Connect with us

Argëtim

Gafat spektakolare të arkitektëve, a e kanë marrë diplomën (FOTO)

Published

on

Gabimet e arkitektëve apo inxhinierëve në një ndërtim, disa njihen për rrezikshmëri e disa thjesht shkaktojnë të qeshura.

Njerëzit e pakënaqur me punën e “mjeshtrave” të përzgjedhur kanë ndarë gafat e tyre në rrjetet sociale, si një apel që nuk duhet të jenë indiferentë ndaj paaftësisë së tyre.

Continue Reading

Argëtim

Miss Devja/ Arabia Saudite përjashton 40 deve nga konkursi pasi përdorën botoks në hundë dhe buzë

Published

on

Autoritetet saudite kanë bërë një prej goditjeve më të rënda në konkursin e bukurisë për deve, duke i diskualifikuar më shumë se 40 deve nga konkursi për një shkak të çuditshëm.

Devet e diskualifikuara në garën e bukurisë, në festivalin e Mbretit Abdulaziz, u gjykua se kishin marrë injeksione me botoks, raportoi Agjencia e Lajmeve të Arabisë Saudite, përcjell Periskopi.

Festivali popullor, që fillon këtë muaj, fton të gjithë farmerët që kanë devet më të bukura për të konkurruar për konkursin ku çmimi është 66 milionë dollarë.

Injeksionet e botoksit, lyerja dhe të tjera gjëra kozmetike janë të ndaluara rreptësisht.

Këtë vit, autoritetet i zbuluan dhjetra fermerë që kishin rritur buztë dhe hundët e deveve. /Periskopi/

Continue Reading

Argëtim

I përdori numrat e lotarisë që iu shfaqën në ëndërr, burri fiton 3.4 milionë dollarë

Published

on

Një burrë australian se ka fituar një xhekpot prej afro 3.4 milionë dollarësh, pasi përdori shifrat që i dolën në ëndërr.

Burri nga Australia e Jugut se ai ka përdorur të njëjtin grup numrash për të luajtur lojërat e lotarisë për disa vite, pasi i erdhën në një ëndërr.

“Tani, kjo do të jetë e vështirë për t’u besuar, por vite më parë, kam ëndërruar numrat, me të cilët shënoj biletat e mia dhe i kam përdorur ato që atëherë”, tha burri.

Burri i përdori ato numra për të shënuar biletën e tij për shortin e “Set for Life” të së dielës dhe ai përfundoi duke qenë i vetmi fitues i divizionit një, duke fituar një çmim të parë prej 3,383,164 dollarë.

Lojtari tha se mësoi për fitoren e tij të hënën në mëngjes.

“Po, hyra për të marrë disa sende ushqimore këtë mëngjes dhe mendova të kontrolloja biletën time. Pashë që kisha fituar diçka dhe shkova menjëherë në zyrat ku jepeshin çmimet për të parë se çfarë kisha fituar.”

“Unë ende punoj dhe po ashtu edhe gruaja ime, por tani do të jemi në gjendje të shkurtojmë orarin e punës ose edhe të dalim në pension. Kjo do të thotë se nuk duhet të punojmë më nëse nuk duam.”-u shpreh ai.

Continue Reading

Argëtim

Momenti kur dhia vjedh dokumente nga zyrat e qeverisë (Video)

Published

on

Një dhi hyri në një zyrë qeveritare në Indi dhe u largua me një dosje plot me letra.

Videoja e filmuar jashtë zyrës së Sekretarit të Panchayat në Chaubepur, tregon një punonjës që ndjek dhinë ndërsa ajo mban dosjen me letra në gojë.

Dëshmitarët thanë se dhia kishte hyrë në ndërtesë ndërsa punonjësit po punonin jashtë dhe u largua me letra nga një zyrë ku ruhen dokumentet në lidhje me projektet e zhvillimit të fshatit.

Në fund, punonjësit gjetën shumicën e letrave, por disa ishin përtypur./abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale