Connect with us

Shqipëri

Tentuan të nxjerrin gomonen, por i tërhoqi deti, tre fuoristrada mes dallgëve në Vlorë (VIDEO)

Published

on

Mëngjesin e sotëm tre makina janë gjetur mes dallgëve të detit në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar. Nga të dhënat e para dyshohet se tre fuoristradat ngecën në ujë në tentativë për të nxjerrë një gomone nga deti. Njëra nga makinat ka karel.

Pasi ngeci e para, tentuan dy të tjerat për t’i nxjerrë, por kishin të njëjtin fat. Pas sinjalizimit kanë mbërritur agjentët e krimeve. Në det ndodhen vetëm makinat, ndërsa gomonia është larguar. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes./report tv

Continue Reading

Lajme

Zjarr në ambientet e spitalit COVID në Tiranë

Published

on

By

Zjarr në ambientet e spitalit COVID në Tiranë

Ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT, në Tiranë janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

g.v/abcnews.al

Continue Reading

Kosovë

Përplasi eskortën e Sali Berishës, policia ndalon ngasësin nga Kosova

Published

on

By

Përplasi eskortën e Sali Berishës, policia ndalon ngasësin nga Kosova

Shoferi 24-vjeçar nga Kosova që përplasi eskortën e Berishës mbrëmjen e djeshme, është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare në një njoftim për mediat sqarojnë se 24-vjeçari me iniciale A.M., banues në Prishtinë, ka qenë shkaktari i aksidentit.

I riu në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues 28-vjeçarin S.L. dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ashtu siç u raportua dhe pas aksidentit, shoferi kosovar ka qenë duke lëvizur në anë të kundërt.

Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 persona, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.

Aksidenti ndodhi në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha po kthehej nga ‘Foltorja’ në Kurbin./Klantv.

Continue Reading

Lajme

Lajmi i Fundit/ Aksidentohet eskorta e Sali Berishës

Published

on

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Janë përplasur me njëra tjetrën katër makina dhe njëra prej tyre shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin e sotëm të “Foltores”.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga makinat e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident.

Të lënduar lehtë nga aksidenti janë 3 persona. Ata po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Grupi shoqërues i Berishës pretendon se i ka dalë para një makinë kundravajtje, e cila sipas tyre ka shkaktuar aksidentin. Makina ku udhëtonte Berisha sipas personave pranë stafit të ngushtë të tij nuk është aksidentuar. Ende nuk janë mësuar detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale