Connect with us

Lajmet kryesore

Sindikata e Pavarur Akademike kërkon pagesë të stazhit të punës nga buxheti bazë i MASH-it

Published

on

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Oliver Spasovski e shpreh pakënaqësinë për problemin e pazgjidhur me pagesën me 10 për qind të premtuar të pagës së janarit për të punësuarit në arsimin e lartë, siç thekson, “për shkak të interesave personale të dikujt që nuk kanë pika të përbashkëta me përpjekjen për avancimin e pozitës së të punësuarve, po bëhet problematike mënyra në të cilën do të kryhet rrija e premtuar”.

Thekson se kanë zgjidhje për tejkalimin e problemit. Propozimi i tyre për ndryshimin e Ligjit për pagesë të pagave nuk mund të shqyrtohet për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, por e njoftojnë kryeministrin se ofrojnë edhe një opsion – të punësuarve t’u paguhet për stazhin e punës.

“Duke u nisur nga fakti se mjetet për rritjen e pagave në arsim e lartë janë paraparë në Buxhetin për vitin 2020, mundet tashmë në seancën e ardhshme qeveritare ta angazhoni ministris dikasterial menjëherë të fillojë me pagesën e stahit të kaluar nga buxheti bazë i MASH-it. Në këtë rast, potencojmë se kjo nuk është rritja e premtuar prej 10 për qind, por obligim ligjor i cili me vite nuk realizohet – edhe një fakt për këtë sa arsimi i lartë është hedhur në margjinat e fokus shoqëror,”, shkruan në letrën e hapur të SPA dërguar Spasovskit.

Sindikata shton dhe se po përpiqet që maksimalisht të jetë konstruktive edhe ofron zgjidhje, ka propozim të saj marrëveshje kolektive që është injoruar nga ministri dikasterial dhe se durimi në anëtarësinë e saj është shterur.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale