhur nga jeta politika, po mos të ishin demonstratat kanë mundur të pësojnë edhe më keq. Duhet pranuar se për të vërtetën që e thanë duhej guxim.

Çka për Kosovën e pavarur paraqet Kushtetuta e vitit 1974?

“Ajo kushtetutë vërtetoi atë që ka ndodhur në periudhën 1966 – 1969. Ka definuar Jugosllavinë jo si deri atë kohë si shtet të 6 republikave por edhe të dy krahinave. Ato kishin funksione të republikës dhe ishin elemente konstituive të federatës. Serbinë kushtetuta e ka definuar si konfederatë të Serbisë së ngushtë me dy krahina. Serbia kishte obligim që të merrte pajtimin nga krahinat para se të merret vendime për vete. Kjo paralizoi kompetencat e Serbisë në krahina.

“A flitet në arkiv cili nga pushtetarët tanë në të kaluarën ka bërë më së shumti hapa të gabuar në lidhje me Kosovën?

“ Në periudhën mes dy luftërave botërore, Kosova ishte hapësirë që quhej Sibiri serb. Atje me dënim janë dërguar mësuesit dhe shërbyesit tjerë shtetëror. Asokohe shteti ka tentuar me represion që të përballet me iridentizmin shqiptar, që për kohë të gjatë nuk ka dhënë rezultate. Komunistët pas luftës së dytë janë sjell plotësisht kundër duke ju dhënë të drejta të gjera shqiptarëve. Pastaj vjen Millosheviqi që tentoi të vendos kontroll në atë hapësirë. Në ato kushte ka qenë vështirë të bëjë diçka tjetër pos heqjes së autonomisë së Kosovës dhe gjërat të i vendos sipas interesit të Serbisë. Por në krahët të privilegjeve të Brozit veç sundonin me Kosovën ku ishin mbi 74 për qind.

Pronat serbe “janë blerë nga shqiptarët”

A ka qenë vendimi i Titos nga viti 1945 që publikisht të falen krimet e shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me fashizmin një alibi edhe për mos procesimin e ustashve?

“Procesi ndaj ustashve do ishte shumë më I thellë dhe do mund përfshinte edhe Kishën katolike. Ndërsa në rast me Kosovën, shqiptarët u falën nga ideja që mbretëronte asokohe që edhe Shqipëria të bashkohej me Jugosllavinë në Federatën Ballkanike. Paralel me këtë ka pasur lëshime edhe ndaj kolonistëve serb që janë dëbuar gjatë luftës së dytë dhe numri I tyre ishte rreth 100 mijë dhe mos të lejohej kthimi në Kosovë. Pronat e tyre janë marr nga shqiptarët, komunistët me lëshime kanë dashur të “blejnë” shqiptarët që në Kosovë asokohe ishin rreth 60 për qind , me qëllim mos të shkaktojnë trazira.

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Aktuale