Connect with us

Komente

Letër-këmbimi i Princit Gjon Antoni i Taranto˗s me Gjergjin e Shqipërisë

Published

on

Duke lexuar librin “Contributo alla Storia del rito Greco in Italia” me autor Sofronio Gassisi Jeromonaco fashikulli parë, viti botimit 1917 Tipografia Italo-Orientale “San Nilo” Grottaferrata, u ndodhëm para disa dokumentesh serioze, interesant e me shumë vlerë për historiografinë tonë.

Shkurtimisht po ju paraqesim letër shkëmbimin e Princit Gjon Antoni i Taranto˗s me Gjergjin e Shqipërisë të publikuara për herë të parë në vitin 1584 nga Domenico Basa. Në këtë letër shkëmbim të përkthyer profesionalisht, bukur e me kulturë nga latinishtja në italisht nga Prof. Carmelo Pandolfi si dhe nga italishtja në shqip nga i talentuari Nikolin Lemezhi shikohet qartë ai, ndryshim i madh midis dy personaliteteve. Cinizmi e mëndjelehtësia e Princit të Tarantos dhe mëndjeprehtësia, kultura, inteligjenca e maturia e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

 

Ja çfarë shkruan Princi Gjon Antoni i Tarantos:

“Ju shpresonit se ndoshta do të fillonit betejën kundër turqve të burgosur ose grekëve frikacakë, që ishit mësuar t’i godisnit pas shpine. Këtu do të gjeni burra të tjerë, pavarësisht se pamja juaj konsiderohet e tmerrshme dhe se thuhet se askush nuk i shpëton shikimit tuaj. Ushtria jonë do t’ju sfidojë hapur dhe gjaku italian nuk do të ketë frikë nga paraqitja e shqiptarëve. Ne e dimë prejardhjen tuaj, ne i konsiderojmë shqiptarët si dele. Është turp të kesh njerëz të tillë frikacakë si armiq”.

MENU
konica mobile
klinika
HOME » KULTURA » LETËR-KËMBIMI I PRINCIT GJON ANTONI I TARANTO˗S ME GJERGJIN E SHQIPËRISË

PUBLIKUAR NË 1584-ËN
Letër-këmbimi i Princit Gjon Antoni i Taranto˗s me Gjergjin e Shqipërisë

15.02.2020 – 08:08
Duke lexuar librin “Contributo alla Storia del rito Greco in Italia” me autor Sofronio Gassisi Jeromonaco fashikulli parë, viti botimit 1917 Tipografia Italo-Orientale “San Nilo” Grottaferrata, u ndodhëm para disa dokumentesh serioze, interesant e me shumë vlerë për historiografinë tonë.

Shkurtimisht po ju paraqesim letër shkëmbimin e Princit Gjon Antoni i Taranto˗s me Gjergjin e Shqipërisë të publikuara për herë të parë në vitin 1584 nga Domenico Basa. Në këtë letër shkëmbim të përkthyer profesionalisht, bukur e me kulturë nga latinishtja në italisht nga Prof. Carmelo Pandolfi si dhe nga italishtja në shqip nga i talentuari Nikolin Lemezhi shikohet qartë ai, ndryshim i madh midis dy personaliteteve. Cinizmi e mëndjelehtësia e Princit të Tarantos dhe mëndjeprehtësia, kultura, inteligjenca e maturia e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Ja çfarë shkruan Princi Gjon Antoni i Tarantos:

“Ju shpresonit se ndoshta do të fillonit betejën kundër turqve të burgosur ose grekëve frikacakë, që ishit mësuar t’i godisnit pas shpine. Këtu do të gjeni burra të tjerë, pavarësisht se pamja juaj konsiderohet e tmerrshme dhe se thuhet se askush nuk i shpëton shikimit tuaj. Ushtria jonë do t’ju sfidojë hapur dhe gjaku italian nuk do të ketë frikë nga paraqitja e shqiptarëve. Ne e dimë prejardhjen tuaj, ne i konsiderojmë shqiptarët si dele. Është turp të kesh njerëz të tillë frikacakë si armiq”.

kolana e librave

Ndërsa heroi ynë Gjergji, Zoti i Shqipërisë, me shumë maturi e dipllomaci përshëndet Princin Gjon Antonio˗n e Taranto˗s kështu:

“Si zakon tuajin ju keni një gjuhë fyese, dhe duket se nuk jeni në dijeni të origjinës së prejardhjes sonë. Paraardhësit tanë ishin Epirotët, nga të cilët pati prejardhjen Pirro i famshëm, nga të cilët Romakët mezi mundën ta mbanin sulmin dhe që morën në zotërim armët e Taranto˗s dhe shumë vendeve të tjera në Itali. Nuk është rasti që ju të kundërshtoni Epirotë, burra shumë të talentuar, kur ju, Tarantinët jeni një racë e butë njerëzish të lindur vetëm për të kapur peshk. Nëse e keni përkufizuar Shqipërinë si pjesë të Maqedonisë, atëherë ju na jepni paraardhës shumë më të mirë, të cilët nën mbretërimin e Aleksandrit zgjeruan kufirin e tyre deri në Indi, pasi arritën t’i nënshtronin me sukses të jashtëzakonshëm të gjithë popujt që hasën rrugës. Kjo, pra, është origjina e këtyre burrave që ju i quani dele. Nëse ne jemi dele dhe nëse natyra e gjërave nuk ka ndryshuar, pse atëherë fshihen burrat para deleve?
Letër shkëmbimin e plotë si dhe dokumenta të tjera të gjetura në këtë fashikull me vlerë të veçant do ti gjeni të publikuara në numrin e radhës në gazetën tonë “Rrënjët”.

Marrë nga profili i Hasan Aliaj Lapardha (Aulona) Rome.

Continue Reading

Komente

Ajdini: Ndëshkimi ndaj aktivizmit opozitar po bëhet konfirmim i despotizmit të kësaj qeverie

Published

on

Shkruan: Omer Ajdini- Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët

Ndëshkimi ndaj aktivizmit opozitar po bëhet konfirmim i despotizmit të kësaj qeverie

Pothuajse gjithkund ku kanë pasur mundësi, pas zgjedhjeve lokale njerëzit e pushtetit aktual kanë aktivizuar mekanizmat e tyre për t’i goditur aktivistët e opozitës, qoftë përmes largimit nga puna, transfereve ndëshkuese, inspekcioneve të njëpasnjëshme, etj.

Kjo praktikë nuk është diçka e re, por është tepër e vjetër për t’u toleruar më!

Continue Reading

Komente

Gazetari Benjamin Arifi: Zaevi me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar

Published

on

Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi ka komentuar se këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet, por se kryeministri Zoran Zaev me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar, përcjell in7

Potimi i plotë:

“Këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet. Po të ishte për numra deputetësh, LSDM kurrë nuk do të lejonte largimin e Besës. Zaten, Zaev është i dëshmuar si tregtar mandatesh, herën e kaluar nga 61 arriti në 80 mandate dhe ndryshoi Kushtetutën.
Këmbëngulja për ta marrë Alternativën në koalicion është përpjekje që të shuhet prushi opozitar shqiptar, të thyhet ‘vertikalja morale’, të çmotivohen ata pak shqiptarë që mendojnë, veprojnë dhe votojnë si qenie politike e jo për motive e nevoja biologjike.
Ky qëllim po arrihet, me ndihmën e Alternativës”-ka përfunduar postimin e tij gazetari Arifi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Arben Zeqiri i Aleancës tregon 7 arsyetimet pa logjikë të Gashit dhe Alternativës

Published

on

Arben Zeqiri shefi i informit të Aleancës për Shqiptarët ka kometuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku Alternativa ka zhvilluar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për tu bë pjesë e shumicës parlamentare, përcjell in7

Zeqiri përmes postimit në facebook ka treguar 7-të arsyetimet pa logjikë të Afrim Gashit dhe Alternativës.

Postimi i plotë:

Justifikumet e deputetit dhe partisë që nuk kanë asnjë logjikë:

1. Nuk shkova në Kuvend se ndjehesha i rrezikuar nga deputetët e opozitës!
– Përse paraprakishr nuk e rrezikoi askush Skender Rexhepin?
2. Hyjmë në Qeveri të mbështesim euro-integrimet!
– Euro integrimet mbështeten edhe nga opozita, ashtu siç u mbështetën ndryshimet kushtetuese dhe shumë ligje të tjera me siglën e BE-së.
3. Duam ti japim shancë kësaj Qeverie dhe stabilitetit në prag të marrjes së datës.
– Vetë kryeministri nuk dha dorëheqje më herët, ndërsa jep dorëheqje dhe largohet dy javë para vendimit për datën.
4. Do të hyjmë në Qeveri që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
– A nuk ishte kjo Qeveri e kriminalizuar dhe korruptuar. Si do ta luftoni krimin duke bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me kriminel (siç i quajtët vetë deri dje)?
5. Do ta ndihmojnë procesin integrues duke u bërë pjesë e Qeverisë.
– Çfarë ndihme mund të jepet dy javë para vendimit për datën? Çfa konkretisht do të bëjnë për dy javë?
6. Nëse kanë gadishmëri të ndihmojmë procesin integrues duhet të pranojnë ndarje të pushtetit.
– Kjo nuk është ndihmë, por shantazhim i procesit integrues. Kjo i bie: si t’na jepni poste do të mbështesim integrimet, nëse jo nuk i mbështesim.
7. Mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetin, unë do ta zgjedhi të parën.
– Zot fali, s’dijnë çfarë flasin!, ka përfunduar Zeqiri./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale