Connect with us

Lajmet kryesore

Zeqiri: BDl dhe VMRO përsëri kanë rinovuar koalicionin e tyre kriminal

Published

on

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, nëpërmjet Fejsbukut ka komentuar se BDl dhe VMRO-DPMNE e kanë rinovuar koalicionin kriminel, pasi që dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhferi e ka ricaktuar seancën për Ligjin për Prokurori Publike, dhe publikisht i ftoi të gjithë liderët që të merren vesh për takim liderësh nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje më 12 prill.

“Talati dhe BDl edhe njëherë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë kriminele bashkë me shokët e tyre nga VMRO-DPMNE. BDl dhe VMRO-DPMNE e kanë rinovuar koalicionin kriminel dhe koalicionin e interesave të ngushta të disa qarqeve nga radhët e tyre. TYRP!!!”, shkruajti Zeqiri në profilin e tij në Facebook.

Xhaferi mbrëmë në ora 22:00 filloi seancën në të cilën duhej që të diskutohet për propozim-ligjet për Prokurori Publike dhe Këshillin për Prokurorë Publik dhe për shkurt kohë e ndaloi dhe e ricaktoi për sot në ora 11.

Kryetari i Kuvendit u revoltua nga publikimi i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski në rrjetin social Facebook. Nikollovski shkruajti se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me këtë ligj, dhe disa ligje të tjera.

“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligjet e rëndësishme, e në veçanti Ligjit për Prokurorinë Publike, Kodit Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit … atëherë ekziston mundësi reale ne të krijojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re stabile që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Maqedonia Veriore nuk do të mbahet peng e interesave partiake dhe kriminele, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe ne do të luftojmë deri në atomin e fundit” shkruan Nikollovski.

Ai tha se nëse nuk votohet Ligji, ka mundësi të shtyhen zgjedhjet dhe zgjedhjet e ardhme të jenë në termin të rregullt.

Në këtë Xhaferi u përgjigj që “mos t’i dërgohen mesazhe të tilla në Fejsbuk sepse ai nuk është politikan Facebook./Portalb

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani rehaton baxhanakun në MPJ, paga 500 euro

Published

on

By

Amir Loki baxhanaku i Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në nëntor të vitit 2020 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku Ministër është Osmani.

Rroga e tij mujore është 30,000 denarë në muaj (500 euro).

Nuk dihet nëse baxhanaku i Bujar Osmanit është transferuar nga ndonjë institucion tjetër apo është punësuar për her të parë në MPJ./infomagazin.net

Burimi

Continue Reading

Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

Published

on

By

Oferta që EMV-ja duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, duke mos dashur që të kalkuloj me numra, por ka nënvizuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji.

“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, ne i kemi dhënë EMV-së gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose furnizimin me energji elektrike për tregun e rregullt. Siç është paralajmëruar, do të ketë ofertë nga EMV për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike”. Deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas, Besimi tha se një gjë e tillë nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

“Ne e ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit, dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind”, deklaroi Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat.

Continue Reading

Lajme

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Published

on

By

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pyetjes së distancimit të VMRO-DPMNE-së nga ndodhitë e 27 prillit ju kundërpërgjigj me një kundër pyetje: A u distancua nga këto ngjarje BDI-ja?

“U deshtë që të ndodhë një bashkëpunim i tillë që ata ta përmendin 27 prillin. Gjatë zgjedhjeve lokale ato duke u marrë personalisht me mua edhe njëherë e dëshmuan implikim direkt të tyre në ngjarjet e 27 prillit, duke e ditur se ministër të punëve të brendshëm ishte kuadër i tyre”, tha Sela.

Ai shtoi se debati që u zhvilluar për bashkëpunimin ose jo me opozitën maqedonase, duke ditur se ka qenë implikimi i tij, fjalën e fundit edhe si kryetar edhe si njeri i prekur direkt e kishte ai.

“Por çdoherë e kam thënë me qindra herë. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për demokracinë e vendit. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për mbylljen e perspektivës dhe nevojës për ndryshim që ka kjo shoqëri e sidomos ajo shqiptare, dhe për sa kohë është personale dhe unë shkel vetëm mbi veten dhe jo mbi tjetër, mbi ndonjë tjetër, kushdo coftë ai, qoftë edhe individ, po, unë do ta kapërdi këtë në emër t kthimit të shpresës dhe ndryshimit në shoqëri”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale