Connect with us

Lajmet kryesore

Ligji për Prokurorinë, amnisti për Zaevin, Ahmetin, Mijallkovin dhe deputetët e pavarur të VMRO-së

Published

on

Ligji për Prokurorinë Publike u miratua me shumicë votash në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga partitë opozitare dhe individë të caktuar, të cilët vlerësonin se me këtë ligj, partitë në pushtet po e amnistojnë veten.

Partitë shqiptare i ndajnë bindjet dhe interesat por i bashkoi Ligji për Prokurorinë Publike. Të gjitha partitë shqiptare, pa dallim, votuan pro miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, pavarësisht se BESA dhe Aleanca për Shqiptarët ditë më parë u deklaruan se nuk do të votojnë për miratimin e këtij ligji, por, çuditërisht sot votuan “Për” duke siguruar 2/3 e nevojshme nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Sipas burimeve të Gazetës Express në Maqedoni, neni 110 i këtij ligji parasheh që materialet e përgjuara nuk mund të përdoren më si dëshmi në gjykatë, e më këtë gjë, bien poshtë edhe dëshmitë për funksionarë të ndryshëm të qeverisë aktuale, por edhe të grupit të pavarur të tetë deputetëve të dale nga VMRO-DPMNE-ja.

Me miratimin e këtij ligji, do të bie poshtë edhe audio-inçizimet gjegjësisht dëshmitë kundër ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe shumë funksionarë tjerë nga partia e po të njëjtit si dhe shumë funksionarëve tjerë shtetërorë të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Nga VMRO-DPMNE-ja është thënë që Ligji për Prokurorinë Publike është amnisti e drejpërdrejtë për kreun e LSDM-së Zoran Zaev, për të cili hedhin dyshime se është i përzier në rastin “Zhvatja”.

Ligji për Prokurorinë Publike nga propozuesit është arsyetuar se do e bëj rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion e cila procedon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit ,por edhe shkak të përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si “Zhvatja”

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale