Connect with us

Maqedonia e Veriut

Pas shpërndarjes së Parlamentit, partitë fillojnë përgatitjet për zgjedhje

Published

on

Partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Përfaqësues partiak për Alsat zbulojnë që në periudhën e ardhshme, prioritet do t’u japin programeve me të cilat do të paraqiten para elektoratit. Disa prej tyre thonë që i kanë filluar procedurat për kandidatimin e kandidatëve për listat e deputetëve dhe presin të mbarojnë ndërsa një pjesë thonë që ka ende kohë. LSDM lënë hapësirë që nëpër lista të ketë edhe kandidatë jo- partiak. Risi është rritja e numrit të grave për 10% gjegjësisht 50% burra dhe 50% gra.

“Mandati i ardhshëm i deputetëve në Kuvend do të jetë një nga përbërjet me përgjegjësi më të madhe që deri më tani e ka pasur LSDM në Kuvend, pikërisht për shkak të këtyre procedurave që u ofrojnë mundësi të gjithëve. Ne si parti, jemi të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë qytetarët që i njohin dhe i mbështesin politikat e LSDM-së. Me vet aktin, që publikisht thërrasim edhe ata që s’janë anëtarë të LSDM-së, të kontribuojnë dhe të aktivizohen, me këtë tregojmë që nuk kemi qëllim të vendosim vetëm njerëz partiak”, tha Kostadin Kostadinov- LSDM.

Edhe nga VMRO DPMNE thonë që po bëjnë sondazhe dhe matje të rejtingjeve për personat e mundshëm potencial që mund të gjenden në listat e deputetëve.

Do të jenë persona me integritet dhe kredibilitet si dhe do të pranohen nga komitetet tona të komunave. Do të ketë figura të reja, por do të ketë edhe kombinim të përvojës, persona të pa- komprometuar, me të kaluar të pastër dhe dosje të pastër, me vizion të shëndoshë dhe të qartë dhe që do të përshtatet me programin tonë “Ripërtëritje e Maqedonisë”…të gjithë këto figura do të pranohen dhe në njëfarë mënyre, përmes anketave, do të jenë përzgjedhje e qytetarëve dhe komiteteve të komunave të VMRO DPMNE-së – u shpreh Dimçe Arsovski- VMRO DPMNE.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se këto ditë do të flasin për listat e deputetëve, por se njerëzit që do të gjenden në to do të jenë me integritet. Tani për tani janë përqendruar në programin e partisë me të cilin do të dalin para qytetarëve.

Këtë herë, Aleanca po garon si fituese e zgjedhjeve për të fituar legjitimitetin tek shqiptarët. Bazuar në këtë, mund të konkludoj se Aleanca për Shqiptarët do të jetë më e përgatitur dhe do të garojë me më të mirët në lidhje me kuadrin dhe potencialin politik që do të përfaqësojë subjektin tonë politik në listat tona. Mund të them që do të ketë njerëz të dëshmuar, me prapavijë intelektuale, kombëtare, profesionale, këtë e kemi dëshmuar edhe në 5 vitet e fundit – deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për Alasat theksoi se edhe pse prioritet është marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, megjithatë partia së shpejti do të fillojë analizat e listës së deputetëve.

Procesi i zgjedhjes së kandidatëve më të mirë për deputetë së shpejti do të fillojë me analizë të mendimit publik. Angazhimi ynë kryesor do të jetë përzgjedhja e kandidatëve që do të sigurojnë vende pune për të gjithë, të cilët do të angazhohen për integrimin evropian, drejtësi jo selektive, veting, zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë – tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Palët nuk zbulojnë nëse bartësit e listave do të jenë kuadro partiake me përvojë, siç e ka treguar praktika e deri tanishme./Alsat

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale