Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë për 722 denarë

Published

on

Pensioni i janarit është më i lartë për 722 denarë në muaj, ndërsa kjo rritje hyn në bazën e pensionit që do të paguhet çdo muaj. Dhe nuk është vetëm rritja e pensioneve ajo që tregon se pensionistët ndodhen lartë në agjendën tonë. Gjatë dy viteve e gjysmë punuam shumë, e lëvizëm ekonominë dhe rezultatet mund t’i ndjejnë edhe anëtarët më të rritur të bashkësisë tonë, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj në takimin e sotëm me pensionistë në Veles.

Zhvillojmë politika përgjegjëse, theksoi ajo dhe shtoi se secili pensionist në shkurt mori 722 denarë më shumë.

“E përforcuam standardin jetësor të pensionistëve, ndërsa pensioni mesatar paraqet 15.500 denarë. Rritja e pensioneve është planore, me përllogaritje të qëndrueshme dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit pensional dhe rritje të ekonomisë në shtet. Si Ministri investojmë edhe në zhvillim të shërbimeve në nivel lokal siç janë ndihma dhe kujdesi në kushte shtëpiake dhe zhvillim i qendrave për plakje aktive dhe të shëndetshme të personave të moshuar, të cilat do të shfrytëzohen për socializim dhe shoqërim”, theksoi Shkrijelj.

Shtoi se aktivitetet për përmirësim të shërbimeve të qendrave për punë sociale në nivel lokal do të vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim sepse secili meriton jetë dinjitoze.

Kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova në takimin e punës tha se më me rëndësi është pagesa e rregullt e pensioneve, por edhe stabiliteti i fondit pensional.

Në takim u zhvillua diskutim konstruktiv për disa çështje lidhur me pensionistët të cilët me punën e tyre në të kaluarën morën pjesë në ndërtimin e shoqërisë. Zëvendësministrja plotësuese Shkrijelj iu përgjigj pensionistëve se në periudhën në vijim do të vazhdojë reforma e sistemit pensional dhe vëmendje e posaçme do t’i kushtohet përcaktimit të një niveli të ri, më të lartë të pensionit minimal.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale