Connect with us

Maqedonia e Veriut

Xhaferi nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

Published

on

Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmë ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen më 12 prill të këtij viti.

Ky vendim vjen pasi që dje pasdite u shpërnda Kuvendi i nëntë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ti hapur rrugë afateve për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat u dakorduan të gjitha subjektet politike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar dokumentin zyrtar të kryetarit të Kuvendit, me ç’rast ka filluar punët për zbatimin e afateve zgjedhore.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale