Connect with us

Maqedonia e Veriut

Cipras: Ku janë luftëtarët për Maqedoninë tani kur Micotakisi e respekton Marrëveshjen e Prespës

Published

on

Ku janë të gjithë ata luftëtarë të Maqedonisë? I ka par dikush? Ku janë fshehur tani kur z. Micotakis jo vetëm që e mbështet, por edhe e respekton Marrëveshjen e Prespës?, ka pyetur lideri i Syrizas, Aleksis Cipras, gjatë ngjarjes në të cilën është përgjigjur në 20 pyetjet e popullarizuara të parashtruara dhe të zgjedhura nga anëtarët e platformës partiake iSYRIZA me titull „I ask & watch”.

I pyetur për këtë se “propaganda e djathtë ka arritur të krijojë përshtypje në opinion se e majta identifikohet me forcat antikombëtare”, ish-kryeministri grek tha se kjo propagandë ishte “veçanërisht intensive saktë para një viti kur u votua marrëveshja”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sqaroi se zgjidhja e Demokracisë së Re atëherë ka qenë “të identifikohet me mendime radikale, me qarqe radikale, ta helmojë shoqërinë greke dhe edhe një herë të bëjë ndarjen e patriotëve dhe tradhtarëve”.

“Patriotizmi në kohën tonë, patriotizmi bashkëkohor, nuk është ta urresh atdheun e tjetrit, por ta duash atdheun tënd dhe të mendosh se edhe tjetri ka të drejtë ta dojë atdheun e tij. Vitin e kaluar kaluam momente të vështira. Por, sot, kush diskuton për këtë? Ku janë ata luftëtarë për Maqedoninë. I pa dikush? Ku janë fshehur të gjithë ata, tani z. Micotakisi jo vetëm që e mbështet, por edhe e respekton Marrëveshjen e Prespës?”, theksoi Ciprasi, duke u përqendruar në rëndësinë e nocionit atdhe për të majtën.

Për Marrëveshjen e Prespës tha se “i kanë mbrojtur të vërtetën dhe interesin patriotik”. “Mendoj se dalëngadalë madje edhe ata të cilët vitin e kaluar ishin nën ndikim dhe dilnin në rrugë, ishin të ndjeshëm, kuptojnë se këtë e bëmë në dobi të interesit patriotik. Sepse tani, kur Turqia na provokon do të ketë mundësi me aeroplanët F-16 e saj të fluturojë mbi Maqedoninë e Veriut, tha Ciprasi duke u përgjigjur në njërën nga 20 pyetjet e parashtruara nga anëtarët e platformës partiake. Lideri i Syrizas porositi se e majta “ka qenë dhe mbetet forcë patriotike dhe forcë e përgjegjësisë kombëtare”.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale