Connect with us

Shqipëri

A i është refuzuar viza amerikane familjarisht, Aleksandër Frangajt, pronarit të TV Klan?!

Published

on

Deri më sot në Departamentin e Shtetit rezultojnë tre shtetas shqiptarë, të shpallur non-grata, ndërsa një pjesë tjetër u janë refuzuar vizat për në Shtetet e Bashkuara. Mes vizave të refuzuara janë gjyqtarë, prokurorë, gazetarë dhe pronarë mediash. Një prej personave të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara është edhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Burime për Gazetën Shqip, konfirmojnë se Frangaj është paraqitur familjarisht për vizë në Ambasadën Amerikanë, rreth 1 vit më parë. Burimet shtojnë se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën, pa i dhënë asnjë shpjegim familjes Frangaj. Zakonisht, Ambasada Amerikane të refuzon vizën për dy arsye: E para nëse nuk ke të ardhura të mjaftueshme për të kryer udhëtimin (gjë që nuk ndodh me Frangajn) dhe e dyta nëse je i dyshuar si person i përfshirë në veprimtari korruptive dhe kriminale.

Ky është rasti i parë në Shqipëri, që një pronari media kombëtare, i refuzohet viza amerikane familjarisht. Mendohet se një nga arsyet e refuzimit të vizës, është ndërhyrja e pazakontë e Frangajt në gjykata dhe prokurori, për të mbrojtur biznese të dyshimta.

Amerikanët e kanë në “listën e zezë” Aleksandër Frangajn, për shkak të përgjimeve dhe dëshmive, ku i ka kërkuar gjyqtarëve vendime abuzive, për të favorizuar biznese të caktuara ku Frangaj është i përfshirë indirekt. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve si Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli u është refuzuar viza gjithashtu nga Ambasada Amerikane.

Frangaj në “listën e zezë” të SHBA

Ambasada Amerikane ka shumë arsye që familjes së pronarit të TV Klan, t’i refuzohet viza. Aleksandër Frangaj akuzohet si një nga biznesmenët që ka përfituar në mënyrë abuzive gjatë pushtetit 8-vjeçar të Sali Berishës. Jo më kot, ky i fundit shfaqet si agjent marketingu i TV Klan, si aksioner, si Administrator etj. Por kjo është një tjetër temë.

Berisha i fali plot 12 milionë euro reklama TV Klan gjatë 8 viteve qeverisje ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro. Shumë analistë në atë kohë, flisnin se Sandri i TV Klanit shpik reklama të panevojshme për Ministrat e Berishës, vetëm për të përfituar qindra mijëra euro. Kjo ishte pagesa e drejtëpërdrejtë e Berishës për Frangajn, për t’i shërbyer mediatikisht duke mbuluar të gjitha abuzimet e pushtetit.

Vijojmë më tej.

Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështje “Laguna Blu”. Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t’i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë. Sot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt. Sot, kjo vilër është shitur nga Frangaj me vlerë mbi 1 milionë euro.

Një tjetër megaskandal që u përfol për Aleksandër Frangajn, është pushtimi i ish Kinostudios nga TV Klan. Në vitin 2009, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’u dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve. Sot që flasim, 70 % të këtij territori e ka zaptuar në mënyrë abuzive Aleksandër Frangaj, nëpërmjet televizoneve të tij, Klan, Klan Plus dhe Abc News.

Sëfundmi, nëse shikon edicionin e lajmeve të TV Klan, e kuptoni se çfarë reklame i bëhet projektit të rrugës Milot-Balldren, që i kushton shqiptarëve plot 17 milionë euro një km rrugë. Pas kësaj skeme të fryrë financiare, thuhet se qëndron Aleksandër Frangaj, nëpërmjet një krushku të tij.

Këto janë vetëm disa nga arsyet se përse amerikanët e kanë vënë në rreth të kuq Aleksandër Frangajn. Gazeta SHQIP do t’i shfaqë rast past rasti, me dokumenta, sesi Sandri i TV Klan u kthye në oligark mediatik nga pushteti i Berishës, duke përfituar mbi 20 milione euro para cash dhe prona me vlerë të lartë.

Para 20 vitesh, Frangaj ishte thjesht një gazetar me rrogë modeste. Pyetja që ngrihet natyrshëm nga Amerikanët është sesi ky u bë personazh u bë miliarder?

Prandaj, Ambasada Amerikane ka prova të pakundërshtueshme, që Aleksandër Frangajn, ta fusë në “listën e zezë”, duke i refuzuar familjarisht vizën, një rast unikal në botë për një pronar media.

Marrë nga Gazeta SHQIP

Continue Reading

Lajme

Jozefina Topalli rendit tradhtitë e Lulzim Bashës: Po them vetëm disa por…

Published

on

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dalë kundër veprimeve të Lulzim Bashës, që sipas saj po përjashton nga partia këdo që i del kundër.

Në një intervistë për media, Topalli renditi edhe tradhtitë e Bashës, apo kauzat që ai ka lënë në mes të rrugës.

Mes tradhtive, Topalli rendit braktisjen e çadrës dhe hyrja në qeveri me Ramën, protesta te Rruga e Kombit, kauza e Teatrit, apo edhe bojkoti i zgjedhjeve.

“Ata nuk mund të dezertonin misionin e tyre. Një forcë demokratike nuk mund të përjashtojë njerëz se kritikojnë kryetarin . Një forcë demokratike nuk e shkel statutin apo të kryejë votime, siç ishte votimi i kryetarit të partisë që me zë e figurë u vërtetuan manipulimet. Po them vetëm disa por i gjithë procesi ka qenë i pabesueshëm sepse çdo kauzë që ka ngritur ka qenë kauzë e tradhtuar. Hyri në zgjedhje, tradhtoj çadrën dhe hyri në zgjedhje me Edi Ramën. Rruga e Kombit u tradhtua sepse familjarët e tij u strehuan në pallatin e biznesmenit që ndërtoi rrugën, kauza e teatrit u tradhtua. Tradhtoi demokratët dhe procesin zgjedhor. Një PD nuk mund të thotë kurrë nuk hyj në zgjedhje. Ajo konkurron në tregun politik”, tha Topalli.

Continue Reading

Lajme

​Shqipëri: Ulet numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve

Published

on

Numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve ka pësuar rënie në Shqipëri, ndërsa 13 të prekur janë në gjendje të rënduar të shtruar në spital.

Nga 1.440 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, prej tyre më së shumti janë në Tiranë -78.

Janë 6.359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete, një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.428.

Numri i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 2,1 milionë, ndërsa çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëria janë konfirmuar 201.902 raste, prej tyre 192.428 janë shëruar, 6.359 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.115 pacientë.

Continue Reading

Lajme

Skandal, vrasësi i oficerit në Shqipëri u pajis me pasaportë false në shtetin grek

Published

on

Vrasësi i një oficeri policie në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumentave në Greqi.

Shqiptari i cili po ndiqej penalisht për vrasjen e policit është pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë. Për identitetin e rremë ai ka paguar shumën prej 35,000 euro.

Emri i shqiptarit dhe i efektivit të vrarë, nuk bëhet me dije ende.

Rrjeti i falsifikatorëve u çmontua fal një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht. Ky rrjet raportohet se kishte ngritur struktura me detyra të ndara specifike, që shumë kompani do ta kishin zili. Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

Rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

120 punonjës policie të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Greqi kanë marrë pjesë në hetimet e zbuluara nga banda e falsifikimit të dokumenteve. Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

Continue Reading

Aktuale