Connect with us

Spektakël dhe Yje

Një tjetër yll shqiptar mahnit me zërin e saj/ Vajza e Robert Aliaj ngre në këmbë jurinë e “The Voice kids”

Published

on

Mbrëmjen e kaluar vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala ka mrekulluar The voice kids në Belgjikë.

Gala ka konkuruar me këngën “Don’t know why” të Norah Jonas dhe ka bërë që të katërt anëtarët e jurisë të kthehen për të.

Në prapaskenë duket se Roberti i cili e shoqëronte nuk i ka mbajtur emocionet.

Pasi ka përfunduar këngën, juria ka kërkuar të ngjitet në skenë dhe Roberti i cili është shprehur se është shumë i emocionuar dhe nuk mund ta shpjegonte me fjalë atë që ndjente.

Për më tepër ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Stresi komenton trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, ja kë mbështet (Foto)

Published

on

Raporti i krijuar mes Donald dhe Beatrix në të cilin është i përfshirë edhe Bora Zemani po komentohet gjithandej. Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi. Ky i fundit duket të jetë në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është ‘mbretëreshë’.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai. Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara. Donaldi përndryshe këto ditë ka nisur një njohje me artisten nga Kosova, edhe pse ka qenë prej shumë vitesh me yllin e “Përputhen”, të cilës i premtoi se do të flasin edhe jashtë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Vedati i ‘Stupcave’ pjesë e filmit turk ‘Elif Ana’

Published

on

Vedat Bajrami nuk ka dyshim se është njëri nga aktorët e komedianët më të suksesshëm në Kosovë.

Duket se ai tashmë po thyen kufijtë edhe jashtë trojeve shqiptare me një nga rolet e reja që ka marrë përsipër.

Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.
Xhirimet e filmit, me regji të Semir Aslanyurek dhe Kazım Oz me firmën e Live Is A Movie Film, kanë nisur më 5 nëntor në fshatin Pulyan.

Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke.

“Nga xhirimet e filmit Elif Ana”, ka shkruar Bajrami.

Producentët e filmit ndërkohë janë: Okkes Perakende dhe Kazım Çarman.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Atdheu çmend rrjetin, bën një dedikim të veçantë për Bora Zemanin (Foto)

Published

on

Pak ditë më parë është publikuar një foto e Borës me Atdheun, ndonëse të dy zgjodhën të mos reagojnë.

Pak më parë Atdheu ka publikuar një shprehje anglisht ku shkruhet:

”Je njëlloj si BORA, e bukur por e ftohtë”, duke bërë që rrjeti të shpërthejë me komente nga më të ndryshmet.

Theksojmë se dyshime për Borën dhe Atdheun ka hedhur edhe vetë Donaldi në një bisedë që ka pasur me ish-konkurrenten e Përputhen, Antonelën.

Pak ditë më parë është publikuar një foto e Borës me Atdheun, ndonëse të dy zgjodhën të mos reagojnë.

Pak më parë Atdheu ka publikuar një shprehje anglisht ku shkruhet:

”Je njëlloj si BORA, e bukur por e ftohtë”, duke bërë që rrjeti të shpërthejë me komente nga më të ndryshmet.

Theksojmë se dyshime për Borën dhe Atdheun ka hedhur edhe vetë Donaldi në një bisedë që ka pasur me ish-konkurrenten e Përputhen, Antonelën.

“Ti e di se çfarë ka ndodhur jashtë”, ka qenë deklarata e Donaldit drejtuar Antonelës.

Continue Reading

Aktuale