Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi nga Brukseli dha lajmin e fundit për liberalizimin e vizave

Published

on

Presidenti i Kosovës ka folur edhe njëherë për ҫështjen e liberalizimit të vizave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive nga Brukseli, ka thënë se BE-ja ishte e gatshme që të liberalizonte vizat në vitin 2016-të, por për shkak të ngatërresave politike që ishin në atë kohë nuk kishte ndodhur.

“Ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se kemi bërë progres, natyrisht se ka pasur kohë kur jemi vonuar me gabime tona, të ardhmen evropiane, në veçanti në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, kur BE ishte e gatshme që ta bënte liberalizimin e vizave, por për shkak të ngatërresave politike dërguan mesazhin më të keq të mundshëm tek partnerët tanë edhe në BE edhe në SHBA.”, u shpreh presidenti, transmeton Ora info.

Tutje ai shtoi, se takimi me liderëve të ri të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor është shumë i mirë dhe me shpresë që ky takim të paraqet një vizion për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është takimi i parë i liderëve të ri të BE-së që e organizojnë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është një fokus dhe një vëmendje e shtuar e BE-së me liderët e rinj. Shpresoj që ky takim apo kjo darkë e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor mos të mbetët vetëm shkëmbim ideshë siç ka ndodhur edhe në të kaluarën por të paraqitet një vizion për të ardhmen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të hapet perspektiva konkrete dhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën procesi i liberalizimit të vizave.”, u shprehë Thaçi.

Tutje ai shtoi, se nëse nuk ka propozime në këtë takim atëherë kultivimi i status kohës do të jetë i rrezikshëm për vendet e Ballkanit.

“Ndryshe nëse nuk ka propozim të tillë, vetëm do të jetë një kultivim i status kohës të rrezikshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një angazhim i thatë sepse me të vërtet Kosova ka pasur dhe ka arsye për të qenë shumë e zhgënjyer e dëshpëruar dhe e tradhtuar nga BE-ja duke mos e nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave sepse Kosova tash e pesë vite i ka implementuar të gjitha standardet demokratike që të ndodh liberalizimi i vizave. Pra, mos uniteti i BE-së ka ndikuar për të keq për Kosovën në mënyrë që të shtyhet ky proces deri në pafundësi.”, tha ai.

Presidenti i Kosovës kërkoj që tash e tutje të ketë veprime konkrete e jo fjalë të bukura.

“Ne duhet t’i dëgjojmë, të shohim se çka do të prezantojnë, jo vetëm fjalë të bukura po kërkohen veprime konkrete. Unë mendoj se takimi i sotshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e rinj të Bashkimit Evropian është një mundësi shumë e mirë dhe është një mundësi e një parapërgatitje më solide dhe më e konsoliduar për Samitin e Zagrebit, në mënyrë që të hapet një perspektivë konkrete për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbetur mbrapa dhe që vizioni i të gjitha shteteve është që të jemi pjesë e familjes evropiane, por vonesa e BE-së po ndikon për të keq në tërësi në Ballkanin Perëndimor, në veçanti këtë vakum, janë duke e shfrytëzuar ideologjitë jo perëndimore që të depërtojnë për cenimin e vlerave euroatlantike. Ne këtu në Bruksel vijmë nga Konferenca e Sigurisë në Munih. U dëshmua edhe njëherë roli shumë i rëndësishëm në tërësi për paqen, sigurinë , stabilitetin por për zhvillimin ekonomik i ShBA-ve, por synimi jonë edhe në paraqitjen që e kam pasur në Munih ka qenë që të ndodh një koordinim shumë më i mirë mes BE-së dhe ShBA-ve.”, tha Thaçi.

Thaçi motivoi spektrin politik në Kosovës duke thënë se vetëm të bashkuar mund të realizojmë objektivat,

“Bota perëndimore do stabilitet politikë, funksione të jetës institucionale, vazhdim të reformave demokratike. Prandaj edhe synimi im dhe thirrja ime për gjithë spektrin politik, pozitë dhe opozitë është që të kemi një agjendë të përbashkët të interesit shtetëror dhe atij qytetar. Më të bashkuar, mund ti realizojmë objektivat. Në anën tjetër ne nuk mund të kërkojmë ndihma ekonomike pa pasur një partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm me SHBA-të dhe BE-në. Përderisa ai partneritet të jetë i besueshëm, dhe natyrisht shumë parimor dhe i respektuar, është rrezik edhe ato që i kanë premtuar të na shtynë, e në veçanti vazhdon rreziku që nëse nuk ka angazhim serioz dhe shumë të përgjegjshëm, atëherë rrezikohet Kosova që të mos anëtarësohet përsëri as në Interpol as në Unesco dhe të humbim mundësitë që liberalizohen vizat këtë vit.”, përfundoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Continue Reading

Kosovë

Pas Thaçit, Gjykata Speciale e ashpër me krerët e UÇK-së: Refuzon lirimin e të gjithëve

Published

on

By

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka kundërshtuar lirimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga paraburgimi, ku ndër të tjera ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara.

Sipas shkresës së ZPS-së, thuhet se klima e krijuar mirë e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, e dokumentuar në mënyrë gjithëpërfshirëse më parë, nuk është një kujtim i lashtë historik.

“Kohët e fundit u shfaqën akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara që lidhnin kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste”, thuhet në këtë shkresë.

Po ashtu, kjo Prokurori, në këtë shkresë ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Abelard Tahirit, Shpend Maxhunit, Hashim Thaçit e Bedri Hamzës.

Tutje, thuhet se sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë kryer nga Gucati dhe Haradinaj, po ashtu tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Sipas ZPS-së, dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast.

Prokuroria ka pretenduar se kushtet e propozuara nuk janë të mjaftueshme dhe edhe sikur të ishin, Policia e Kosovës (PK) nuk mund t’i zbatojë ato në mënyrë efektive dhe se vijimi i paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mbetet i nevojshëm.

“Parashtresat e Policisë së Kosovës për zbatimin e kushteve të lirimit për personat e nivelit të të akuzuarve janë zbuluese. PK mohon çdo përgjegjësi për dështimet e profilit të lartë në lidhje me Remzi Shalën, Sami Lushtakun dhe Sabit Gecin, duke injoruar pikën se këto incidente tregojnë se figurat e nivelit të lartë kanë fuqinë për të mposhtur kushtet në Kosovë (pavarësisht agjencisë që i zbaton ato)”, thuhet tutje në këtë shkresë.

Tutje, prokuroria ka pretenduar se ka edhe raste të mëparshme të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të PK-së në rrjedhën e drejtësisë.

“Si për shembull kur ata përkohësisht bllokuan zyrtarët e EULEX-it nga arrestimi i shefit të policisë së atëhershme të PK-së në Prizren, Nexhmi Krasniqi për krime të supozuara, krimet e supozuara në një vend paraburgimi të akuzuar në këtë rast”, thuhet në këtë shkresë.

Ata kanë thënë se ekzistenca e gjykatës dhe ZPS-së bazohet në realitetin se të akuzuarit e profilit të lartë të UÇK-së, si ata të akuzuar në këtë rast nuk do të mund të kishin një gjykim në Kosovë pa penguar drejtësinë.

“Në bazë të pozitave dhe përgjegjësive të tyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbeten me ndikim të jashtëzakonshëm. Lirimi i të akuzuarve në Kosovë është kërcënim ekzistencial për zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të kësaj çështjeje dhe kësaj gjykate”, thuhet në këtë shkresë.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Published

on

By

Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me masat e reja antiCOVID-19 të vendosura të martën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, për çka tha se i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezentë.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara

Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë.

Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira…

Continue Reading

Kosovë

Nga 3 janari 2022 në Kosovë mund të hyjnë vetëm ata që kanë dy doza kundër COVID-19

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Qeveria ka ndryshuar disa nga rregullat për ata që hyjnë në Kosovë, ku nga 3 janari 2022 në Kosovë do të mund të hyjnë vetëm ata që kanë dy doza të vaksinimit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në vendimin e Qeverisë thuhet se mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale