Connect with us

Lajmet kryesore

Pasuria e deputetëve shqiptarë në RMV

Published

on

Fletët aktuale anketuese përmbajnë të dhëna për gjendjen e fundit të raportuar të pasurisë së deputetëve. Disa prej tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë disa Fletë anketuese, varësisht nga funksionet që i kanë pasur para mandatit parlamentar. Rregullativa ligjore parashikon dhe i obligon deputetët të plotësojnë Fletë të re anketuese më së voni 30 ditë nga përfundimi i mandatit të tyre. Në këtë analizë e përfshijmë gjendjen aktuale të pasurisë që e kanë raportuar deputetët. Pasi të publikohen Fletët e reja anketuese, do të jetë interesante të shihet nëse te ndonjëri prej tyre ka ndryshime të gjendjes pronësore..

Disa me prindër të pasur, të tjerët pa llogari për transaksione bankare…

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e le këtë mandat me një llogari të raportuar të transaksioneve, në të cilën ka 758.500 denarë. Në Fletën momentale anketuese, si pronë personale ai ka paraqitur një shtëpi prej 254 metrash katrorë në fshatin Zajas, me një vlerë të vlerësuar prej 100,000 dollarësh, tokë bujqësore prej 700 metrash katrorë në Shqipëri, në vlerë prej 30,000 dollarësh, dhe një automobil në emër të bashkëshortes, në vlerë prej 7.000 eurosh.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në Fletën momentale anketuese ka raportuar një banesë në Shkup në vlerë prej 100.000 eurosh, dy vetura në emër të tij, njëra prej të cilave është Audi A6 e vitit 2011, me vlerë prej 1 milion denarë. Në llogaritë e tij bankare, atë të transaksioneve dhe të kursimeve, ka rreth 12.400 euro. Në vlerë prej 1 milion denarësh, gjithashtu ka raportuar edhe legalizimin e ndërtimit shtesë të pronës.

Në regjistrin e KSHPK-së, kryetari aktual i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka paraqitur tre Fleta anketuese për gjendjen pronësore për shkak të tre funksioneve të ndryshme publike që i ka mbajtur deri më tani. Si kryetar i Parlamentit, Xhaferi largohet pa llogari të raportuar bankare të transaksioneve, dhe me kredi të raportuara në vlerë prej 35.500 eurosh. Si pronë personale, Xhaferi ka raportuar dy vetura, të dyja të markës Audi A6 të vitit 2018, shtëpi në fshatin Forinë me sipërfaqe prej 340 metrash katrorë në Shkup, banesë në Shkup në vlerë prej 2.200.000 denarësh. Janë raportuar edhe dy vetura në emër të fëmijëve dhe rroga prej 17,000 denarësh në emër të gruas.

Deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në Fletën aktuale anketuese ka paraqitur një shtëpi prej 300 m2, tokë prej 3.190 m2 dhe pyll prej 15.157 m2 – të gjitha në fshatin Livadhi të Strugës. Që nga viti 2014, Sela ka një kredi në vlerë prej 610,000 në emër të tij, ndërsa në llogarinë e tij të transaksionit ka 3,300 denarë. Në fletën anketuese figuron edhe automobili i markës Jaguar në vlerë prej 10,000 eurosh.

Dy llogari transaksionesh pa saldo dhe dy vetura me vlerë të përgjithshme prej 13,000 eurosh. Kjo pronë personale është raportuar në Fletën aktuale të deputetit dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi. Në emër të gruas së tij, ai ka raportuar stoli me vlerë të vlerësuar prej 120,000 denarësh dhe një makinë në vlerë prej 166,000 denarësh, ndërsa në emrin e prindërve të tij ka paraqitur një banesë në Shkup me vlerë të vlerësuar prej 40,000 eurosh, pension si dhe tokë dhe shtëpi në proces të transformimit dhe legalizimit.

Deputeti Fadil Zendeli nga Besa, si pronë personale në Fletën aktuale anketuese, i ka shënuar dy kreditë në vlerë prej 25.000 eurosh, 1.077 m2 tokë në Rostushë, automobil me vlerë të paraqitur prej 10.000 eurosh, ndërsa në emër të prindërve të tij ka raportuar një banesë prej 60m2 në Gostivar dhe shtëpi prej 450m2, po ashtu në Gostivar. Në emër të gruas së tij, ai ka raportuar kredi në vlerë prej 920,000 denarësh.

Deputetja Teuta Bilalli nga Besa, sipas të dhënave nga Fletën aktuale anketuese nuk ka asgjë në emrin e saj – gjithçka që e ka raportuar është në emër të prindërve të saj, përveç veturës me vlerë prej 430.500 denarësh, në emër të bashkëshortit të saj. Sipas të dhënave nga Fleta anketuese, prindërit e Bilallit posedojnë një sasi të madhe të pasurive të patundshme, me vlerë prej rreth 3.5 milion eurosh. Kështu, ajo ka raportuar se prindërit e saj posedojnë tokë bujqësore me vlerë të raportuar prej 145,000 eurosh, dy shtëpi me hapësirë afariste, oborr, tokë me vlerë prej 280,000 eurosh dhe një ndërtesë banimi në Tetovë me sipërfaqe prej 1.024 m2 dhe vlerë të raportuar prej rreth 3 milion eurosh, si dhe një banesë prej 91 m2 në Tetovë me vlerë prej 54.600 euro. Për më tepër, familja posedon edhe dy kullota në Tetovë.

Sipas të dhënave aktuale, kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi, ka raportuar se posedon dy shtëpi, njëra me një oborr, me vlerë prej 13,000,000 denarësh në Tetovë, dhe tjetra me hapësirë afariste dhe oborr me një vlerë të raportuar prej 4,575,000 denarësh, po ashtu në Tetovë. Në llogarinë e transaksionit, Thaçi ka 141,500 denarë, ndërsa në llogarinë e tij të kursimit 103,356 euro, depozitë në vlerë prej pothuajse 53,000 eurosh ka edhe gruaja e tij, e cila posedon edhe veturë prej 240,000 denarësh. Si deputet, Thaçi ka raportuar se posedon kredi në vlerë prej 861,000 denarësh, si dhe një hua të dhënë në vlerë prej 22.300 eurosh.

Si deputete e PDSH-së, Meral Uzeiri-Ferati, ka raportuar se në emrin e saj nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme – gjithçka është në emër të bashkëshortit të saj. Familja posedon hapësirë afariste në Tetovë, me vlerë të raportuar prej 50,000 eurosh, shtëpi në Tetovë me sipërfaqe prej 300 m2 dhe me vlerë prej 250,000 eurosh, automobil të markës Audi A6 me vlerë prej 360,000 denarësh, si dhe dy kredi në vlerë të përgjithshme prej 25,000 eurosh.

Tokë ndërtimore me vlerë prej 3 milion denarësh dhe Audi 6 në emrin personal ka raportuar deputeti Surja Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët. Në Fletën aktuale anketuese, si pronë e përbashkët e fituare me trashëgimi, familja Rashidi posedon tokë, livadhe, vreshta, pyje dhe një veturë me vlerë 8,000 euro, në emër të bashkëshortes./Portalb

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Aktuale