Connect with us

Maqedonia e Veriut

Tërësisht rinovohet Shtëpia studentore “Goce Dellçev” në Shkup

Published

on

Blloqet V dhe G në shtëpinë për studentë “Goce Dellçev” janë renovuar dhe sot zyrtarisht janë lëshuar në përdorim, me çka shtëpia më e madhe e studentëve në shtet është rindërtuar tërësisht dhe është efikase në aspektin energjetik.

Në këto dy blloqe janë investuar 2,7 milionë euro – 2,3 milionë euro janë për renovimin dhe modernizimin dhe rreth 400.000 euro për mobile dhe sanitare. Krahas dhomave të rinovuara, ku janë vendosur studentët, hapësirat e përbashkëta ndihmëse në një nga katet janë ridedikuar në hapësira për aktivitete sportive dhe rekreative me ventilim të instaluar.

Kryeministri Oliver Spasovski pas vizitës në blloqet deklaroi se ato janë rinovuar sipas standardeve bashkëkohore dhe me këtë pajisje tërësisht të re u mundësojnë kushte ideale për studentët.

“Me këtë përfundon rinovimi i tërësishëm i shtëpisë së studentëve ‘Goce Dellçev’, ku do të mund të sistemohen rreth 1.200 studentë ose 30 për qind nga kapaciteti që e ka Qendra studentore. Këtu nuk ndalemi, duhet të përfundojë deri në fund projekti për rregullim të parterit në këtë objekt”, tha mes tjerash Spasovski.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se Qeveria dhe MASH i janë përkushtuar avancimit të standardit të studentëve dhe në këtë drejtim, tha, është bërë ndryshim i Ligjit për standard studentor, për shkak të përkrahjes shtesë financiare që të sigurohet funksionalitet në të gjitha shtëpitë studentore nëpër shtet, si dhe në shtëpitë për nxënës.

“Vetëm në vitin 2019 ka pasur përkrahje rekorde financiare nga Qeveria për shlyerjen e borxheve në të gjitha shtëpitë studentore. Vazhdojmë me rinovimin dhe modernizimin e infrastrukturës edhe në të gjitha shtëpitë tjera studentore. Vitin e kaluar nënshkruam marrëveshje me KFV për 25 milionë euro për shtatë shtëpi studentore – në Manastir, Ohër, Shtip, Prilep dhe Shkup. Ato do të fillojnë të rinovohen këtë vit, ndërsa projekti do të finalizohet në vitin 2024. Me këtë do të rrumbullaksohet procesi i rikonstruimit dhe sigurimit të kushteve të volitshme për studentët tanë, gjë që ata edhe e meritojnë”, tha Ademi.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale